AGIM VELIU NGA LDK “DËNON” VJOSA OSMANIN…

0
425

Nga Binak MAXHARRAJ

/Po kush është ky farë Agim Veliu, që kërkon përgjëgjesi dhe sqarime nga Vjosa Osmani. Është askushi, nje hiç i hiçave. E mjera LDK kend po e mbanë Brenda/

Jo, nuk është aspak e çuditëshme qe përsekutori i tipit te diktatorit Enver Hoxha mbrenda LDK-së, Agim Veliu të marrë kurajon dhe guximin që te kërkojë “sqarime nga Vjosa Osmani, për takimin e rastësishëm të Vjosa Osmani me liderin e LVV Albin Kurtin”, sepse sipas presekutorit Veli, Vjosa Osmani nuk e paska te drejtën e takohet me askënd, e aq me pak te bejë ndonjë foto. Mu për këtë arsye presekutori Veliu e paska denuar Vjosen me vdekje-varje. Kërkesë shumë e tmershme, hiçkokjane si ne filmat horror.

Dhe mu për këtë arësye, sot persekutori i LDK-së, Agim Veliu e paska denuar me varje ekzekutimin e Vjosa Osmanit, bash ne sheshin e idolit te saj Ibrahim Rugova.

Po kush është ky fare persekutori par exelelance mbrenda LDK që kërkon të linçohet figura me e ndritëshme e LDK-së. Eshte askushi, nje hiç i hiçave. Një njeri i cili se bashku me Lutfi Hazirin u përqyrraven kur Vjosa Osmani u nominua për Kryeminstre nga LDK, jo pse e donin, jo pse e respektonin, por vetem për vote, sepse këta mjerana nuk ishin te zotet te dalin para popullit për te kërkuar votat. Është një njeri se bashku me Lutfi Hazirin flirton me Pronto mafinë e LDK-së, është një njeri qe nuk e pengojnë takimet e tij dhe te Lutfi Hazirit me Sami Lushtakun, kurse Haziri shihet duke pirë uiski me shik-istin Elmi Reçiça.

Këto takime nuk qenkan asgje, jo nuk janë asgje për ta, gje mormale, sepse keta janë te kapur dhe te korruptuar se bashku me ta, dhe se ata nuk po deshka qe te japin sqarime për këto takime dhe flirtime të errata me Pronto mafinë dhe shik-istët. Por ky farë presekutori i Vjosa Osmanit se bashku më Lutfi Hazirin janë kundershtaret me të mëdhënj të mareveshjës së LDK me LVV dhe se po tregohën haptas is armiq me LVV.

Mu për këtë arsye nen trysnin e ketij persekutori dhe te tjerëve aty, Vjosa Osmani dhunshëm u eleminua nga pjesemarrja dhe udheheqja e dialogut me LVV, i cili do te ishte shumë më lehtë për t’u arritur, anipse moralisht dhe ligjerisht këtë dialog është deshte ta udhehqe Vjosa Osmani, por ia moren dhunshem, sepse këta persekutoret, së bashku me dirigjentin Isa Mustafa, realisht nuk ishin dhe hala nuk janë për nje mareveshje me LVV, te cilën, këta dhe veç këta, po e pengojnë.

Dhe ky fare presekutori, me emrin Agim Veliu me arrogance e tij sikur e ka denuar me ekzekutim me varje Vjosa Osmanin ne sheshin Ibrahim Rugova, bash karshi përmendores triumfale te se mires ndaj se keqes.

E mjera LDK kë po e mban brenda?!

Por Vjosa Osmanit nuk ia ndien fare për persekutoret e saj. Ajo fuqishem dhe krenare e vazhdon rrugëtimin e vet për te mire te Kosovës dhe te LDK-së. Fuqishem ia kthen përgjegjen persektorit Agim Veliut se, kush je ti qe une te te japi ty prgjegjesi dhe sqarime. Unë i jap përgjegjesi vetem popullit, qe ma dhanë votën si personi me i votuar ne Kosovë. Ajo, thjeshtë nuk ju jep sqarime palaçove të LDK-së, shkaterruesve te LDK-së, te korruptuarve te LDK-së.

Përgjigjia e saj me dinjitoze në këtë situate, ne te cilën gjendemi për këta palaço te LDK-së, që po e zvarrisin mareveshjen me LVV duke reaguar, duke theksuar fuqishëm së ne nuk jemi armiq, se LDK nuk është armike me LVV dhe se potencialishtë jemi partnerë koalicioni, të një koalicioni te cilit ia dha besimin populli për ndryshime te medha, jemi partnerë te nje koalicioni me LVV, i pelqeu kjo Agim Veliut apo jo, se, së bashku do te bashkëqeverisim me LVV për një te ardhme më te mire për popullin e Kosovës.