Përse tentohej si “kompromis” Mitrovica dhe Veriu i Kosovës, nga ana e Serbisë?

0
376
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Mitrovica dhe Veriu, kërkohet me ngulm prej Serbisë sepse ajo ka pasuri të mëdha minerale… Më saktë kërkohej… Kërkohej me ishët e shtetit të Kosovës… Kjo ka qenë dhe është thembra e Akilit për Serbinë. Ndaj do të kërkohet në “bisedimet” e ardhshme, që po duken të largëta, me këmbëngulje në “këmbim” saj, Asociacioni. Pranimi i tij do ishte fundi i shtetit të ri të Kosovës… Kurti dhe Osmani janë bërë një barrierë e pakapërcyeshme për Serbinë për këto tema. Në qoftëse ato do tu qëndrojnë besnikë tezave të tyre, do jenë krenaria e Kosovës, krenaria jonë KOMBETARE.

Që këto të kenë forcë duhet të jenë mbështetjen e mbi 12 milion shqiptarëve… Këtu qëndron forca e tyre! Tek To, mbetet shpresa jonë në bisedimet e mundëshme. Opinioni shoqëror duhet ti luftojë “skorjet” shqipfolëse. Një pjesë e tyre falë popullit dhe SHBA-së dolën jasht loje. Edhe pjesa tjetër është shumë e rrezikshme. Shikoni si “dërdëllisin” në disa mediume kosovare! Kur nuk gjejnë hapsirë atje vijnë këtej dhe “zhgaraviten”. Paguhen me rroga të majme për shërbimet që i bëjnë “babait të adaptuar” apo ” “mëmës njerkë”.

Apeli im i stërpësëritur është: Jo më lëshime armikut shekullor të shqiptarëve, Serbisë! Mitrovica nuk mundet ti mbetet Serbisë. Ajo duhet të mbrohet me çdo kusht, me çdo çmim nga shqiptarët. Mitrovica është Kosovë! Mitrovica është Shqipëri! Mitrovicë janë të gjitha trojet shqiptare të lëna padrejtësisht jashtë kufirit londinez! Mitrovica është e 12 milion shqiptarëve! Mitrovica është gjithë qenja jonë mbarëshqiptare! Mitrovica është gjithçka!

Pa të nuk ka kuptim shqiptaria! Për ta konkretizuar këtë po ju risjell në kujtesë vlerësimet e cituara të akademikun Apollon Baçe. Baçe i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila më 6 shkurt të vitit 2019 përmendi sasitë e mëdha të mineraleve që gjenden në Mitrovicë. Duke folur për këtë problem ai citon: “Është i vetmi vend në botë që puqen tre platforma kontinentale që vazhdon nga Shëngjini deri në Mitrovicë. Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe.

Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica. Në korrik të vitit 1998, New York Times shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën. Ajo ka 80 lloje minerale, 3/4-ta e elementëve të tabelës së Mendelejevit, kobalt, kalium, tek argjendi dhe ari. 60 milion ton plumb që janë 150 miliard dollarë, 40 mln ton zink që janë 140 miliard dollarë, 50 mijë ton argjend që janë 30 miliardë dollarë. Vlera e saj e çmuar është 500 miliard dollarë”… Edhe shumë akademikë dhe profesor të tjerë të fushës kanë folur për pasuritë përrallore të Mitrovicës… Kush i dëgjon akademikët?

Kush e shikon reagimin e tyre? Kush reflekton nga ishpolitikanët që i bënë apo tentuan ti bëjnë këto zullume? KUSH? Askush prej tyre! Kur është fjala për çështjen kombëtare të mos tregohen burracakë! Mos të tregohen “burra të mirë” me Serbinë, në kurriz të Kosovës… Këtu e kam fjalën për marrveshjet e fëlliqura të tyre me Serbinë si për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, tentativa për “Ndryshimin dhe Shkëmbimin” territiresh, për faljen e 8200 ha tokë Malit të Zi etj. Këto politikanë kanë emër e mbiemër…

Duhet të reflektojnë edhe këta!? Le të kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe ti bashkohen kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani. Le të shërbejë ky shkrim si një mesazh bashkimi për të gjithë shqiptarët në këtë natën e festës tradicionale të Vitit të Ri. Qoftë viti i shqiptarëve, viti 2022! Urime dhe mbarësi për gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre kudo që janë!

Ibrahim Kabili
Tiranë më 31.12.2021