18 – VJET VEPRIM ME “SHQIPONJAT E MEDVEGJËS”

0
822

SË SHPEJTI BOTIMI I LIBRIT:

Shkruan Rrahman Hyseni

Ky libër do të na njohë me tradita, zakone dhe karakteristika kulturore të shqiptarëve në trojet e veta në Kosovën Lindore, siç janë veshëmbathja, zakonet martesore etj etj…

Veshëmbathja
Vajzat shqiptare të komunës së Medvegjës veshnin shami e këmisha të bardha dhe çorape të bardha, kurse dimrit dhe mitanin me ngjyrë të zezë.
Nuset dhe gratë e reja bartnin shami me lule, dimi me lara, këmishë të qëndisur ose të bardhë, xhemper të kuq dhe çorapë me rrema.
Gratë e moshuara bartnin shami xhyveze, këmishë të bardhë, kurse dimrit xhemperët dhe çorapat me ngjyrë të zezë.

Veshja e vajzës që shkonte nuse ishte e veçantë. Të gjitha këto veshje ishin magjepsëse. Ato ishin punuar për shumë vite dhe ishte kënaqësi e veçantë se si janë punuar me përpikëri të veçantë të dizajnuara dhe të punuara me stilin e veçantë.


Loading…


Zakonet martesore
Ditën e parë, vajza që shkonte nuse, kur bëhej me vaj, veshte dimi, përparëse e anteri (triko) të zeza, çorapë lulekuqe dhe shami bojëgjake. Ditën e dytë vishte dimi dhe shami xhyveze, çorapë me harqe, përparëse me kerqe vertikalisht, këmishë me rruaza, shokë me rruaza, kushak me penez, jelek me gajtan, shami bojëgjake me një tufë të vënë përmbi. Ditën e fundit ka veshë dimi lahori, çorapë të bardha, peshqir me penez, përparëse me vija të verdha, kapuç me rruaza dhe me para, një lirë në ballë, katër bistekë i lëshonin për shpine dhe nga blej flokë në këto treva quheshin shive, i lëshonin për faqe.

Vellon e vënë për kryq me tri lule në maje. Kësaj renditje, sidomos te veshja e vajzës, që shkonte nuse, i janë përmbajtur në mënyrë shumë rigoroze. Me një rigorizitet edhe Bafti Krasniqi në dorëshkrimet që la pas vetes, shkruan me shumë saktësi për këtë vlerë kombëtare. Te mashkujt ishte simbol plisi i bardhë, i cili rroi dhe do të rrojë.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar