Aktiviteti humanitar i radhës nga SHKA “Shqiponjat e Medvegjës”

0
747

Shkruan: Rrahman Hyseni

E premte, më 9.2.2018, dhuruan gjak mbi 10 persona. Në mënyrë të organizuar QKKTGj-Prishtinë u paraqitën në ora 10:00,duke e ditur se ky gjest humanitet, është shpëtim e sigurisht se duhet përshëndetur këtë aksion shumë të suksesshëm, por edhe interesimi i atyre që donin të dhuronin gjak ishte në nivel të lartë.

Kur e dimë se po dhurove gjak, mund ta shpëtosh një jetë, është më se humane të japësh nga vetja diçka për ata që më së shumti kanë nevojë, e këta mund të jenë më të dashurit tanë, fëmija ynë, motra. vëllai, babai apo nëna, shoku a miku ynë e shumë të tjerë. Mbi të gjitha e rëndësishme është të shpëtojmë jetë njeriu.

Duke ditur këtë fakt, të gjithë ne që kemi shëndetin e mirë, të dhurojmë gjak! Pra, jep gjak- shpëto një jetë!
Duke parë se sot po ndodhin shumë aksidente dhe lëndime të njerëzve, nevoja për gjak është e madhe, e dhurimi i gjakut për këto raste është më se fisnik. Pa dyshim, sot ky organizim për dhurim të gjakut është meritë e njerëzve humanë dhe të anëtarëve të SHKA “Shqiponjat e Medvegjës”, mbi të gjitha e drejtorit të kësaj shoqërie, z.Selman Rexhepi, drejtor i shoqërisë dhe organizator i dhurimit në bashkëpunim me QKKTGJ, i cili asnjëherë nuk pushoi për çështjet humane, kulturore e atdhetare. Shqiptarët e Medvegjës gjithmonë kanë qenë për kontribute kulturore, atdhetare e humane. Kjo bujari i përcolli prej brez në brez.

Emrat e dhuruesve të gjakut janë:
Rrahim (Rrahman) Thaqi
Muharrem(Isak)Kastrati
Afrim (Bajram) Shala
Alban (Sherif) Rexhepi
Skender(Rama)Ramoviq
Sevdaim (Ajvaz)Jaha
Halim (Ajet)Arifi
Shaban (Bala)Abazi
Alban (Skender) Rama
Mehdi (Gani) Haxhiu
Bajram (Ahmet)Berisha
Arton (Sherif)Rexhepi


Loading…


Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar