FJALË TË URTA TË SHËN NËNË TEREZËS (III)

0
703

(PJESA E TRETË)

ARI UKIMERI (MA. SC. PEDAGOGE)
MAJ 2020, PRIZREN

1. Në qoftëse je i përulur, asgjë nuk të prekë. As lëvdim e as turp. Sepse ti e di mirë se kush je.

2. Nëse vërtetë duam të dashurojmë, duhet të mësojmë si të falim.

3. Fol butësisht me njerëzit. Trego mirësinë në fytyrë, në sy në ngrohtësinë dhe buzëqeshjen tëndë. Jepe jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën tënde.

4. Ka dy mënyra për të jetuar jetën. Mund të jetosh që asgjë nuk është mrekulli. Mund të jetosh që çdo gjë është mrekulli.

5. Bëj gjëra të vogla, por me dashuri të madhe.

6. Ne jemi një pikë e vogël në Oqeanin e guximit. Por mos të ishte kjo pikë, do t’i mungonte diçka atij (Oqeanit.)

7. E djeshmja iku, e ardhmja akoma nuk ka ardhur, kemi vetëm të sotmen. Prandaj le t’ia fillojmë.

8. Nëse i gjykojmë njerëzit, nuk do të mbetet kohë për t’i dashur ata.

9. Ne jemi të vetëdijshëm për atë që bëjmë. Prandaj, jemi një pikë uji në Oqean.

10. Vepra të dashurisë, janë vepra të Paqes.