Alarmi i largimit masovik nga Kosova ?!

0
1216

Koment

– Një mik i imi kishte shkruar së vëtëm një javë nga Peja, kan emigruar për Kanada 15 familje. Këtë dukuri këta në pushtet nuk janë të ineteresuar ta ndalin, por më veprimet e tyre antishtetërore po i kontribuojnë qëllimisht largimeve masovike nga Kosova.

Nga Skënder MULLIQI

Pse kemi kaq nivel të lartë të pa punësisë? Me çfare kriteri po bëhën punësimet? Këtu mund të ngrisim edhe shumë pyetje të tjera, por të cilat po mbesin pa ndonjë përgjigje adekuate. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po lavdërohet së Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon. Ai tha së është zbutur edhe niveli i atyre që po kërkojnë punë! Të dhënat statistikore për ngritje apo rënje të zhvillimit ekonomik dhe të proceseve të tjera nuk janë barometer i gjendjës faktike dhe nuk i zgjedhin problemet e shumta të grumbulluara që shumë vite me radhë. Janë grumbulluar problemet ekonomike më gjendjën politike jo të mirë.

Krejt këto të keqija që na kan goditur janë nga mos puna e atyre të cilët janë në krye të shtetit. Keqperdorimet e pozitës shoqerore janë të mëdha. Po përfitojnë vëtem pushtetarët dhe njerëzit rreth tyre, kurse shumica janë bërë rrogetarë të tyre. Vëtem politikanët dhe funksionerët po i kanë mundësit të punësojnë fëmijët e tyre në sektorin shtetëror dhe në sektorin privat. Këta po i punësojnë mbrenda natës më konkurse dhe pa konkurse, gjithnjë duke manipuluar së këto punësime po bëhën sipas ligjit. Po punësojnë njerëz pa ndonjë kriter dhe pa i plotësuar fare kushtet e konkursit. Po lihen anash ata që po i përfundojnë fakultetet, duke i zënë vendet e tyre analfabetet potencial.

Nuk ka rëndësi sipas tyre asgjë tjetër vëtem së ata që i punëojnë duhet të jenë të dëgjueshmit e tyre. Këta në pushtet jo vëtëm që nuk po angazhohen për të bërë shtet si duhet, por rregullisht janë duke e shkatërruar pasurinë shoqërore, janë duke plaqkitur qdo të mirë, duke e prur vendin dhe popullin në gjendje shumë të pa lakmueshme ekonomike dhe sociale. Nepotizmi është bërë tashmë mënyre e sjelljës te bartësëve të politikës dhe të pushtetit, të bartësve te ekonomisë etj. Këtë deformim shoqëror nuk e luftonë një pushtet kur vet është pjesë e tij. Edhe përkundër presionit nga mediat që proceset të kthehën për së mbari strukturat kriminale në krye të pushtetit, jo që nuk po marrin asgjë para sysh, por vetëm sa edhe më shumë po e degradojnë shtetin.

Sistemet kan mbetur të pa reformuara, kështu edhe arsimi ku ishte dashur të bëhet një reformim i madh. Shkollimi dhe planifikimi i kuadrove të reja të bëhët konformë nevoja ekonomike të vendit. Kjo menyrë e arsimimit e trashëguar nga komunizmi do të duhet të ndryshohet në mënyre përmbajtësore. Të rinjët tanë nuk po kan mundësi punësimi mu për atë së asgjë nuk planifikohet në këtë vend. Nuk po bëhët gadi asgjë për zhvillimin e ekonmisë së vogël, ekonomise të mesme, në këtë konkest edhe industrisë së rëndë.

Të gjithë mos punën, neglizhincën, nepotizmin dhe keqpërdorimet e shumëta që po bëhën para syve tanë, kanë bërë që të krijohet pa përspektivë për të jetuar në Kosovë.Kjo ka bërë që të braktisët Kosova më të madhe. Një mik i imi kishte shkruar së vëtëm për dy javë nga Peja, kan emigruar për Kanada 15 familje. Këtë dukuri këta në pushtet nuk janë të ineteresuar ta ndalin, por më veprimet e tyre antishtetërore po i kontribuojnë qëllimisht largimeve masovike. Pa knaqësitë qytetare gjithnjë po rritën.

Njerëzit po largohen nga gjendja depresive duke pa së mundësit e punësimit po janë gjithnjë e më të vogla. Objektivisht nuk po kan mundësi edhe pse duhet gjetur mudësitë dhe format që në vend të largimit, t’i largojnë këto struktura të krimit dhe të të korrupcionit nga pushteti. Të rinjët tanë duhet të angazhohen që këtë shtet të kthyer mbrapsht ta kthejnë më në fund për së mbari. Kosova ka mundësi dhe kapacitete njerëzore dhe materjale që të jetohët mirë, duke përmbysur bukur shumë edhe logjikën mafioze të te menduarit dhe vepruarit. Forcat progresive të vendit të mos pranojnë kapitulimin. Ta qahet ky rreth vicioz në të cilin është katandisur Kosova dhe populli i saj që shumë kohë…


Ramë ThaçiRrugë e largët

Rrugëtimi është i largët, duhet të udhëtoj atje ku është Dielli.
Rrugëtimin fillova, natën udhëtoja.
Hëna dhe yjëzit më bënin dritë.
Rrugës më shoqëronin gjat tërë natës, si të ishte ditë.
Fusha, male e kodra i kalova me dallëndyshen.
B…

Ramë Thaçi