TRASHIGIMIA SHPIRTËRORORE E MONSINIOR DR. ZEF OROSHIT (1912-1989)

0
245
Mons. Zef Oroshi - busti

Tomë Mrijaj

Një monument mirënjohje i Mons. dr. Zef Oroshit në
Lezhën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit

Jeta e një njeriu të shquar ka më shumë ngjarje dhe episode, pika kulminante, që lanë gjurmë të pashlyeshme ndër dekada, në historinë dhe ndërgjegjën e komunitetit tonë të madh shqiptaro amerikanë. Tre dekada histori e lavdishme, të një pune dhe misioni të madh brenda komunitetit tonë, mbetet jeta dhe veprimtaria e pasur e klerikut të shquar mons. dr. Zef Oroshit, themeluesit të Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA, me emrin kuptimplotë “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot “Zoja e Shkodrës” në Harsdale New York), e cila për shumë dekada mbeti dëshmitare e gjallë e shumë përpjekjeve të vazhdueshme të themeluesit të saj, për të bashkuar dhe mbajtur pranë votrës së dashur të Zotit të gjithë bijtë e shqipes, të shpërndarë për arsye të ndryshme udhëve të botës.

Mirënjohja, si gjest fisnikërie është karakteristikë e kombit shqiptar, që e kanë shoqëruar brezat njeri pas tjetrit. Ne, sot me nderim dhe respekt rikujtojmë me nostaligji bariun tonë shpirtëror mons dr. Zef Oroshin, që është vetë historia e komunitetit shqiptar në SHBA.

Sa herë që shkon në kishën Zoja e Shkodrës këtu në Harsdale New York, edhe sot në natën e Krishtlindjes 2021, në orën 12:00 të natës dhe në situatë kohë epidemie mbarëbotërore të Covid-19, sheh me kënaqsi shqiptarët me makina dhe familjarisht të bashkuar si çdo të diele, që festojnë me gëzim festat e mëdha si Krishtilindjet dhe Pashkët.

Kisha e jonë ishte e tejmbushur nga besimtarët shqiptarë të komunitetit tonë: katolikë, muslimane dhe ortodoks, të cilët ishin mbledhur në këto ditë të ftohta dhe dëgjonin me kujdes predikimin e thënë me shumë emocione nga meshtari i nderuar I Përndershmi dom Pjetër Popaj, i cili me devocion po ecën në gjurmët e rrugës binomit fetarë dhe atdhetarë, të hapur me shumë mund, sakrifica dhe përkushtim nga bariu ynë i shquar shpirtëror mons. dr. Zef Oroshi.

Dhe pikërisht kjo ishte dhe mbetet një nga synimet finale dhe meritë e madhe dhe largpamëse e meshtarit të paharruar, liderit tonë dhe intelektualit erudit, themeluesit të kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA, të paharruarit mons. dr. Zef Oroshit.

Për të nderuar dhe vlerësuar punën dhe përkushtimin e tij prej shumë dekadash për Fe e Atdhe, kisha menduar që krahas 4 librave që kam botuar, për jetën dhe veprimtarinë e tij këtu në SHBA, si një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, të fillojmë me miqët dhe të afërmit e tij në Lezhë dhe Mirditë, që të bëjmë realitet ëndrrën time, për të vendosur në përjetësi monumentin e prelatit tonë në këto dy qytete, me një histori të lashtë të popullit shqiptar.

Me mikun dhe gazetarin e mirënjohur të komunitet tonë Beqir Sina, ishim bërë gati të shkonim në Lezhë. Ne i kishim prerë biletat, se do të ishim atje me 23 nëntor 2021, që korrespondon me ditëlindjen e personalitetit të shquar të botës shqiptare në atdhe dhe diasporë mons. dr. Zef Oroshit. Me gjithë përpjekjet tona të vazhdueshme, leja e vendosjes së monumentit të tij u vonua dhe kjo bëri që ne të anulojmë biletat e udhëtimit…

Sot më në fund, jam krenar e i lumtur, që kjo dëshirë që më vlonte në gji u bë realitet, mbas dy viteve luftë dhe përpjekje, për t’a kurorëzuar idenë dhe qëllimin tim fisnik, në bashkëpunim të ngushtë me meshtarin e palodhur historianin dhe pedagogun e shkollës Teologjike në Shkodër dom dr. Nikë Ukgjinin, familjen dhe farafisnin e tij në Lezhë dhe Mirditë.

Duhet ti kujtoj lexuesve shqiptarë kudo që janë, se vite më parë skulptorja profesioniste amerikane Carolyne D. Palmer i dhuroi falas kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, bustin kushtuar mons. dr. Zef Oroshit.

Mons dr. Zef Oroshi në vite…

Kanë kaluar tre dekada nga koha që prelati ynë i shquar Monsinjor dr. Zef Oroshi ndërroi jetë. Ai dje dhe sot mbeti përsonaliteti më i shquar i komunitetit shqiptaro amerikanë si një model i një njeriu shembullor, që la gjurmë drite të pashlyeshme në SHBA dhe Europë.

Për të shënuar këtë rast, ne dëshirojmë ta rikujtojmë atë, për përpjekjet e tij të palodhshme, për të ruajtur fenë katolike, identitetin kombëtar dhe trashigiminë kulturore të shqiptarëve në Amerikën e Veriut.

Mons. dr. Zef Oroshi, përshkroi veprimtarinë e shtypit katolik, që lulëzonte në Shkodër, gjatë vitëve 1930. Intelektualët më të permendur shqiptarë në mergim, ende me respekt dhe admirim e kujtojnë zhvillimin e diturive të ndryshme e të shkelqyeshme, që u botuan në qytetin e Shkodrës. Kështu ndër autorët më të përmendur ishin disa nga shqiptarët më të aftë dhe profesionistë. Revistatat në fjalë asokohe ishin: “Ylli i Mëngjesit” dhe “Zani i Shnanoit” të Etenve Françeskanë. “Leka”, “Përparimi” dhe “Lajmtari i Zemrës se Shejt” i Etenve Jezuite. “Kumbona e së dielës” dhe “Kulluesja”, që mbahej dhe drejtohej nga një grup  katolikësh shkodranë, me nji stil të këndshëm popullor.

Trinomi apo parulla udhëheqëse e përbashkët e shkollave Françeskane dhe Jezuite ishte: FE, ATDHE, PERPARIM. Perveç besimit (fesë) aty jepnin të gjitha lëndët mësimore. Të dy institucionet në fjalë i vinin rëndsi të veçantë, artit, letërsisë, teatrit, muzikës dhe traditave shqiptare. Ata, në mënyrë të veçantë u dalluan në përgaditjen e nxënësve në gjuhët e hueja dhe ato klasike, që ata ta kishin më të lehtë që të pranoheshin në universitetet europiane.

Mbasi mbaroi stervitjet (ushtrimet shpirtërore prej dy javësh, shenimi im T.M.), dom Zef Oroshi ndihet si meshtarë. Ai në vitin 1936 u dergua në Universitetin Propaganda Fide në Romë. Aty ai u bashkua edhe me 14 studentë të tjerë shqiptarë. Ky grup studentësh formoi një shoqëri letrare të quejtur: Shoqnia Letrare “Shën Asti”.

Studentët në fjalë, u kerkuan shkrimtarëve më të njohur shqiptare të asaj kohe, si: Fishtës, Mjedës, Koliqit, Haxhidemit, Pogradecit, Nolit e të tjerëve, tu dërgonin kopje të shkrimeve të tyre.

Shumica e aurorëve në fjalë u derguan atyre librat, të shoqëruara me letra inkurajuese në punën e tyre si shkrimtarë. Kur studenti Oroshi u zgjodh kryetar i Shoqatës Shën Asti, ai u kërkoi eprorëve të tij të ftojnë At Gjergj Fishtën si folës kryesor, gjatë një mbledhjeje me të gjithë shqiptarët studentë atje, për ta nderuar dhe vlerësuar me respekt poetin kombëtarë.

Mons. dr. Zef Oroshi me këtë rast, u takua për herë të parë me At Gjergj Fishtën O.F.M. Ai i mbaroi studimet bazë universitare në vitin 1938, ku u shugurua meshtarë.

Për arsye të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kur Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste më 7 prill 1939, meshtari i ri, u shqetësua shumë pse nuk u lejua të vazhdonte studimet e larta drejt doktorimit.

Atij iu kërkua të shërbente si ndihmës dhe sekretar i Abatit imzot Frano Gjini në dioçezen e Mirditës. Ai u emnue gjithashtu administrues i kishes se Shën Kollit në Spaç.

Gjatë kohës që dom Oroshi sherbeu si prift, ai e kuptoi se si mund të perfitonte dituni nga eprorët e mësuesit dhe profesorët e tij. Ai vuri re në mënyrë të plotë dhe e admiroi Abatin mons. Frano Gjinin, për këshillimet e tij të vlefshme, elokuencën, përvujtërinë, diturinë, urtinë, përkushtimin e tij fetarë dhe atdhetarë. Imzot Frano Gjini si abat i fundit i Miditës, u ekzekutua barbarisht, më 8 mars të vitit 1948, bashkë me 18 meshtarë dhe laikë të tjerë nga rregjimi komunist.

Monsinjor dr. Oroshi, kishte respekt për ipeshkvin Abat Preng Doçin e Mirditës, njeriun më largpamës e më të dijshëm i autoritetëve kishtare katolike dhe atdhetare.

Abat Doçi, i cili u internua për 20 vite nga qeveria otomane -turke, përpara Pavarësisë së Shqipërisë, ishte prifti i parë shqiptar që shërbeu në Newfoundland të Amerikës Veriore. Mbasi shërbeu dy vjet në Abaci dom Zef Oroshi u emrua prift i kishës së Shën Magdelenës në Ungrej të Mirditës.

Rreth vitit 1946, kur Ipeshkvi e caktoi dom Oroshin si këshilltar të dioçezit, përveç detyrës që bënte si meshtarë, Kisha Katolike ishte prekur keq nga faza e parë e persekutimeve, mbas luftës së Dytë Botërore, kur në Shqipëri vendoset komunizmi dhe ateizmi.

Dom Zef Oroshi, ishte në dijeni me detaje rreth ketyre ngjarjeve dhe shumë i kujdesshëm. Ai qendroi i vendosur për mbrojtjen e fesë, me gjithë dhunën dhe trazirat, që u bënë në atë periudhë nga komunistët dhe diktatura e re. Plani për arrestimin e tij qëllimisht, u shty për më vonë, për t’a zënë në kurth (befasisht).

Tregimi prej 75 faqesh në anglisht, rreth planit për arrestimin dhe ikjen e tij, vërteton deshpërimin, tmerrin dhe pështjellimin (disorientimin) e tij. Dom Zef Oroshi, u paralajmerua se do të arrestohej, gjatë kohës që thoshte meshën e shejte.

Ai mori disa gjëra, që përdoreshin për thënien e meshës. Ai u largua nga kisha, kur ishte duke thënë meshën dhe u bashkua në male me luftëtarët e lirisë, që vazhdonin me armë në dorë qendresën e fortë antikomuniste.

Dom Zef Oroshi, çoi meshë e i tha sakrametntet e shenjta me të gjithë luftëtarët antikomunistë në male për 7 muej, duke qenë kushtet atmosferike tejet të vështira, ku ai kaloi duke u fshehur nepër male bashkë me të arratisurit e tjerë.

Më në fund, ai bashkë me një grup luftetarë të lirisë, kaloi kufirin dhe hyri në Jugosllavi, në qershor të vitit 1951. Kërkesa e Oroshit për të thënë meshë, për shqiptarët katolikë nuk iu pranua nga autoritetet jugosllave, megjithë ketë, ai u lejua të rrinte në një famulli në Beograd dhe aty vazhdoi mësimet në Teologji dhe Filozofi, pranë Universitetit të Beogradit deri në vitin 1954.

Pas pak kohe, atij iu dha leja për tu larguar nga Jugosllavia, për të shkuar në Itali. Ai mbërriti në kryeqytetin italian në Romë…

Shënime:

  1. Jeta Katholike Shqiptare, New York, 1966 f.1.
  2. Në nderim të Shën Astius-it Ipeshkvi i parë i Durrësit i martirizuem, gjatë persekutimeve nga Parandori Troianius 98-117 mbas Krishtit.
  3. Për të dhënat të tjera, në lidhje me martirizimin e Abatit imzot Frano Gjini, shiko Prof. Gjon Sinishta “Premtimi i Plotsuem, Nji Pershkrim Dokumentar i Persekutimeve Fetare ne Shqipni”, San Francisco California, Ignatius Press, 1976, f.91-94.
  4. Mehem Mubarak “Abat Preng Doçi banues i parë shqiptar në Amerikë”, në Buletinin Katolik Shqiptar 1986-87.
  5. Në vitin 1956 mons. dr. Zef Oroshi, botoi nji broshurë, për refugjatët shqiptare me titull: “Pasunia Shpirtnore dhe Mesimet e Doktrinës së Krishtenë”, Romë 1956.
  6. Zevendsi i mons dr. Zef Oroshit, dom Rrok Mirdita u shugurua Kryeipeshkev i Durrësit e Tiranës, më 25 prill 1993 në Shkodër nga Papa Gjon Pali II.

NJI PËRSHKRIM I SHKURT I JETES SË MONSINIOR DR. ZEF OROSHIT

1912 (23 Nanduer) leu në Kaftall, Mirditë, Shqipni.

1927 Dom Engjell Serreçi S. J., vuni re zgjuetsinë e të riut Zef Oroshit dhe mundsinë e llojit të punës dhe e dergoi atë në Seminarin Pontefikal, Shkodër.

1936 u regjitrue ne Kollegjin e Propagandes Fide, në Romë të Italisë.

1938 mbaroi studimet bazë universitare në Teologji.

1940 mbaroi studimet pasuniversitare në Teologji dhe u shugurue prift nga Kardinali Fumasson Biondi, Prefekt i Kongregacionit të Shejt të Propagandes Fide.

1940 u kthye në Shqipni dhe u emnue nga abati i Mirditës asokohe imzot Frano Gjini si Sekretar i tij në Dioçezin e Mirditës. Ai njikohsisht u caktue si meshtar pranë kishës së Shën Kollit në Spaç të Mirditës.

1942 u emnue prift i kishës së Shën Magdalenës, në Ungrej të Mirditës.

1946 u emnue këshilltar i dioçezit të Mirditës, por tuej vazhdue gjithashtu detyren ne kishën ku shërbente.

1950 u bashkue me luftetarët e lirisë, qe vazhdonin qendresën kundër kununizmit dhe shërbeu si udhëheqës shpirtnor i tyne.

1951 u arratis në Jugosllavi, ku atje kërkoi tu shërbente katolikëve shqiptarë për çeshtjet fetare, por nuk u lejue nga regjimi serb në atë vend.

1952 u rregjistrue në Universitetin e Beogradit në degën e Filologjisë dhe Filozofisë.

1954 siguroi lejen për të shkue në Romë të Italisë.

1955 Kapidani i Mirditës Gjon Markagjoni i dërgoi garancinë, për të udhëtuar në Itali, ku atje u emnue si pergjegjes – kapelan, për të gjithë Refugjatët Katolikë Shqiptarë në Europën Perendimore. Ai gjatë kohës që ishte në Itali, u rregjistrue në Universitetin e Romës, ku vazhdoi mesimet në degen e Letërsisë dhe Filozofisë.

1956 botoi “Thesarin Shpirtnor dhe Mesimet e Doktrinës së

Krishtene”, në gjuhën shqipe, për refugjatët shqiptarë.

1958 u rregjistrue në Univrsitetin Angelicum në Romë, në landet e teologjisë, për tu pergaditun per mbrotjen e doktorës.

1960 u doktorue në Teologji dhe botoi në formë libër xhepi Ugjillin dhe Testamentin e Ri, simbas Shën Matteo.

1961 emigroi në Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Ndejti nji kohe të shkurt në Boston, ku punoi në projekte ekumenike.

1962 formoi Lidhjen Shqiptaro-Amerikane në New York.

1965 u emnue me dekret zyrtar, si ndihmes meshtar i dioqezit të New York-ut, me të gjitha të drejtat dhe detyrat, simbas ligjeve kanunore kishtare.

1966 themeloi revisten “Jeta Katolike Shqiptare”, qe botohej njihere në tre muej, për të komunikue ma mire me njerzit.

1968 u emnue si ndihmes prift në kishën e Shen Rejmondit në Bronx.

1968 u bani thirrje të gjithë besimtarëve katolikë, muslimanë e ortodoks shqiptare për ndihmë, për krijimin e nji Qendre Katolike Shqiptare në Bronx. Përgjegjeja e shqiptarëve për krijimin e kësaj qendre ishte shembullore.

1969 me 15 Nandor u dha leja, që në kishën katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, 4221 Park Avenue, Bronx, New York, të thuhej mesha e shejte.

1970 me 12 prill u shugurue kisha “Zoja e Këshillit të Mirë”.

1972-1973 Me këmnguljen e vazhdueshme të mons dr. Zef Oroshit, duke pa se famullia shqiptare po rritet në numër, Kryeipeshkvia e New York-ut, kërkoi në rrugë zyrtare, nga kryeipeshkvia e Tivarit në Mal të Zi të dergoj një meshtarë shqiptar, për të ndihmue meshtarin Oroshi.

1973 me 10 korrik Shkelqësia e tij Kardinal Terrence Cook e emnoi Monsinior dr. Oroshin administrator të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”.

1973 me 6 shtator i perndershmi dom Rrok Mirdita, erdhi nga Mali i Zi dhe filloi punën si meshtar i përhershme si ndihmës i Monsinior Oroshit.

1974 me 24 kallnor Papa Pali i VI i dha dom Zef Oroshit titullin Monsinior, në shej nderimi për veprimtarinë e tij për Bashksinë Katolike Shqiptare në Europë dhe SHBA.

1978 me 13 kallnor, mons. dr. Zef Oroshi botoi në gjuhën shqipe: “Shkrimi i Shejt, Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujvet” në Vatikan, Romë.

1978 inagurohet kisha e re “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot “Zoja e Shkodrës” në 361, West, Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530).

1986 Monsinjor dr. Zef Oroshi, Themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në Hemisferën Perëndimore, SHBA doli në pension.

1989 me 15 mars mons. dr. Zef Oroshi ndrroi jetë, mbas nji semundje të pashërueshme, në Albert Einstein-Wesler të Qendres Spitalore Monefior në New York.