A po e mallkon veten populli më heshtje ?!

0
1499
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Nga Skënder MULLIQI

Kjo indiferencë apo heshtje e gjatë e popullit përball gjithë këtyre problemeve të grumbulluara politike dhe ekonomike, më fajin e garniturave në pushtet, më duket së nuk justifikohet. Gjithë ky pasivitet politik do të duhej të pushon. Dhe, ka ardhur koha që populli mos ta mallkon më vetën më gjithë këtë heshtje. Popullit po i mungon angazhimi që zingjiri i regjimeve autoritare të shkëputet.Sa më shumë që kalon koha do të jemi edhe më të dobët përballë këtyre tiranëve, të cilët shteti dhe populli po mendojnë që janë bërë vet. Askush nga jashtë nuk na e ndryshon gjendjën për të mirë, nese ne vetë nuk e ndryshojmë ate më angazhimin tonë të përditshem.

Ti o popull mos prano regjime dhe njerëz të cilat janë ngritur mbi Ty. Mos prano që në emer tëndin të qeverisinë më vendin njerëzit e paditur dhe të shitur. Të shitur te qarqet antishqiptare të Evropës, të cilët shumë po na imponojnë lojën e tyre politike. Ti popull mos lejo që të tërheqin për hunde gjysëm analfabetët politik.Mos lejo popull që një grusht oligarkësh politiko-finaciar ta qmontojnë jetën tonë normale, duke na futur në qorrësokak. Mos lejo popull që ky grupazh politik, të dikton kushtet e veta së si duhet sjellur.

Mos ua lejo të drejtat tua popull, atyre të cilët që 17 vite nuk po ngopën duke abuzuar shtetin në emer tëndin. Kjo klasë politike moti e ka lënë edhe rrugën e Zotit. Zatën për nekomunistët më rëndësi është idelogjia e tyre. Çdo heshtje në vazhdim është sikur neve të gjithë kemi pranuar kapitulimin para atyre të cilët po e përbysin anijën në dallgët e detit. Nuk ka gjë më tragjike siq e kam thënë edhe një shkrim më parë që të bëhëmi azilant në tokën tonë. Ky pushtet edhe në fakt nuk është fajtor. Fajtor jemi të gjithë ne. Fajtor jemi ne së e bëm haram votën. Edhe nese nuk i paten kokrrat e nevojshme për fitore, këta i vodhën ato, manipuluan më votën e popullit. Për këtë tokë luftuam brez pas brezi. Mos të lejojmë që askush të shkelë mbi gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorve të kombit.

Kjo do të ishte tradhëtia më e madhe. Kan mbetur edhe 1800 kufoma diku në Serbi, e këta as që po i përmendin. Popull mos i prano për mendim të saktë dhe serioz ate që po na vjen nga mediatë e kontrolluara pushtetare. Ajo është vetëm një propagandë e tipit gebelsianë. Mos lejo krejimin e politikës të atyre të cilët politikën e kan shndrruar në profesion për përfitime përsonale, e asgjë më tepër. Përgjegjësia tek e fundit është e jotja popull, nese pranon të jeton në kushtet e diktateve.

Nese pranohet ky nënshtrim dhe ky poshtnim edhe më gjatë, faji nuk është më i garniturës në pushet. Së si ia presim rrobat veti edhe i bajshim më shëndet. Nese dikush tjetër na bën jetën tonë, dhe tregimin së si po funksionon bota, e ardhmja dhe përspektiva jonë kurrë nuk do të jetë e mirë. Kosova po zbrazët para syve tanë e Ti popull ende po bënë sehirë. Po bën sehirë para atyre të cilët gjendjen sociale dhe ekonomike e kanë pru në shkallën më të ulët. Jeta dhe bota rreth nësh nuk ndërtohet më përralla të kësaj elite politike. Po lejohet që një grusht njerëzish të na i dikton rregullat e lojës. Tjetërsimi nga vetëvetja është gjëja më fatale !!!