Agron Bajrami, Ambasador me bachelor

0
149
Agron Bajrami

Pas Washingtonit, Brukseli është qendra kryesore e vendimarrjes përsa i përket interesave të Kosovës  pasi ai është kryeqyteti i Bashkimit Europian dhe i NATO-s. Por përkundër rëndësisë së jashtëzakonshme të kësaj qendre, kryeministri i Kosovës ka vendosur të emërojë si ambasador kryeredaktorin e Kohës Ditore Agron Bajramin, i cili përvecse i ka shërbyer ardhjes në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, duket se nuk i ka kualifikimet e nevojshme as akademike dhe as profesionale për këtë detyrë.

Bajrami, në bazë të biografisë së tij të dorëzuar në MPJ, që e posedon Nacionale.info ka të kryer vetëm nivelin bachellor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arteve për grafikë (1987-1991). Një nivel i tillë në kryeqytetin europian ku shtetet serioze emërojnë ambasadorët më të aftë, me reputacion të lartë dhe shkathtësi të mëdha e përgaditje të lartë akademike është tregues se Kurti nuk ka kritere në emërime të larta, ashtu si paraardhësit e tij që i ka kritikuar. Ai po ecën në rrugë të njejtë. Minimumi do të duhej që ambasadori i dërguar në Bruksel të kishte një master që lidhet me diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, në mënyrë që të njihte sado pak punën që i është ngarkuar.

Nga ana tjetër biografia e Bajramit, është jashtëzakonisht e varfër edhe përsa i përket anës profesionale. E vetmja punë në jetën e tij është ajo në Kohën ditore dhe së fundi një emision në KTV Desku, ku jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë aftësi të lartë moderuese, por e kishte shndërruar në mjet të propogandës për VV-në. Bajrami nuk ka asnjë ditë pune në institucione, kështu që detyra e tij si ambasador do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme në të gjitha aspektet.

Me këtë emërim dhe me disa emra të tjerë qeveria Kurti i ka shkelur me të dyja këmbët premtimet e veta se do të emërojë kuadro të nivelit të lartë.

Edhe kjo qeveri po favorizon miq e të afërm dhe po shpërblen gazetarë që i kanë shërbyer si rasti i Bajramit dhe i kompanisë Koha në përgjithësi.  Edhe pronari i kësaj kompanie Veton Surroi është vënë në dispozicion të qeverisë Kurti përsa i përket dialogut. /Nacionale.info