Aferdita Ime, dedikuar të gjithë pacientëve, që vuajnë nga sëmundjet e kancerit

0
1049
Afërdita ime - Dieta, Kanceri, Radioterapia

“Aferdita Ime”, libri shkencor i shkruar
nga Detina Zalli dhe Argita Zalli

dhe një grup bashkëautorësh

[ Mund ta lexoni falas në faqen e tyre në Facebook ]

[ Shkarko librin në PDF ]

PS: Projekti “Aferdita Ime” sapo ka filluar. Do të vazhdojë. Dedikuar të gjithe pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e kancerit.

Rreth këtij libri

Libri Dieta dhe kanceri është pjesa e parë e librit Afërdita Ime. Një dietë e shëndetshme mund t’ju ndihmoj të parandaloni ose të luftoni kancerin. Jo gjithmonë është e lehtë të ushqehesh shëndetshëm dhe të arrish të mbash peshën e dëshiruar të trupit, por nëpërmjet një sërë këshillash të thjeshta, mund të bëjmë ndryshime të mëdha në dietën tuaj.

Ky libër është për njerëzit të cilët kanë vështirësi në mbajtjen e peshës së trupit, duke u shpjeguar se si të marrin më shumë energji, proteina dhe vlera ushqyese nepërmjet një diete të shëndetshme.

Gjithashtu, përmban disa ide për vakte të thjeshta dhe të shëndetshme, së bashku me listën e artikujve që mund të ndihmojnë në përgatitjen e tyre.

Si mund të përdoret ky libër

Libri është i ndarë në disa kapituj për t’ju ndihmuar të gjeni më lehtë informacionin që ju nevojitet. Në këtë mënyrë mund të shmangni leximin nga fillimi deri në fund nëse nuk e konsideroni të nevojshme. Në faqen 11 gjeni listën e përmbajtjes në mënyrë që të udhëzoheni.


Nëse mendoni se ky libër është i dobishëm për ju, mund ta ndani me anëtarët e familjes tuaj, miqtë, të afërmit, apo ata të cilët mund të kenë nevojë për informata shtesë nëpërmjet të cilave mund të kujdesen për ju.

[ Shkarko librin në PDF ]