Vota si një imperativ kategorik

0
832

Nga Blerta Haxhiaj

Në demokraci populli është Sovran, ata mund të qeverisin nëpërmjet ministrave, ose të këshillohen nga një senat, por ata (populli) kanë fuqinë e zgjedhjes së ministrave dhe senatorëve për veten e tyre. Parimi i demokracisë është virtyti politik, me të cilin Montesquieu do të thotë “dashuria e ligjeve dhe e vendit tonë“, duke përfshirë edhe kushtetutën e saj demokratike. Forma e një qeverie demokratike i bën ligjet që rregullojnë të drejtën e votimit dhe votimin themelor. Megjithatë, nevoja për të mbrojtur parimin e saj, ka kërkesa shumë më të gjëra.

Sipas pikëpamjes së Montesquieu-s, virtyti i kërkuar nga një demokraci funksionale nuk është e natyrshme. Ajo kërkon “një preferencë të vazhdueshme të interesit publik për privatin” ai “kufizon ambicien për dëshirën e vetme, për lumturinë e vetme, për të bërë shërbime më të mëdha për vendin tonë sesa pjesa tjetër e bashkëqytetarëve tanë” dhe kjo “është një heqje dore, e cila është gjithnjë e vështirë dhe e dhimbshme“. Si çështje jo e vogël se si duhet të jetojmë dhe të votojmë paraqet një pjesë e filozofisë morale, që vazhdimisht është prezente në jetët tona.

Morali pak ose shumë si përpjekje për të udhëhequr sjelljen njerëzore nga arsyeja, pra të bësh atë që duhet të bësh ku ekzistojnë arsyet e vërteta dhe të mira që individi duhet të ndjeke na jep përfytyrimin se si një veprues morali duhet të jete. Gjykimi moral duhet të mbështetet mbi arsye të forta që ajo të qëndrojë si e tillë që një gjykim të jetë funksionat ajo duhet të jetë e ndërtuar mbi premisa, të cilat ato variojnë sikurse tabela e vlerave. Tentativa për të sqaruar lidhjen mes gjykimeve morale bën që të dështojë emotivizmi, gjykimi moral për emotivistin është se urdhëri është një mjet verbal, me të cilin përpiqemi të ndikojmë në qëndrimet dhe të sjellurit e njerëzve tjerë.

Imperativi kategorik si një udheresë na udheheq në toka të sigurta sepse kategoritë na udhëheqin në toka të sigurta ndërsa idetë mund të paraqiten me një pasiguri shumë të qëndrueshme ashtu edhe vota që japim ushtrohet mbi baza të imperativit kategorik. E njëjtë sikurse homoseksualiteti në shoqërinë shqiptare, me vështirsi pranohet homoseksualiteti i një individi, mirëpo ajo praktikohet duke përmendur praktikat e ushtrimit të homoseksualitetit në Greqine antike, ku raporti mes një djaloshi të ri dhe një të moshuari ndodhte, mirëpo mbahej fshehtë për shkak të së ardhmes së tij (djaloshit).

Si një akt kushtetues, moral, etik, përgjegjësi dhe fisnik, vota është një koqe plumbi. Se si shqiptarët e ushtrojnë këtë akt shihet në rezultatet përfundimtare. Imperativi “mundem, duhet” paraqitet shumë kontrovers, bile edhe shumë definitiv në të shumtën e rasteve.

Propaganda dhe programet politike në bazën e tyre janë të njëjta dhe nuk ka shumë ndryshim nga njëri-tjetri. Morali i votës dhe kufizimet e etikes së saj paraqesin qasjen utilitariste po të saj, nëse qëllimi nuk e përligj mjetin atëherë çfarë e përligjë atë, dhe në këtë rast është ‘asgjë’. Moraliteti është çështje e të bërit botën një vend sa më të lumtur, me përfytyrimin e votës që ushtrohet ndaj funksioneve të saj ekzekutuese kalohet në një transpërfytyrim utopik.

Me të drejtën e votës ne ose jemi shumë utilitar ose shkaktojmë një eutanazi sociale, ku pushteti në hallkat e tij, duke kaluar nga njëra hallke të tjetra po më atë shpejtësi që krijohet edhe shkatërrohet. Eutanazia në rastet e caktuara paraqitet shumë utilitare moralisht, vota duhet të gjykohet si e mirë apo e keqe në varësi të faktit ashtu siç sillet situata. Vota si imperativ kategorik dhe utilitar i përgjigjet pyetjes se cilat veprime janë të mira, duke u referuar se cilat gjëra janë të mira. Vota është mjeti i ri i identifikimit industrial dhe personal.