Shkaqet, lindja dhe përkufizimi i SHTETIT – sipas Hobbes, Leviathan

0
714
Leviathan nga Thomas Hobbes

Qëllimi i shtetit është siguria e gjithësecilit. Kjo siguri nuk vjen nga ligji natyror. As nga bashkimi i pak njerëzve a familjeve. As nga një masë e madhe e njerëzve, përveç se kur drejtohet nga një kokë e vetme. Lindja e shtetit. Përkufizimi i shtetit. Ç’janë sovrani dhe shtetasi.

Shkaku, qëllimi, apo synimi përfundimtar për të cilin njerëzit (që natyrisht e duan lirinë dhe sundimin mbi të tjerët) i venë vetes ato kufizime brenda të cilave janë të detyruar të jetojnë në një shtet, është kujdesi për ruajtjen e jetës, si dhe për një jetesë më të kënaqshme. Me fjalë të tjera, duke ngritur shtetin, njerëzit udhëhiqen nga dëshira për të shpëtuar prej gjendjes së mjerueshme të luftës, e cila, siç e kemi treguar në kreun XIII, është pasojë e domosdoshme e pasioneve natyrore të tyre, në mungesë të një fuqie të dukshme që t’i mbajë ata në bindje, që nga frika e ndëshkimit t’i lidhë – pas zbatimit të marrëveshjeve të tyre, dhe t’i detyrojë t’u përmbahen atyre të natyrës që janë trajtuar në kreun e pesëmbëdhjetë e të gjashtëmbëdhjetë.

E vërtetë, vetë ligjet natyrore (si drejtësia, paanësia, modestia, mëshira e, me një fjalë parimi, t’u bësh të tjerëve atë çka do të doje që të tjerët të të bëjnë ty), pa u detyruar nga frika e ndonjë pushteti, që imponon zbatimin e tyre, janë në kundërshtim me dëshirat tona natyrore, të cilat na shtyinë në anësi, kreni, hakmarrje e të tjera si këto. Marrëveshjet pa shpatën janë vetërn fjalë, që nuk kanë kurrfarë force për t’i garantuar njeriut sigurinë. Prandaj pavarësisht nga ligjet natyrore (të cilave gjithkush u përmbahet, kur ka vullnet për t’iu përmbajtur e mundësi për ta bërë këtë, pa rrezik), në kushtet kur nuk ekziston një pushtet ngritur, ose aq i fortë, sa të garantojë sigurinë tonë, çdo njeri mbështetet, dhe mund të mbështetet ligjërisht, në forcën dhe aftësinë e vet për t’u siguruar kundrejt të gjithë njerëzve të tjerë.

Dhe kudo që njerëzit kanë jetuar në familje vogla, grabitja e plaçkitja e njëri-tjetrit ka qenë një zanat aq pak në kundërshtim me ligjin natyror, saqë kushdo që bënte plaçkën më të madhe, aq më i nderuar ishte. Në këto punë njerëzit nuk zbatonin ligje të tjera veç atyre të nderit, dmth. të përmbajturit nga egërsia, duke mos u prekur të tjerëve jetën dhe mjetet e jetesës.

Dhe atë që bënin dikur familjët e vogla, tani e bëjnë qytetet dhe mbretëritë, që s’janë veçse familje më të mëdha, të cilat për hir të sigurisë së tyre, zgjerojnë zotërimet që kanë me gjithfarë pretendimesh për rrezikun dhe frikën nga pushtimet, ose për ndihmën, që mund t’u jepet pushtuesve, dhe ndërkohë përpiqen me aq sa mundin të nënshtrojnë a dobësojnë fqinjët e tyre, haptazi me forcë e me anë makinacionesh të fshehta. Dhe në mungese te garancive të tjera, ata kanë plotësisht të drejtë, prandaj dhe i kujtojnë në shekuj me nderim.

As bashkimi i një numri të vogël njerëzish nuk ua jep atyre këtë siguri, sepse duke qenë në numër të vogël, edhe një shtesë e vogël në njërën ose tjetrën anë e bën avantazhin e forcës aq të madh, saqë është i mjaftueshëm për të korrur fitoren, duke inkurajuar kështu sulmin e kundërshtarëve. Shumica e mjaftueshme së cilës i besojmë për të arritur sigurinë tonë nuk përcaktohet nga ndonjë numër fiks, por nga krahasimi me armikun, të cilit i druhemi. Ajo është e mjaftueshme kur shihet qartë se epërsia e armikut nuk është aq e dukshme dhe e spikatur, sa të përcaktojë fatin e luftës e ta nxisë atë të sulmojë.

Sado e madhe të jetë një masë njerëzish, këta nuk mund të shpresojnë të mbrohen vetë, as të gjejnë mbështetje qoftë kundër një armiku të përbashkët dhe kundrejt goditjeve ndaj njëri-tjetrit, nëse veprimet e tyre udhëhiqen nga gjykimet dhe dëshirat e veçanta të gjithsecilit. Sepse duke qenë të ndarë në mendimet lidhur me përdorimin e shfrytëzimin sa më mirë të forcave të veta, ata nuk e ndihmojnë, por e pengojnë njëri-tjetrin, dhe duke iu kundërvënë niëri-tjetrit, e katandisin në hiç forcën e tyre.

Kështu, ata jo vetëm mund të nënshtrohen lehtë nga një numër i vogël njerëzish, që merren vesh ndërmjet tyre, por edhe kur nuk ekziston një armik i përbashkët, ata ndeshen me njëri-tjetrin për interesat e tyre të veçanta. E me të vërtetë po të supozonim që një masë e madhe njerëzish bien dakord, për t’iu përmbajtur drejtësisë dhe ligjeve të tjera natyrore pa një pushtet që t’i mbante të gjithë nën fre, ne mund te supozonim githashtu edhe që mbarë njerëzirni të mund të bënte të njëjtën gjë. Atëherë nuk do te kishte, as do të ishte e nevojshme të kishte, ndonjë qeveruisje civile apo shtet përgjithësisht, sepse do te kishte paqe pa nënshtrim.

Për sigurarinë, që njerëzit dëshirojnë të vazhdojë gjatë gjithë jetës së tyre, nuk është e mjaftueshme as që ata te qeverisen e të drejtohen prej një mendjeje të vetme për një kohë të kufizuar, si psh. gjatë kohës së një beteje apo të një lufte. Sepse, sadoqë me përpjekjen e tyre të njëzëshme, ata mund të arrijnë fitore kundër armikut të jashtëm, qoftë nga që nuk kanë më armik të përbashkët, ose ngaqë një pjesë e tyre e konsiderojnë atë armik e pjesa tjetër mik, dallimet në interesa do t’i dobësojne medoemos lidhjet e tyre dhe ata do të hyjne përsëri në luftë me njëri-tjetrin.

Është e vërtetë që disa krijesa të gjalla si bletët dhe milingonat jetojnë në shoqëri me njëra-tjetrën (prandaj Aristoteli i ka përfshirë ato midis krijesave politike), por ato udhëhigen vetëm nga gjykimet e prirjet e veçanta të çdonjërës prej tyre. Ato nuk kanë as gjuhë me të së cilës njëra t’i japë të kuptojë tjetrës se çfarë quan të nevojshme për të mirën përgjithshme. Ndoshta ndonjëri mund të dëshirojë të dijë përse njerëzimi nuk niund të bëjë po kështu. Lidhur me këtë unë them:

Së pari, njerëzit janë vazhdimisht në garë për ndere e pozita, ndërsa krijesat e lartpërmendura jo. Për rrjedhojë, mbi këtë bazë midis njerëzve lind zilia e urrejtja, e më në fund lufta, ndërsa midis krijesave për të cilat folëm, nuk ndodh kështu.

Së dyti, midis atyre krijesave nuk ka dallim mes së mirës së pëgjithshme dhe së mirës private; dhe duke qenë nga natyra të prirura drejt së mirës së vet private, ato kontribuojnë kështu për të mitën e përgjithshme. Ndërsa njeriut, kënaqësia e të cilit është krahasimi i vetvetes me të tjerët, i pëlqen vetëm ajo që e shquan atë mbi të tjerët.

Së treti, ato krijesa, duke mos e pasur (si njeriu) aftësinë e të arsyetuarit, nuk shohin, as mendojnë se shohin, ndonjë gabim në drejtimin e punëve të tyre të përbashkëta. Ndërsa midis njerëzve ka shumë që mendojnë se janë më të mençur, e më të aftë për t’i drejtuar punët publike më mirë se të tjerët. Keta përpiqen ta reformojnë e përtërijnë rendin publik, njëri në një mënyrë, tjetri në një mënyrë tjetër, dhe kjo çon në përçarje e në luftë civile.

Së katërti, megjithëse përdorim në një farë mënyre zërin për t’i dhënë të kuptojnë njëra-tjetrës dëshirat e ndjenjat e tyre, atyre krijesave u mungon arti i të folurit, me anën e të cilit disa njerëz mund t’ua paragesin të tjerëve të mirën si të keqe dhe të keqen si të mirë, dhe të zmadhojnë ose zvogëlojnë kështu përmasat e së mirën e të së keqes, duke përçarë njerëzit, e duke prishur sipas qejfit qësinë e tyre.

Së pesti, qeniet pa arsye nuk bëjnë dot dallimin midis të bërit keq dhe dëmit, prandaj sakohë që e ndjejnë veten mirë nuk i bien në qafë njëra-tjetrës. Ndërsa njeriu shkakton më shumë probleme pikërisht kur ndjehet mirë, sepse pikërisht atëherë i pëlqen të tregojë mençurinë e vet dhe të mbajë nën kontroll kontroll veprimet e atyre që qeverisin shtetin.

Së fundi, ujdia midis atyre krijesave është natyrore, ndërsa ajo midis njerëzve është vetëm me marrëveshje, e cila është diçka artificiale. Prandaj nuk ka asgjë për t’u çuditur që për ta bërë këtë ujdi, të qëndrueshme e të gjatë, veç marrëveshjes kërkohet edhe diçka tjetër, e pikërisht një pushtet që t’i mbajë njerëzit nën fré dhe t’i drejtojë veprimet e tyre ndaj së mirës së përbashkët.

E vetmja mënyrë për të vendosur një fuqi të përbashkët, të aftë që t’i mbrojë njerëzit nga pushtimet e huaja, e që të mos dërntojnë njëri-tjetrin, dhe që t’u garantojë që me frytet e punës së tyre e të tokës të mbajnë vetveten e të bëjnë një jetë të kenaqshme, eshtë t’ia kalojnë tërë pushtetin e forcën e tyre një njeriu, ose një kuvendi, që me shumicë votash t’i përqendrojë të gjitha vullnetet në një vullnet të vetëm. Domethënë të caktojnë një njeri, a një kuvend njerëzish, i cili të bartë personin e tyre, qe secili ta konsiderojë veten si autor të çdo veprimi, që kryen ose urdhëron, ai që bart personin e tyre, për ato gjëra që kanë të bëjnë me paqen e sigurinë e përgjithshme, dhe kështu të gjithë t’ia nënshtrojnë vullnetin e gjykimin e tyre vullnetit e gjykimit të tij.

Kjo është më shumë sesa ujdi a marrëveshje, është bashkim real i të gjithë njerëzve, i mishëruar në një person të vetëm, nepërmjet një marrëveshjeje të secilit me gjithsecilin, në mënyrë të tillë, sikur çdonjëri t’i thoshte çdo njeriu tjetër: unë e autorizoj këtë njeri a këtë kuvend njerëzish dhe i jap të drejtën të të më qeverisë, me kusht që edhe ti t’i japësh atij po këtë të drejtë, e po kështu t’i autorizosh të gjitha veprimet e tij. Pasi është bërë kjo, ajo masë njerëzish e bashkuar kështu në një person të vetëm, quhet SHTET, latinisht CIVITAS. Kjo është lindja e atij LEVIATANI të madh, ose më mirë (për të folur më me nderim) e atij Perëndie të Vdekshëm, të cilit ne i detyrojmë, nën Perëndinë e Pavdekshëm, paqen e mbrojtjen tonë.

Sepse falë këtij autoriteti, që i është dhënë atij, nga çdo njeri i veçantë në shtet, ai disponon aq shumë pushtet e forcë, saqë falë frikës që ngjall, është në gjendje t’i orientojë vulinetet e të gjithëve drejt paqes brenda vendit e kundër armiqve të tyre te jashtëm.

Thelbin e shtetit, nëse do ta perkufizojmë atë, e përbën një person i vetëm, veprimet e të cilit i ka pranuar; si të ishte autor i tyre, çdo pjesëtar i një mase të madhe njerëzish, me anë të një kontrate të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, me qëllim që ai person të përdorë forcën e mjetet e të gjithëve, ashtu si e gjykon të përshtatshme për pagen midis tyre dhe mbrojtjen e përbashkët.

Ai që mbart këtë person quhet SOVRAN, dhe thubet se ka Pushtet Sovran, dhe çdo njeri tjetër veç tij, quhet SHTETAS.

Ky pushtet sovran arrihet në dy rrugë. Njëra është ajo e forcës natyrore, si në rastin kur një njeri bën që femijët t’ia nënshtrojnë veten dhe femijët e tyre sundimit të tij, sepse ai mund t’i vrasë po qe se nuk pranojnë; ose kur ai me luftë ia nënshtron vullnetit të vet armiqtë e tij, duke u kursyer atyre jetën me këtë kusht. Tjetra është kur njerëzit bien në ujdi midis tyre, që t’i nënshtrohen vullnetarisht një njeriu, apo një kuvendi, duke pasur besim se ai do t’i mbrojë kundër gjithë të tjerëve. Ky fundit mund të quhet shtet politik, apo shtet i ngritur nëpërmjet themelimit të tij, ndërsa i pari shtet i vendosur përmes fitimit të tij. Në fillim do të flas për shtetin e ngritur nëpërmjet themelimit…