Aida, vajza që serbët e dogjën në bibliotekë me 3 milionë libra

0
497
Aida Buturović - biblioteka digjet

GazetaMetro.Net, 26/08/2020

Forcat e armatosura serbe nuk kanë kursyer asgjë, gjatë gjenocidit të tyre edhe në Bosnje. Ata dogjën edhe një vajzë të pasionuar pas librave bashkë me bibliotekën me 3 milionë libra brenda, duke e bërë shkumb e hi, shkruan Gazeta Metro.

Aida Buturović, ishte studente e Letërisë në Universitetin e Sarajevës dhe punonte në Bibliotekën Kombëtare të këtij qyteti, “Vijećnica”. Ishte nga studentët më të dalluar nga të cilët pritej shumë, por fatkeqësisht, në gusht të vitit 1992 serbët e dogjën atë, po në vendin e preferuar të saj, në bibioltekë, dhe atë duke u munduar t’i shpëtonte librat të mos digjeshin nga zjarri.

Nën urdhrin e Radovan Karaxhićit dhe gjeneralit Ratko Mlladićit, biblioteka “Vijećnica”, dhe Aida u bënë hi, apo siç e përshkruajnë boshnjakët atë ditë: “Në qiell fluturonin zogj të zinj“.

Kur bombat filluan të shkatërronin bibliotëkën, Aida nuk mendoi për asnjë çast që të largohej, por vrapoi për të shpëtuar librat, për të shpëtuar historinë e Bosnjes. Ndërkohë që të gjithë po largoheshin, dhe zjarret po bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm, Aida arriti të merrte disa prej tyre, pastaj akoma disa të tjerë, duke u munduar që të shpëtonte sa më shumë, që të ishte e mundur.

Por, nuk ia doli, dhe shpërthimi përfundimtar, që i morri jetën Aidës dhe shkaterroi 3 milionë libra. Ishte nata mes 25-26 gushtit 1992. Biblioteka Kombëtare në Sarajevë u dogj 3 ditë me radhë. /gazetametro.net