A DO E MARRË QEVERIA SHQIPTARE RRUGËN DREJT AZISË?

1
2296

Shënim:

Arben Çokaj

Poeti Naim Frashëri do të shkruante:

U ngrit fat i Shqipërisë,
si i vdekuri nga varri,
mori rrugën e Azisë
edhe iku si i marri…

Pushtimi turk dhe islamizimi i Shqipërisë kanë qenë dy faktorët më dëmtues të kombit shqiptar. Pas kësaj, ne nuk mundëm ta merrnim veten plotësisht, kaq të shembur ishim dhe ende jemi.

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, me një letër qesharake të shkruar me dorë nga mosbesimi, se po na e njeh kush pavarësinë, ne vazhduam një rrugë të vështirë me plot gjakderdhje e humbje dhe me gabime fatale për fatet e vendit dhe të kombit tonë, shpesh nga zgjedhjet e gabuara, që kemi bërë e vazhdojmë të bëjmë.

Edhe tani, po ta mbajmë mirë me administratën Trump, kemi shumë shanse të përfitojmë prej tij, por jo, kam frikë se si gjthmonë, jevgut i këputet luga edhe kur deti bëhet kos. Kam frikë se prapë do të marrim rrugën e Azisë… se ashtu na tërheq ne pavetdija e manipuluar nga sentimentet fetare…

Presidenti Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, e nuk ka dyshim, që ai ka dëshirë që edhe vendet e tjera, e në këtë rast edhe ne, të bëjmë të njëjtën gjë, më shumë si simbolikë se sa po ia ndien kujt edhe aq për ne.

Dhe përderisa Trump deklaroi dje se “mund të na kritikojnë ne disa vende për vendmin tonë, le ta bëjnë, s’e kemi problem fare, por ne mund t’i rishikojmë ato miliona, që i japim si ndihmë për ato vende…” Dhe po i mbajnë shënim vendet, kush janë me ta e kush kundër tyre… E kjo përfshin edhe Shqipërinë, e cila para disa ditëve mori pjesë në Konferencën islamike dhe doli hapur me një deklaratë, që e kundërshtonte vendimin e Presidentit Trump për Jeruzalemin. Gabim.

Edhe ish-ambasdadori jonë në Izrael, Tonin Gjuraj deklaroi në një emision televiziv, se nëse BE merr vendim për të mos e njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit, ne si Shqipëri duhet të veprojmë si vendset e BE-së, ku duam të integrohemi. Pra, ta kundërshtojmë vendimin e Trump. Gabim.

Ne duhet të shohim interesat tona, të cilat janë mbrojtur e mbrohen gjithmonë e më mirë nga SHBA-të, e jo nga Palestina, etj. Kështu që edhe në këtë rast, do të ishte mirë për ne, që të mbështetnim vendimin e Trump. Të mbajmë e të ruajmë aleancat tona me të fortit, se ata një ditë edhe mund të na duhen…

Në një takim në Ambasadën e Kosovës në New York, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, deklaroi se ajo kishte tre arsye përse merrte pjesë aty, dhe e para ishte se i shoqi i saj, Michael Haley, kishte origjinë shqiptare. Gjyshi i tij kishte shkuar në SHBA nga Shqipëria. Pra, ambasadorja Haley është në fakt një nuse shqiptare, dhe ajo premtoi edhe se do të përpiqej për njohjen e Kosovës nga OKB.

Tani kush na ndihmon ne më shumë në arenën ndërkonbëtare? SHBA, Izraeli, apo Palestina?! Historia e Izraelit tregon se Jeruzalemi ka qenë gjithmonë toka e premtuar e izraelitëve, të cilën më vonë ia zaptuan palestinezët, si Kosovën shqiptare serbët…

1 KOMENT

  1. Arben,

    Coftinat islamokomuniste te llojit Edi Rama, jane po ato coftina qe deshironin te futnin fenë ne shkollat publike SHQIPTARE, mesimet palestineze apo arabike, me plan program te KURANIT. Keta nuk jane SHQIPTARË… keta jane KOMUNISTO-ISLAMIKË.
    Keta nuk njohin komb… sepse komunisti dhe muslimani jane annacional.

    Komunisti urdheron: proletar te te gjitha kombeve bashkohuni… dmth s’ka kombe por ka proletarë.
    Islami thote: Nuk ka kombe por ka Muslimanë… dmth s’ka kombe, respektivisht s’ka SHQIPTARË.

    Per keto postulate dhe urdhersa edi rama dhe edi ramat nuk kane komb…dhe votojne kunder kombit SHQIPTAR…..e jo kunder AMERIKES…sepse AMERIKA mbijeton pa SHQIPTARE…ndersa SHQIPTARET pa AMERIKE jane beduina ne ANADOLLLLLLLLLL ne rastin me te mire………

Komentet janë mbyllur.