Albin Kurti i tregoi Ramush Haradinajt dhe kolonës së të dështuarve si duhet përfaqësuar shteti, edhe pa falë ndonjë hektar tokë!

0
142
Kurti - Hoti - Haradinaj - Hoxhaj
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Takimi i djeshëm i zotit Kurti me zotin Vuçiq në Bruksel në praninë e ndërmjetësuesve të BE-së, Borrell dhe Lajçak ndezi lokomotivën e të dështuarve politik ne Kosovë nga opozita.

Dje pamë të vërtetën, atë takim qe filloj ti shërbej faktorit politik shqiptar dhe të rikthej besimin te lidershipi i ri,dhe zbardhjen fasadimit të lidershipit të kaluar qe e kishte dobësuar pozicionin tonë si faktor i barabartë me Serbinë.

Dje u pasqyrua se dialogu ka marr një kaheje tjetër për njohjen dhe jo me diskutime boshe me tema të pa fund, të cilat e çojnë dialogun në pafundësi dhe pa rezultate.

Opinionet e shumë përfaqësues të opozitës në reagimet e tyre mbrojtën agjendën serbe në dialog.

Madje njeri nga ta Ramush Haradinaj tha se “Albini nuk mund t’u ikë temave të dialogut“, ose “po ikën nga dialogu, sepse ka frikë“! Këto interpretime me ose pa dashje janë në funksion të agjendës së Beogradit. Prandaj, përmbajtja në këtë artikull me nxiti deklarata e Ramush Haradinajt nga e cila po reagoj si më poshtë se a paska faj Albin Kurti:

1. Ti Albin Kurti nuk u ktheve nga Brukseli dhe me thanë urime liberalizimin e vizave me i mashtruar shqiptarët edhe njëherë si lidershipi i vjetër ?
2. Gabove sepse nuk fale tokë si ish pobratimat e Serbisë ?
3. Gaboj Albin dje në Bruksel qe nuk nënshkruante asociacionin për Serb, e të përkulet para kriminelëve serb që vranë e masakruan çka gjetën para syve të tyre që ishte shqiptare?
4. Ramush a gaboj zoti kryeministër qe i tha ne sy te gjitha, ku Vuqiqi nuk kishte guximin as ta shikonte në sy?

5. Zoti Ramush Haradianaj a thua se kryeministri Albin Kurti gaboj qe nuk u zgërdhi si ju, Thaçi e Dulla qe i thoshi Vuqiqit “razumem na serbski jezik“ e në prezencën e ndërkombëtareve “Thek You We have anderstend “!
6. Ramush a është fajtor Albin Kurti, qe ju mungon dija, intelekti qe ta kuptoni se çka ka thënë në dialogun ndemjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.
7. Zoti Haradinaj me vjen keq dhe nuk dua te ofendoj nga respekti i luftës, por si politikan dhe intelektual mundemi lirisht të vlerësojmë dhe barazojmë me notën ZERO.
8. Qasja e Albin Kurtit në Bruksel ishte dinjitoze dhe burrërore e jo si ju qe keni shkua në dialog duke u zvarrit në gjunjë para Vuçiqit, është turpi i juaj dhe i përfaqësuesve paraprak!

9. A është fajtor Albin Kurti qe po ju pengon trimëria, besnikëria dhe intelekti i tij, sepse e keni kuptua që Thaçi, lsa, ti Rambo dhe Dulla, keni me hy në histori si dështak, e dikush edhe si tradhtar!
10. Rambo a është fajtor albin Kurti, qe nuk shiti toka e ju i dhatë Çakorrin Mali te Zi edhe e ndatë Mitrovicën?
11. Dikush nga ju i falët edhe Ujmanin Serbisë ?
12. Zoti Ramush Haradinaj (Rambo) t’ka humb kontrolli krejt, donë me të mbyt xhelozia qe nuk u bëre president. Për këtë si ka fajet Albini po populli të ndëshkoj!

13. Zoti Haradinaj a është fajtor Albin Kurti qe Vuçiqin e kthej tu qajtë në Serbi. Kurti nuk po nënshtrohet si ju me qeverinë pronto e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismës së Fatrmir Limajt, për 20 vjet, e vodhët Kosovën deri në asht e nuk guxuat të folni, për te pa gjeturit e krimet e luftës ndërsa Albini iu tha në sy !
14. Çka te ka borxh Albin Kurti, ti, opozita dhe Vuçiqi qe dolët të pa kënaqur nga Brukseli, deri sa njohjen po e kërkonte nga Serbija Albini, e ju!!!

15. Zoti Haradinaj ku e keni arsyen e sulmeve verbale qe i bëni Albin Kurtit, kur ju nuk patet guxim as me taku Vuqicin dhe ia dorëzove Hashimit, çështjen e dialogut sepse atë botë ke thënë, se ke detyra ma të mëdha… cilat janë ato na e shpjegon publikisht mos u fshih ? Mos ik me u fsheh tregona!
16. Temat qe i trajton ne filozofinë politike Albini, Ramush i ke vështir me i kuptua, prandaj me dhjetëra vite biseduat dhe nuk arritët gjë, bile për njohje reciproke deshët të falni “Veriun” po si mendoni me një bisedë Albini t’i riparojë gabimet e tradhti mbas tradhtive qe 20 vjet të juajat.

17. Ramush Haradinaj ktheju realitetit flisni ne baza objektive se vërtet nuk ka kuptim nga ajo qe keni pas, ne supe si kryeministër i Kosovës, prandaj rri e mos shqelmo se era do shpërndahet afër teje dhe ata pak elektorat qe e ke do ikën nga duhma e keqe e të qelburit!
18. Zoti Ramush Haradinaj Ty, edhe 100 vjet me t’i dhënë për dialog, gjerat nuk ecin para, por ose stagnojnë ose përkeqësohen… Me njerëz si ti, nuk ka kurrfarë ndryshimi, për të mirën dhe ardhmërinë e Kosovës…
19. Albin Kurti nuk është fajtor për keqmenaxhimin e ndërtimet e lagjeve serbe në veriun e Mitrovicës me investime të Serbisë. Këto fakte nuk janë të freskëta, por kanë ndodh gjatë qeveris sate të mëparshme dhe asgjë nuk keni ndërmarr për ti ndaluar!?…

20. Nuk ki faj qe nuk e kupton dhe e sulmon Albin Kurtin, se të duhet një përkthyes shqip, shqip tani e merr vesh çka ka thanë Albini në dialog me Serbinë dje në Bruksel!!!
21. Thotë një fjalë popullore se, kur i padituri të kritikon, dije qe figura jote është madhështore dhe me krenari, prandaj Albin mos u shqetëso ! Këta janë kalamaj në politikë dhe si te dështuar duhet me thënë diçka edhe pa lidhje si Rambo!?…

22. O zoti Ramush Haradinaj largohu, ti prej politike se ti nuk merr vesh je ka shkon drejt fërkemeve të Hashim Thaqit, pra dije qe gabim e ke, ne tetor janë zgjedhjet e fundit lokale dhe kujdes mos po e humb edhe Deçanin!
23. A ke ti Ramush qe i fali toke Malit te zi pse pastaj fajtor Albini !
24. A ke ti ne qeveri qe e qite buxhetin ne 0, cak edhe rezervat e shtetit i harxhove për kravata, xhipa, vila e lukse ?

25. Piskamat e tua e te Enver Hoxhës tingëllojnë njëjtë me një melos te përbashkët të LDK-ne bashkë me Listen Srbska, patriota qe as një qeverisje nuk mund e formuar pa serb prapë na qenka fajtor Albin Kurti !
26. Çdo gjë që veprohet në Kosovë nga qeveria e re qe ju nuk jeni arterie e ngjarjes, ju ankoheni se ky është dështim i radhës së albin Kurtit.
27. Është për keqardhje sjellja e juaj e (opozitës) qe thuani se gjenocidin s’ka nevoje me ja përmend Serbisë se është marre!?… A do duhet mi harru sipas teje Ramush Haradinaj?
28. Kryeministri Kurti, iu dha shkolle krejtve, dhe iu tregoj si duhet me u përfaqësuar shteti, edhe pa fal ndonjë hektar tokë.

29. Ju e formuar gjykatën speciale me presione të ndryshme në delegatë, nga e cila Albin Kurti nuk e nënshkroi dhe për këtë prapë fajsone Albin Kurtin, qe po dergjen në burgje kryesuesit e UÇK-së në Hagë
30. Ju e quani dështim sepse nuk fal Qakorr, nuk formon Zajednica serbe nuk i mbron klanet mafioze të biznesit por interesat e popullit e pikërisht për këtë e akuzoni Albin Kurtin, nga ju politikanet e vjetër qe ky nuk shkoj me duar ne xhepa në Bruksel, për pazare po prenë shkurt e shqip për ardhmërinë e Kosovës.