AH MOJ SHKODËR! – poezi

0
1165

AV. XHABIR ZEJNUNI

AH MOJ SHKODËR!

Ah moj Shkodër,
moj kurv e madhe,
nji hajr për veden tande,
si hala ti nuk e bane.

Dit e nat pa pushue,
nalt e posht gjindja tue llapue,
tue u vu të tan në gar,
helmin falas kujt me e dhan.

Veç me maska tue fol,
sa ma shum vujtje e vujtje,
njeni-tjetrit me i shkaktue,
zemrën fort me jua coptue.

Nuk ecet para veç tue shprrallue,
me at ftyre të maskume,
me gur gjìndjen tue sakatue,
kurr nji pun tue mos e mbarue.

Tue mendue se po ban mir,
por shkatrrim veç tue prue,
tue mos pra hiç shamata,
vllau-vllan si anmik tue shikue.

Ndrroje modën ti sa ma par,
hjeke shpejt njat mask të frikshme,
ftyrën tande tue ta zezue,
edhe shpirtin tue ta shterue.

Fol ti haptas e pa frik,
me zanin tand të mallnushëm,
e diftoji ti tan botës,
se je Shkodra e jehonës.

Se je Shkodra e lahutarit,
qi tan bota ja ndigjoi zanin.
vlerën kombit tue ja shtue,
shqipen shum nalt veç tue çue.

Ah moj Shkoder-locja e jeme,
o sa fort un ty të due,
malli i jem për ty moj Shkodër,
asnjiher mue s’m’u shterue.