ALBIN KURTI DON MË TË MIRËN PËR KOSOVËN, PADYSHIM, POR A MUND TA MARRË ATË GJITHMONË SE?

0
283
Albin Kurti - dyshim

NËSE NUK E MERR ATË QË DO,
MUND TË MBETËSH EDHE PA GJË…

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Marrim rastin e vaksinës kineze Sinovac, që po e përdorë Turqia dhe Rama tha se edhe Erdogan e ka përdorur atë për vete dhe për mbi 15 milion turq. Po paraqitet më jo-problematike se AstraZeneca angleze.

Rama i mori një sasi të caktuar të këtyre vaksinave nga Erdogan dhe duke i kombinuar ato, me Pfizzer e AstraZeneca që vijnë nga burime të tjera, Rama synon që në Shqipëri të bëhen rreth 500 mijë vaksinime deri në muajin maj.

Por Albini nuk i pranoi vaksinat kineze Sinovac të ofruara nga Rama për mësuesit e Kosovës, me të cilat Rama po vaksinon mësuesit shqiptarë. Albini i tha Ramës jo, pasi ai do më të mirën, ai do vaksinën Pfizzer për mësuesit e Kosovës. Po ku me e marrë Rama atë se? Prandaj Albini mbetet pa gjë…

Por nuk e lë BE në baltë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i solli Albinit 40 mijë vaksina AstraZeneca, që janë më shumë të përfolura për probleme me mpiksjen e gjakut, se vetë Sinovac-u kinez…


EDHE RAMUSHI DONTE MË TË MIRËN PËR KOSOVËN,
POR MBETI PA GJË!

Nuk ka asgjë të keqe të duash më të mirën për veten dhe për popullin tënd – cilësi e mirë është kjo. Por duhen parë edhe mundësitë që ke! Se rrezikon të mbetesh pa gjë! Nuk po them që “kur nuk ke pulën, duhet të hash sorrën“. Por mundësitë duhen vlerësuar realisht, sipas rrethanave dhe fuqisë ekonomike e politike, apo influencën që ke si shoqëri.

Çakorr - Ramushi me shkëmb

Nuk është vetëm rasti i Çakorrit, ku Rambo e humbi davanë, por kemi edhe rastin e taksës me Serbinë. Kot s’thonë “më mirë mut se i vogël!” Se kur nuk ke forcë, duhet me shikua edhe kompromisin më të mirë të mundshëm për popullin tënd, si Rugova psh.

Sipas asaj që ka treguar Rama, Ramushit i ofroi presidenti francez Macron një kompromis. “Pezulloje taksën 100% ndaj Serbisë për 3 muaj dhe prit nëse unë mund ta rregulloj, që të liberalizohen vizat për Kosovën nga BE…” Por Ramushi i ngopur me rrena, si duket kishte edhe disa interesa ekonomike për vete me atë taksë, e jo për hir të popullit të Kosovës, nuk e pranoi këtë ofertë nga Macron. Kështu mbeti populli i Kosovës i izoluar.

Pastaj për të justifikuar veten, e sulmoi Ramën si “tradhëtar” dhe kosovarët filluan ta shikojnë Ramën me dyshim, ndërsa Ramushi “patriot” i madh. Por popullit të Kosovës nuk iu liberalizuan vizat se! Kështu që edhe Ramushi, më të mirën donte për popullin e Kosovës, por mbeti pa gjë!

Politika shpesh është fushë e minuar, sidomos në rastin e Kosovës, kur ka të bëjë me një popull agresiv e të pasarsyeshëm si serbët. Prandaj duhet të tregohet kujdes nga politikanët e Kosovës, që të gjejnë zgjidhjet më të mira për popullin e Kosovës dhe të mos vetë-izolohen. Se ndryshe bëhen viktima të fatkeqësisë së vet!

Si përfundim mundem me thanë, se nëse Albin Kurti i refuzoi vaksinat nga Shqipëria, se don të ndihmojë Bojken Abazin në Shqipëri, që ky kujton se është kandidat për deputet nga LVV i fortë kundër Ramës, duke injoruar në fakt interesat e popullit të Kosovës për vaksinim, Ramboja i injoroi interesat e Kosovës për liberalizimin e vizave, duke u nisur nga përfitimi personal nga taksa 100% ndaj Serbisë. Për mua të dy këto veprime janë jo të mira, që nuk është se po i bëjnë ndonjë dëm Ramës apo Shqipërisë, por e kanë dëmtuar dhe e dëmtojnë Kosovën dhe popullin e saj.