Aderimi i Arbana Xharrës në politik, akt revolucionar

1
888

Ne kemi të drejtë natyrore që t’i përdorim penat tona si dhe gjuhët tona, në rrezikun dhe sakrificën tonë!

Isuf B. Bajrami

Suksesi i punës së gazetarëve mbështetet tek sigurimi i informatave të besueshme.

Liria e shprehjes është përkufizuar si e drejtë e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, duke përfshirë lirinë e mendimit pa ndërhyrje dhe e drejta për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacione dhe ide përmes çfarëdo mjeti, pa barriera.

Ushtrimi i profesionit të gazetarëve në Kosovë është i ndikuar nga një sërë faktorësh që kufizojnë ose zgjerojnë kufirin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të profesionalizimit të medias.

Korniza institucionale dhe ligjore nuk është tërësisht funksionale për të reaguar ndaj kërkesave dhe problemeve të gazetarëve.
Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mbajtjes së mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve përmes çfarëdo mediumi, pa marrë parasysh kufijtë e rrezikshmërisë.

Në këtë tranzicion demokratik, hulumtimi mbi gjendjen e medias dhe të gazetarëve nga perspektiva kushtetuese dhe ligjore është relativisht i mangët, pasi përvoja në praktikë tregon një gjendje tërësisht të kundërt nga baza ligjore e përshkruar.

Në Kosovë, ushtrimi i profesionit të gazetarit është mjaft sfidues! Arbana Xharra një grua e fuqishme, nënë e përkushtuar, vendimtare e paluhatshme, gazetare e palodhshme dhe kritike e pandalshme. Duke i marrë parasysh këto virtyte, aderimi i saj në politikë është një akt revolucionar!

1 KOMENT

  1. Antaresimi i Arbanes ne nje parti politike patjeter duhet te pershendetet, dhe t’i urohet sukses ne influencimin e politikes ne aspekt pozitiv. Te gjithe ata qe e kritikojne jane xheloz dhe i frigohen suksesit te saj. Edhe pse mendoj se Arbana ka shumë ç’ka te mesojë në politikë, unë mendoj se eshte me e mire se shumica e delegateve te ish parlamentit te Kosoves. Kritikuesi i saj nga VV, Fisnik Ismajl, me cite te tera e ka quajt Ramush Haredinin me keto epitete: hajn, vrases, kriminel, raketist etj. etj. por Komplet VV-ja pastaj filluan t’i lariten dhe thurrnin poezi per kriminelin reketistin R. Haradinaj… Kështu e ka politika në Kosovë!

Komentet janë mbyllur.