Riciklimi politik

0
292
Nue Oroshi - Foto, 26.08.2020

Nue Oroshi

Në politikën perëndimore ku demokracia është e zhvilluar ndodhë shumë rrallë riciklimi politik. Politikanët në botën perëndimore kur futën nëpër parti politike ata janë të vetëdishëm se cilit koncept politik i takon ajo parti politike prandaj me plot vullnet futën aty që ti qojnë përpara idetë e tyre politike. Unë ka 15 vite që jamë pjesë e CDU-së në Gjermani për faktin se koncepti im politik i takon konceptit të qendrës së djathtë, i cili çdo herë është treguar i suksesshëm në qeverisjen e shtetit në Gjermani përkundër faktit se aty këtu mund të ketë pasur edhe gabime qoftë politike, qoftë në qeverisje.

Kurse sa herë që në Qeverisje kryeministrat kanë qenë nga e majta socialdemokrate Gjermania ka pasur kriza ekonomike dhe rënie për faktin se koncepti politik socialdemokrat i përmbushë disa mangësi në aspektin social të banimit, të shëndetësisë por ka mungesë të theksuar se si zhvillohet shteti në aspektin ekonomik dhe zhvillimor. Shpeshherë në Gjermani kanë formuar qeverinë edhe dy parti të mëdha politike siç është rasti edhe tash ku CDU dhe SPD janë në Qeveri por çdo herë partive të majta socialdemokrate ju rezervohen postet ministrore që kanë të bëjnë me çështje sociale kurse partitë e qendres së djathtë siç është CDU marrin postet e zhvillimit të shtetit si dhe postet e sigurisë.Por në politikën tonë çka ndodhë?Është për keqardhje se si bëhet riciklimi i politikanëve.

Politikanët tanë kalojnë sa prej një partie politike në partinë tjetër pa ju interesuar fare se çfarë orientimi politik kanë partitë që shkojnë por vetëm nëse ata i premtojnë një post politik në të ardhmën. Është për të ardhur keq kur e sheh se si i ndërrojnë politikanët tanë partitë si me qenë afat kalimtar i futbollisteve. E tani dua t’i them disa fjalë se çka është riciklimi politik. Riciklimi politik kuptohet me ata politikan apo politikane të cilët edhe pse nderrojnë partitë nga partia ku shkojnë konsiderohet si prurje e re apo si vizion i ri politik, kurse në fakt nuk paraqet asgjë të re përveç faktit se është hargjuar në partinë që ka qenë me vite, e ka pasur funksione të ndryshme politike dhe nuk ka arritur asgjë të mirë.

Ky riciklim politik është shumë i dëmshëm edhe në të ardhmën për faktin se Parlamenti do të përbëhet nga ish deputet te vjetër një pjesë e të cilve nuk kanë qenë të suksesshëm, pavarësisht se nga cila parti vijnë, apo edhe Qeverinë e ardhshme të Kosovës ku personat që do të jenë në krye të Qeverisë do të jenë politikanë të ricikluar dhe pa ndonjë vizion qeverisës por vetëm politikanë që me çdo kusht deshirojnë të vijnë deri të pushteti, pa zgjedhur fare mjete se në çfarë rruge politike do të vijnë deri të pushteti, dhe për të vazhduar prapë qeverisjet siç ishte tash e mbi 20 vite.

Të tillë sot kemi me shumicë, që shkojnë prej një partie në parti tjetër vetëm e vetëm të kenë një postë qeverisës në të ardhmën, apo ti mbrojnë bizneset e tyre përmes politikës.Meqë është kohë në prag të fushatës elektorale dhe nuk dëshiroj të mirrëm me emra të përveçem, por vetëm po e jap një rast. Një politikan i cili fillimisht ka qenë pjesë e LPK, më pas ka kaluar në LDK, pas LDK ka kaluar në LBD-kush nuk e din për këtë parti është një parti e harruar që e kishte themeluar Rexhep Qosja, dhe që morri 0.16 përqind të votusve në Kosovë, më pas ky politikan ka kaluar në PDK dhe pas PDK-së ka një kohë që ësht pjesë e VV. Ky politikan është ricikluar në këto parti apo organizata politike LPK, LDK, LBD, PDK, dhe krejt në fund VV. Çfarë mund të sjellë të re në VV ky politikan i cili ka ndërruar katër parti politike dhe tash është ricikluar në VV.

Riciklimi politik nuk sjellë diçka të re politike por vetëm është pozicionim politik individual për të vazhduar karrierën politike e cila në një mënyrë apo tjetër ju ka rrezikuar në partinë paraprake. Edhe letra kur riciklohet më shumë se një herë është e papërdorshme, dhe shpeshherë disa miq që kanë shtypshkronja në Kosovë kur iu dërgoj oferta të letrës më thonë shpesh së mos na dërgo oferta për letër të riciklushme por edhe nëse na dërgon dërgona me qmime te ulta.

Me një fjalë politikanët që riciklohen nëpër parti të ndryshme politike ata shitën shumë lirë vetëm e vetëm që të marrin një post politik. E sa i përket orientimit se a janë të djatht apo të qendrës, të majtë apo të qendrës se majtë, liberal apo konservator, komunista apo stalinista, nacionalista apo ballista, në Kosovë ka kohë që janë harruar këto koncepte politike, ata i ndërrojnë bindjet dhe orientimin politik sa herë që ju del një interes personal. E interesat personale e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje ku është sot.