A po bëhemi shoqëri e traumatizuar…?!

0
86
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Do të thosha së jemi bërë shumë shoqëri traumatike. Shoqëria e shëndosh nuk i ka të gjitha këto defekte duke filliuar të punët më të vogla, deri të punët më të mëdha. I kemi të gjitha simbolet e shtetit, e kemi Kushtetutën të cilën në shumë raste po e keqpërdorim, që nuk guxohet të shkëlet nga askush. I kemi edhe partitë politike, kryeministrin dhe presidentin… por, është e vërtetë e madhe së nuk po ndërtojmë shtet ashtu si duhet. Nuk po ndërtojmë shtet për të gjithë barabartë!

Kjo është e meta më e madhe e kësaj shoqërie. Dhe, kjo shoqëri aktualisht si e kemi, nuk është e mirë, është shoqëri e mbushur më shumë probleme, apo më mirë të thëm më probleme të prodhuara të kastës të deritashme politike në pushtet. Kur një pushtet nuk i ndalë traumat, ato sigurisht së vetëm sa rritën. Ende njeriu ynë nuk është liruar nga traumat e luftës, për të rënë në traumat e reja së humbën shumë njerëz dhe të mira materjale ! Natyrisht së gjithë këto trauma zor është të përballohen lehtë, pa e shkaktuar edhe dëmin e madh. Përjetimi i traumave sikur nuk po na lëshon.

Po na godasin edhe traumat që po na i shkakton pushteti shovinist agresiv serb, i cili në veri po e mbanë gjendjën politike dhe të sigurisë pezull. Kur e ke një shtet fqinjë shovinist si Serbinë, zor është njeriu të jetë i qetë, edhe pse çdo agresioni të mundshem të regjimit të Vuçiqit, edhe mund ti dalim në ballë. Nuk është lehtë të përballohet gjendja e krijuar nën okupim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, dhe as kjo e sotmja e mbushur më shumë probleme të jetës, të cilën nuk po e bëjmë të mirë.

Gjendjën e vështirë ekonomike dhe sociale po e rëndon edhe më shumë gjendja pandemike, e cila përditë po merrë jetëra njerëzish të te gjithë moshave. Kjo natyrisht së ka ndikuar keq në gjendjen shpirtërore dhe shoqërore politike dhe ekonomike në Kosovë. COVID ka rënduar shumë edhe gjendjën psikologjike duke na i shtuar traumat. Të kuptohemi, të gjithë ne kemi trauma nga e kaluara, së ishim nën okupim për 50 vite. Këto mund të ndalën kur të lirohemi nga ata që kan krijuar gjendje të abnormalitetit. Të tillët duhet të largohen nga jeta shoqërore dhe politike, se e hodhën vallën e keqe për qytetarë dhe për Kosovën, që shumë vite…!