NJË RRUGË PËR NË BEOGRAD (përshtypje udhëtimi)

0
706
Beograd
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

  • Serbia e serbët një shtet e popull i amortizuar, në depresion – dhe sot e zbulova arsyen përse serbët i quajnë lluda…
  • Shqiptarët përkundrazi shfaqen si një popull me energji, me kreativitet, por edhe destruktivë deri në vetë-shkatërrim

Hera e parë që hyj në Serbi dhe shkoj në Beograd. Por kuptohet se duke patur fatkeqësinë të kemi një popull fqinj, që ka ardhur gradualisht që nga shekulli i VII, duke grabitur territroret ilire, që kur u ngulën në trojet tona, dhe shumë luftëra e masakra kanë bërë mbi shqiptarët, nuk ka dyshim se historia jonë është e lidhur me historinë e popullit serb, dhe kemi dëgjuar shpesh histori të ndryshme për Serbinë e për serbët, edhe për Beogradin, si qytet i zymtë. Beogradi është vërtetë një qytet i zymtë, Beogradin e ri nuk e pamë.

Duke qenë se ambasada daneze në Tiranë është mbyllur, konsullata daneze nuk ofron shërbim për lëshimin e pasaportave, më duhej ose të kthehem në Gjermani dhe të aplikoj për pasaportën e re në Berlin, ose direkt në Kopenhagë. Gjë që në këto kohë pandemie m’u duk jo edhe aq atraktive, pasi në Gjermani kanë masa kufizuese më të mëdha se sa në Shqipëri, dhe lëvizja e njerëzve për në Danimarkë është kufizuar ndjeshëm deri me 5 prill.

Prandaj i nisa një email ambasadës daneze në Zagreb, dhe i pyeta nëse mund të aplikoj atje për pasaportëbn e re. Ata më thanë se nuk i kishin pajisjet e duhura për fotografinë biometrike dhe marrjen e shenjave të gishtave, prandaj do të duhej të aplikoja ose në ambasadën e Vjenës, ose në Beograd. Beogradin nuk e pëlqeja si mundësi, ngaqë nuk kam qenë në Serbi asnjëherë dhe nga një anti-pati e brendshme për popullin serb, për krimet e tyre sistematike ndaj shqiptarëve, etj. dhe në Vjenë ishte tepër larg…

Provova të shikoj mundësinë e shkuarjes në Athinë. Ambasada atje më tha, eja, dhe shikova kushtet kufizuese atje. Grekët e kishin lënë vetëm një hyrje tokësore për në Greqi nga një qytetar europian, pa qëndrim në Greqi, vetëm pikën kufitare që kanë me Bullgarinë. Kishte mundësi të shkonim edhe me avion nga Tirana në Athinë, por shto edhe tamponin, e kështu na kapej shtrenjtë…

I gjendur në këto kushte, telefonova ambasadën serbe në Tiranë edhe i pyeta për kufizimet që ata kanë në këto ditë pandemie, dhe konsullata serbe më tha se nuk ka asnjë kufizim në këto ditë. Por mund të ndryshojnë. Dhe kështu vendosëm të shkojmë në Beograd. Komunikova me ambasadën daneze në Beograd dhe një punojnëse serbe aty, Aleksandra Tmuic më shkroi me email se mund të shkoja atje, por do duhej paraprakisht të lija kohë, se nuk punonin çdo ditë në ambasadë, për shkak të Covidit. E lashë për të enjten, 25 mars 2021. Dhe ashtu bëmë, u nisëm me vëllain Dr. Dashin.

Një ditë para, i kërkova e-Albania të më japë leje për dalje, pasi do të niseshim herët para orës 6 dhe do të ktheheshim vonë, brenda ditës, pas orës 20:00. e-Albania më ktheu përgjigje se nuk kishin të dhëna se kam ndonjë punë – duke mos më dhënë leje dalje, ndryshe nga një muaj më parë, kur ma dhanë lejen në sekonda. Paskan ndryshuar rregullat – mendova. Por kjo nuk më frenoi. I nisa një email atyre të e-Albania, ku ua sqarova situatën, se punë nuk kam, por më duhet për këtë arsye të shkoj e kthehem nga Beogradi.

U nisëm në mëngjes herët, në 4:30, na pa policia nga larg në Shkodër, por makina jonë me targa gjermane, sikur nuk i ngacmoi edhe aq për të na ndaluar. Po ashtu gjetëm në rreth-rrotullimin e Lezhës një furgon policie aty, por kaluam pa problem, e më pas në drejtim të rrugës së kombit, aty afër Laçit, ishte edhe një makinë tjetër policie. Por kaluam pa probleme.

Dëborë në malet afër Kalimashit në rrugën e kombit

Dhe kështu në pikën e kufirit me Kosovën, policia kosovare na pyeti se për ku po shkojmë, dhe ne i treguam se jemi tranzit për në Beograd – e ata na thanë se do duhej të plotësonim dy formularë, të cilët i dorëzuam në pikën e kufirit të Kosovës me Serbinë në Merdare. Nuk na thanë as të paguanim sigurim ekstra për makinën me targa gjermane, ngase ishim tranzit apo herët, nuk e di.

Rruga deri pas Prishtinës është autostradë, pastaj fillon drejt Podujevës e Merdares të kthehet në rrugë dytësore, ku në drejtim të Podujevës, pamë një shqipe në breg të rrugës, e ngjashme me atë që pati qenë vënë në hyrje të Tiranës. Rëndësi ka shqipja, jo rruga!

Shqipe në anë të rrugës drejt Podujevës

Kur mbëritëm në pikën e kufirit në Merdare, i dhamë formularët e plotësuar policisë së Kosovës, kurse polici serb pak më tej, na pyeti, a kemi karta identiteti? Se me pasaporta nuk mund të kaloni këtu. Dashi ka pasaportë gjermane, unë daneze. Dashi e kishte edhe kartën e identitetit, por danezët nuk kanë. Unë nuk kisha. Kështu që polici serb i kufirit tha se duhet të kalonim vetëm në kufirin ndërkombëtar të Preshevës. Unë i thashë: “a bën karta shqiptare e identitetit?” dhe ia dhashë. Dhe shtova se Vuçiqi me Ramën kanë bërë marrëveshje që shqiptarët mund të kalojnë në Serbi edhe me kartë identiteti. Dhe polici serb tha, ok, kjo po. U fut në kabinën e tij dhe shënoi, doli e na i ktheu dokumentet dhe u nisëm për rrugë.

Rruga dytësore deri në afërsi të Nishit ishte relativisht e gjerë në fillim, por më pas vinte duke u ngushtuar dhe ishte tepër e amortizuar, rrugë me gropa. Ashtu si i kishim rrugët dikur edhe ne në Shqipëri (ka ende ndonjë rrugë të tillë, se as ne nuk gëlojmë në para, por në përgjithësi rrugët sot mbahen më mirë në Shqipëri se në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi.). Kaluam në disa fshatra aty, për të mbërritur në qytetin e Prekupljes, ku në anë të rrugës pamë një repart ushtarak, me kazerma e tunele, nga ato që ushtria serbe e Milosheviqit përdori për të masakruar shqiptarët në një luftë të kotë e pakuptim.

Fshatrat tani serbe, dikur shqiptare, në atë tokë shqiptare deri në Nish, ishin mjaft të amortizuara e të lëna pas dore – vështirë të shikoje ndonjë shtëpi të re aty, apo të mbajtur mirë. Edhe rrugët me gropa e të arnuara dhe me luhatje për faqe të zezë. Tër vjedh tokën tjetri, të vret e pastaj as për ta mbajtur nuk e mban?! Shtëpitë në pjesën dërrmuese të tyre ishin me tulla, e të pasuvatruara. Këtë model e kanë kopjuar edhe disa shqiptarë në Kosovë, që i bënin shtëpitë dhe nuk i suvatonin, i linin ashtu tullë.

Dhe unë në fillim para disa vjetësh kur i pata parë për herë të parë këto shtëpi në Kosovë, krijova idenë se ata i kanë lënë kështu, se vjen serbi e ua shkatërron. Por jo, nuk ishte kjo arsyeja, ishin serbët ata që nuk tregonin kujdes për shtëpitë e tyre, ose për veten, për jetën e tyre, janë lluda, dalin edhe me tuta sportive në qytet, dhe kjo i kishte ndikuar edhe shqiptarët e Kosovës deri diku. Por në përgjithësi, shqiptarët tregojnë më shumë interes për t’i bërë shtëpitë e tyre të mira dhe të bukura dhe i suvatojnë, apo veshin me kapotë.

Gjatë kësaj rruge të keqe e me fshatra të zymtë, edhe qyteti i Prekupljes ashtu ishte, pa jetë, pamë në 2-3 raste policinë serbe me radar, që i shikonin makinat mos e kalojnë shpejtësinë aty, nga frika e meraku se e prishin amortizimin e makinave në gropat e rrugës… Duket cinike, në vend që të rregullojnë rrugët e jetën e banorëve, shteti serb i kishte lënë këto fshatra komplet pas dore, si në kohën e komunizmit të Titos.

Pas pak, në afërsi të Nishit, morëm autostradën në drejtim të Nishit e Beogradit, dhe në hyrje morëm një biletë. Në dalje në Beograd, paguam 8 Euro për autostradën, nuk kishte asnjë tunel, por nuk e kemi dëgjuar Vjosën të shqetësohet fare për këtë pagesë, se asaj nuk i intereson Serbia, i intereson Shqipëria që të mos marrë tarifa rruge. Kur në fakt, pagesë për tunel bën edhe në Austri, ndërsa në Shqipëri i duan rrugët e tunelet falas. E kush duhet ta paguajë mirëmbajtjen e rrugës se?! Nuk mendojnë kaq gjatë, jo!

Kur po hynim në Beograd pamë koloni shtëpiash të ngjashme me ato që pamë në fshtrat serbe të amortizuara e të zymta gjatë rrugës, të cilat na i merrnin edhe disa vajza shqiptare, të mashtruara me martesa me mblesëri, se po i “çojnë jashtë shteti”, për ta kaluar jetën e tyre në zymtësi… Dhe aty e pamë se bathorja e Saliut ishte megjithatë luks, në krahasim me këtë bathorizim serb. Menduam: serbët janë lluda, këta nuk dinë të jetojnë! Këta hanë, për t’u jashtëqitur. Kaq. Se kujt i duket madhështore Serbia, nuk e di, ndonjë kosovari të rrahur keq ndoshta, ose ish-diplomates Edit Harxhi, që mundet s’e ka parë kurë Serbinë?! Se thoshte, “ku e ku Serbia, ne nuk jemi askund, në krahasim me ta” – e me këtë ajo ngrinte lart Serbinë, e glorifikonte, për të ulur qeverisjen e Ramës. Edhe BE thotë se Serbia i ka plotësuar kushtet për integrim në BE, etj.

Mendoj se budallallëku jonë ka qenë gjithashtu, mosorganizmi dhe tolerimi kaq shumë i një populli lludë! E ata na kanë shkelur pak nga pak, me lakminë dhe pafytyrësinë e tyre!

E kur i dëgjon këto gjëra, pa e parë realisht realitetin me sy, krijon idenë se vërtetë Serbia qenka ok. Por kur e sheh Serbinë e Beogradin me sy, e shikon zymtësinë dhe mungesën e vizionit dhe vitalitetit te ai popull, dhe e kupton edhe natyrën serbe, egocentrizmin e tyre dhe shkakun pse ata janë treguar kaq barbarë në histori dhe sidomos në dekadat e fundit me luftërat e përgjakjet, që i shkaktuan popujve të Ballkanit. E kupton trendin e rënduar psikologjik serb, dhe se ai popull nuk është madhështor, nuk është zemërgjerë, është traumatik, se ja si jeton, nuk të ngjallë respekt, por kujdes me të! Se është i rrezikshëm!

Kryem punë te ambasada daneze në Beograd, ku kishin një pajisje të vendosur në mur, e cila lëvizte lart e poshtë në lartësi, për të bërë foto biometrike në varësi të gjatësisë së personit, aty në atë pajisje kishte mundësi të bëhej edhe skanimi i shenjave të gishtave të dorës dhe mund të bëje edhe një firmë (nënshkrim) elektronik.

Rrugës për kthim, se u kthyem menjëherë për të kapur kohën, syri më kapi një stadium, ah, thashë, qenka stadiumi i Zvezdës, aty ku u ngrit droni me flamurin Autochtonus, dhe ku tifozat serbë deshën të na vrisnin edhe lojtarët tanë të kombëtares.

Stadiumi i Futbollit të skuadrës FK Crvena Zvezda, aty ku desh na i vranë futbollistët tanë

U kthyem nga Beogradi me një ndjenjë habie, paskemi qenë të gënjyer për Serbinë, pse disa shqiptarë e vlerësojnë kaq shumë këtë shtet e popull kaq bajat? A e shohin ata ndryshe nga ajo që pamë ne? Tani Serbia i ka bërë disa gjëra, nuk mund të injorohet, por nuk duhet as të mbivlerësohet e të glorifikohet, siç bënte ish-diplomatjka Edit Harxhi, apo siç bëjnë disa shqiptarë të Kosovës, që glorifikojnë dhunuesit e tyre. Nuk është huri metër matës për suksesin e tjetrit. Serbia nuk e tregon me atë që pamë, se është një shtet me vlera!

Dhe mendova se ka qenë fatkeqësi e madhe të kesh fqinj një popull pa shije e pa kulturë. Kështu i pata thënë një herë edhe një bankieri danez, që kisha pak miqësi me të: “ju keni pasë konflikte me gjermanët, i thashë, por prapë Gjermania është një shtet i fuqishëm dhe i suksesshëm. Kurse ne kemi pasë fatkeqësinë të kemi fqinj një popull bajat, barbar, që shikon të jetojë, duke vjedhur pronat e pasuritë e të tjerëve.”

Kosova ka lulëzuar këto vite e lirë, me ndërtimin e rrugëve, bizneseve apo shtëpive private mjaft të bukura etj., pas çlirimit nga lludat serbe. Çfarë tmerri paska provuar populli i Kosovës nga ky pushtim i gjatë prej një populli të tillë psikotik, si një kapak, i vendosur mbi kokë dhe i mbyllur në një tavë me presion për dekada me radhë. Dhe ia dolën e mbijetuan.

Kur shikon Sebinë dhe e krashason zhvillimin atje me zhvillimin që ka marrë Shqipëria e Kosova në këto 20-30 vjetët e fundit, e shikon se ne jemi shumë më të gjallë e më me vizion se serbët si popull, dhe punojmë më shumë dhe më bukur e më mirë, vetëm se duhet të mësohemi edhe të bëjmë shtet, gjëra të përbashkëta, të mos na mbysë individualiteti dhe destruiktiviteti. Sepse ka shpërthim në ekonominë private tek ne, jo si në Serbi, që duket se nuk luan muti vendit, por ne duhet tani të dimë t’i menaxhojmë energjitë tona, të mos e dëmtojmë veten, por t’i bëjmë gjërat mirë e në fuinksion të një jete më cilërsore dhe të përbashkët.

Me atë që pashë në Serbi, erdha duke e vlerësuar më shumë kryeministrin Rama dhe politikën e tij, së pari për zero kondlikte me fqinjët, por sidomos për projektet e ndërtimit në Shqipëri, pëer fshatrat e qendrat turistike, për punët publike, që bëhem më bukur e më mirë, padyshim, më bukur e më mirë se në Serbi. Dhe më lindi një shpresë e besim, se shqiptarët do mind t’ia dalin, nëse do dinë të zgjedhin! Duke hequr ndikimin serb e pengesat që na vijnnë nga vetëbesimi i ulët që kemi për veten e kombin tonë dhe nga ndjenjat e inferioritetit që shikojnë të fusin gazetarët e këqinj apo dioplomatësi Edit Harxhi me shokë, që janë sugjestionuar nga banaliteti serb.

ABSURDI QË VJEN NGA SERBIA

Serbia do ende toka të Kosovës, e kur i merr, nuk i mban. Kosova në 20 vitet e fundit është zhvillluar me dinamizëm, sa të shkon mendja se tokat e dikurshme shqiptare deri në Nish, sikur të ishin nën administrim shqiptar, ato do të kishin më shumë jetë, dinamizëm e zhvillim se sa kanë tani. Atëherë përse i do tokat Serbia? Që të mos jetë në gjendje t’i mbajë?

Pavarësia e Kosovës e ka bërë ndryshimin, në Kosovë e shikon zhvillimin pozitiv, se çfarë është në gjendje të bëjë një popull i lirë – deri dje i shtypur dhe i imponuar përdhuni me prapambetje. Rrugët më të mira se serbët, shtëpitë po se po, por edhe investimet në biznes, moderne dhe me mall sa të duash. Kurse në Serbi të duket se koha ka ngelur në vend!

Shqiptarët tani duhet të jenë më bashkëpunues, që të dinë të bëjnë shtet dhe të menaxhojnë burimet dhe mundësitë që kanë!