ALEKSANDËR MOISIU E BEKIM FEHMIU, DY GJENÍ TË SKENËS

0
452
Aleksander Moisiu - Bekim Fehmiu

Nga Sinan Gashi

Gjenitë janë ata që thithin
rrufetë e tjetrit.”
Ismail Kadare

Teatri dhe kinematografia te shqiptarët është e vonë, në krahasim me disa lloje të tjera të arteve, mu për shkak të specifikave të tyre,[1] edhe të natyrës materiale.[2] Po ashtu edhe në Kosovë është e evidencuar kjo vonesë e konsiderueshme.[3] Mu për këto arsye objektive artistët tanë, kushtëzueshëm, dëshmuan talentet e tyre dhe dhanë kontribut nëpër teatrot dhe kinematografitë e huaja.[4]

Jo më kot A. Moisiu i pat thënë kritikut italian Gjuzepe Adami, se “ne s’kemi ende teatrot tona, prandaj mua më shikon këndej.”[5]

Aleksandër Moisiu (1879-1935)[6] dhe Bekim Fehmiu (1936-2010)[7] janë dy personalitete kulminante të artit skenik botëror. Është interesat se vetëm një vit pas vdekjes së gjeniut të teatrit A. Moisiu, u lind Bekimi; sikur ia la amanetin të vazhdojë përkushtimin skenik, si vazhdimësi e vlerës artistike, e mesazhit artistik ndër breza dhe në hapësira të gjera sa bota, që gjeni shqiptar të dëshmojë super vlera, dhe të aktualizojë edhe kësisoji çështjen shqiptare në botë.

Këta të dy bëjnë vlera të përhershme në artin e skenës, që konsiderohen gjenitë e saj, për çka kishin një jetë të përshkuar me shqetësime e sakrifica. Filozofi frëng Denis Didëro, përcaktonte: “Kur natyra e krijon njeriun gjenial, ajo ia përgatitë pishtarin në kokë dhe e përcjell në jetë me fjalët: ‘Shko, bëhu i pafat!’”[8]

Është e çuditshme, por sa herë kanë shkruar për Bekim Fehmiun aktor, e kanë përmendur edhe Aleksandër Moisiun aktor. Madje, në disa intervista të jashtme, vetë Bekimi e kishte përmendur Mosiun shpesh, a për të nderuar kolegun e tij të profesionit, a për të treguar hershmërinë e traditës të talenteve të jashtëzakonshme tonat, a për ta nderuar atë, për të mos e lënë për asnjë çast në harresë, kjo nuk i dihet, mbase nga të gjitha nga pak. Bekimi, madje, në një rrugëtim për në Vjenë, në vitin 1975, e kishte vizituar Burg Teatrin, ku Aleksandër Moisiu kishte shkëlqyer në kohën e tij, ndërsa në një rast tjetër i kishte bërë vizitë edhe varrit të tij në Lugano të Zvicrës.

Këso radhe duhet të thuhet se janë edhe disa emra të tjerë aktorësh të teatrit dhe filmit, nga gjeni ynë, që kanë bërë emër nëpër botë, qoftë ata nga rrënja shqiptare, qoftë nga shqiptarësia tepër e afërt, që vijimisht vjen deri në ditët tona. Por këto dy figurat e përmendura kanë specifikat e veçanta, qoftë nga koha dhe rrethanat kur kanë vepruar, qoftë edhe nga forca e talentit dhe e karakterit të tyre.

Aktorëve tanë iu dha rasti të jenë krah shumë aktorëve të përbotshëm, si: Ava Gardner, Dirk Bogart, Ana Mofo, Kurt Xhingers, Klaudia Kardinale, Robert de Niro, Fernand Rej, Leonardo de Kaprio, Arnold Shvarceneger, Riçard Krena, Rosana Skifjano, Ingrid Tuman, Kandis Bergen, Teresa An Sevoj, Xhoh Hjuston, Sharle Aznavur, Olivia de Havilland, Pol Reizer, Çak Konors, e të tjerë, dhe të punojnë me regjisorë të shquar, po ashtu nga mbarë bota.

Për ta pasur të plotë radhën e aktorëve të artit të shtatë nga gjeni ynë nëpër botë, do t’i përmendin shkurtimisht, duke i trajtuar më pastaj veçantë këta dy kolosë.[9]

Në skenat teatrore dhe ato filmike, në vitet ’30 të shekullit XX, kishin bërë emër për kohën disa personalitete aktorësh. Do përmendur radhazi nismëtarët e kinematografisë në Ballkan, vëllezërit shqiptarë Manaqi, Janaqi e Milto.[10]

Janë edhe shumë emra të tjerë që kishin rrënjën shqiptare, të cilët në lëmin e artit të shtatë kishin shënuar suksese, disa ishin bërë yje filmi e disa veçsa kishin nisur profesionin.

Në Greqi janë të njohur tre regjisorë të shquar arvanitas, Niko Konduri, Jorgo Xhavella dhe Pandeli Vulgaris, për të

vijuar me aktorët e tjerë me famë nga gjeni ynë këtu, si: Eli Lamberi, Stefan Stratigo, Jani Argjiri, Orest Makri, Dhes – pina Diamanti, Kosta Karajani, Kleopatra Rota, Pandeli Zerva.[11] Melina Merkuri (1923-1994) ishte aktore e madhe greke nga arvanitët;[12] Irena Papas (1926), njëra nga artistët me famë botërore, në veçanti për rolet epike, ishte arbërore e Greqisë.[13]

Ndërsa që në Shtete e Bashkuara të Amerikës janë edhe disa emra aktorësh të famshëm, që dëshmuan për talentin e rrallë, duke qenë ndër më të mirët në konkurrencën e fortë autoriale. Do përmendur Sten Asllan Dragotin (1932), aktor e regjisor në Hollivud, me rrënjë nga Dragoti i Tepelenës.[14]

Janë pastaj vëllezërit Belushi, Xhoni (1949-1982) dhe Xhemsi (1954), të cilët u shquan në disa lëmi të artit.[15] Një aktore e re, Eliza Dushku (1980), e nisi

Aleksander Moisiu

Aktori shqiptar Aleksandër Moisiu
në rolin e Hamletit, princit të Danimarkës

Odissea - Bekim Fehmiu

Aktori shqiptar Bekim Fehmiu
në rolin e Odiseut mitik grek

Janë pastaj vëllezërit Belushi, Xhoni (1949-1982) dhe Xhemsi (1954), të cilët u shquan në disa lëmi të

aktrimin që në moshën 12 vjeçare, për të qenë yll në filmin amerikan më pastaj.[16]

Në ShBA shquhej aktorja e re, Elena Qirici (1925);[17] Sandra Bullok (1964) është yll filmi, nga nëna gjermane dhe babi shqiptar;[18] refugjati i 1990, Kasem Hoxha, u bë aktor i famshëm në Gjermani,[19]  aktorja Laureta Meçi (1977) nga Zagoria, korri sukses në filmin amerikan[20] si edhe Masiela Lusha (1985) ka bërë emër në filmografinë amerikane.[21] Edhe ylli i Holivudit, Roberto de Niro (1943) nga Nju Jorku, që kishte deklaruar rrënjët shqiptare,[22] pastaj të të njëjtit gjen janë Pjetër Malota (1965) nga Malësia, po ashtu ishte i suksesshëm,[23] Victor Gojcaj (1983) nga Detroiti,[24] Pol Valker (1973) aktor shqiptaro-amerikan nga Kalifornia,[25] djali i Xhemsit, Robert Belushi (1980),[26] djali i Bekimit, Uliks Fehmiu (1968),[27] Evis Xheneti (1979) nga Tirana,[28] Dritan Biba (1974)[29] nga Tirana; aktorja shqiptare Greta Zenelaj dhe Praq Rado, me prejardhje shqiptare, kanë realizuar disa filma të suksesshëm.[30] Në Kanada ka nisë karrierë edhe regjisori shqiptar Pol Kurti dhe aktori i ri, Shpend Xani.[31]

Aktorja e re Xhilda Lapardhaja (1982) nga Berati, në Itali ka korrur shumë suksese në këtë lëmi.[32] Edhe aktori i famshëm italian, Mikele Plaçido, pranon rrënjët familjare arbëreshe.[33]

Edhe në Rumani, përkatësisht në Teatrin Kombëtar të Bu – kureshtit, u dalluan aktorët shqiptarë Tanci dhe Kiril Ekonomi. Veç këtyre, ishte i dalluar edhe në film aktori Kristaq Antoniu (1909-1979), korçari i cili kishte mbaruar Akademinë Mimodramatike të Bukureshtit.[34] Një tjetër aktor nga rrënja shqiptare, Ion Karamitru (1942), ka bërë emër po ashtu në teatrin dhe filmin rumun.[35]

Ndërsa, në teatrin e Stambollit ishte shquar aktorja shqiptare nga Shodra Halide Piskina (1906-1959), e cila shkëlqeu edhe më tepër në kinematografinë turke të kohës.[36] Po ashtu ishte edhe një shqiptare tjetër që kishte bërë emër në këtë art në Turqi, është fjala për Adile Nashi (1930-1987), e lindur në Stamboll. Këto dy aktore interpretuan herë-herë së bashku.[37].

ndërsa që kohëve të fundit aktori i famshëm në Turqi, Halit Ergenc, kishte deklaruar prejardhjen shqiptare.[38]

Aktori i dramës franceze është Rexhep Mitrovica (1959), nipi që trashëgoi emrin e gjyshit atdhetar.[39] Po ashtu emër ka bërë edhe regjisorja shqiptare Liri Begeja.[40] Në një film të Begesë interpretoi edhe aktori Timo Flloko.[41]

Shqiptarja tjetër, Evgjeni Thanasi (1897-1966), e lindur në Bukuresht të Rumanisë, është e njohur në fushën e artit e shtatë me emrin Genica Athanasiou.[42]

Aktori nga Prishtina, Abdurrahman Shala (1925-1994), veç në filmat shqiptarë të Kosovës, kishte interpretuar edhe në filmat jugosllavë.[43] Edhe aktori tjetër i talentuar, Faruk Begolli (1944-2007) nga Peja, kishte interpretuar në dhjetëra filma jugosllavë dhe në një film rus.[44] Ndërsa që aktori Enver Petrovci (1964), pos në teatrin e Beogradit, kishte luajtur në disa filma shqiptarë dhe jugosllavë.[45]

Luan Bexheti (1972) nga Odra e Tetovës u bë emër i njohur në filmin amerikan.[46] Edhe aktori tjetër shqiptar, Agim Biberaj (1965), në SHBA ka bërë emër në film.[47]

Enver Gjokaj (1980) është dëshmuar në serialet televizive amerikane[48] së bashku me Agim Kabën (1980), i cili ka dëshmuar talent autorial në filmin amerikan.[49] Ndërsa Blerim Destani, që është i lindur dhe jeton në Gjermani, ka interpretuar në disa filma të huaj.[50]

Arben Bajraktari (1974), i cili jeton në Francë, ka interpretuar në 12 filma dhe në disa seri televizive.[51] Ariot Myrtaj (1984) nga Prishtina ka interpretuar në disa filmin kanadez.[52] Balerini Kledi Kadiu (1974) sukeseshëm u paraqit edhe në film,[53] ndërsa që një regjisor aktual në Francez, Enki Bilali, është shqiptar.[54]

Premtim Plakolli është aktor nga Kosova që u shqua në teatrin e Viktorias.[55] Aktorja Valbona Çoba tregoi sukses në filmat e Hollyëoodit.[56] Eshref Durmishi nga Mitrovica, ka interpretuar rolin kryesor me emrin Eduard, një film greko-gjerman, me të njëjtin emër,[57]ndërsa Sonila Vjeshta nga Berati që herët ka dëshmuar talentin e saj në filmat e huaj.[58]

Emër që premton është ai i Albin Hisku-Keune, i cili shënon suksese në serialet gjermane.[59] Drenicakja Xhesika Mulliqi ka interpretuar në filmin amerikan “Haunted hollday”.[60] Nik Xhelilaj ka debutuar suksesshëm në filmat evropian, duke qenë edhe fitues festivalesh.[61] Edhe Anita Berisha (1986), është bërë e famshme në serialin kroat.[62]

Arta Dobroshi (1980) është një aktore e talentuar nga Kosova, e cila ka hyrë me seriozitet në kinematografinë europiane.[63] Krahas kësaj, me sukses po interpreton në film e teatër edhe aktori tjetër, po ashtu nga Prishtina, Alban Ukaj (1980).[64] Luli Bitri[65] po korr suksese në filmin italian. Xhimi Tihovci nga Dumnica e Podujevës, ka interpretuar në disa seriale angleze.[66] Fortesa Hoti (1990) nga Polaci i Drenicës është një aktore e dëshmuar në TV e Suedisë.[67] Elton Ndrecaj (1978) nga Shkodra, pos  tjerash, u dëshmua edhe në film.[68] Së fundi në filmin italian aktori Endrit Bejleri.[69] Edhe dy regjisorë shqiptarë dëshmuan veten në filmografi, si Pirro Milkani[70] dhe Gjon Kolëndrekaj.[71]

Në Gjermani i riu nga Prishtina, Albert Jashimi, është dëshmuar si aktor në dy filma,[72] ndërsa në Turqi  dëshmohet aktorja shqiptare Almeda Abazi[73] si dhe aktori nga Shkupi, Luran Ahmeti.[74] Po ashtu, Artan Telçiu nga Dibra e Madhe, me banim në SHBA, është dëshmuar talent në botën e filmit, duke qenë pjesë e serialeve dhe filmave amerikanë.[75] Në serialin “Skyline” interpreton edhe aktori shqiptar Ilir Rexhepi.[76]

Aktori shqiptar, Aleksandër Rrapi, kishte luajtur në serialin grek.[77] Një emër fare i ri është ai i Val Malokut nga Gjakova, i cili pati shumë sukses deri në Holivud, në një film të huaj.[78] Po ashtu, aktori Astrit Alihajdari nga Istogu, i cili emigroi në Austri, ka shkëlqyer në shumë filma gjermanofonë.[79]

Por, të famshmit e përjetshëm të skenës teatrore dhe filmike botërore, Aleksandër Moisiu dhe Bekim Fehmiu, për çudi kanë ngjashmëritë dhe dallimet e tyre, si në jetë ashtu edhe në anën profesionale të tyre, që na bëhet se janë me interes për t’u ditur.

Aleksandër Moisiu (2 prill 1879 – 22 mars 1935)[80] është shqiptar nga babai Moisi Moisiu nga Kavaja dhe nga nëna arbëreshe, Amalia de Rada, i lindur në Trieste, ku kishte emigruar i ati. Ishte më i vogli në familjen shumanëtarëshe, prej tetë motrash e vëllezërish (Konstandini, Dantja, Sofija, Irena, Fania, Elvira, Milania dhe Aleksandri). Shkollimin fillor e kishte bërë në Durrës, ndërsa atë të mesëm në Grac të Austrisë, ndërsa që ishte regjistruar në Konservatorin Muzikor të Vjenës, por nuk kishte dhënë sipas profesorëve shenja të talentit dhe e kishte ndërprerë. Por, pa ndonjë shkollim teorik profesional, pos dhuntia dhe përkushtimi i tij bëri që të bëhet i pazëvendësueshëm dhe i përjetshmi në skenat botërore.

Ishte i martuar me aktoren gjermane Johana Tervin. Gjatë jetës së tij interpretoi më se 183 role[81] në Burg Teatrin e Vjenës. Pat regjisorë të famshëm të tetarit, të cilët edhe e çmuan shumë, si Maks Reinhard, pastaj aktorin me famë Albert Baserman e tjerë. Interpretoi role të para, me ndjenjë dhe përjetim të jashtëzakonshëm, duke i lënë të mahnitur spektatorët anë e kënd botës. Madje disa nga rolet e tij u luajtën deri në 100 herë. Po e zëmë, ‘Hamletin’ e shfaqi nëpër vende të ndryshme të botës. Veç kësaj ai luajti edhe në 16 role filmash,[82] që aso kohe ishin pa zë, me përjashtim të tre të fundit (“Lozha e mbretit”, “Mbretëresha e klubit të natës” dhe “Lorenco de Mediçi”).

Vdiq në skenat e teatrit nga tuberkulozi. Kremimi i kufomës i ishte bërë në Vjenë, ndërsa varri i tij është në breg të liqenit të bukur në Lugano të Zvicrës.

Ai interpretoi në disa gjuhë, si në gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Vazhdimisht e përsëriste përkatësinë kombëtare shqiptare, me një krenari të theksuar. Në vërejtjen që i ishte bërë pse nuk e ke theksin tamam të gjermanishtes, duke aluduar në pengesën e gjuhës amtare italiane, ai ndër të tjera, thotë: “Babai im është shqiptar dhe nëna ime është shqiptare nga arbëreshët. Shikon, pra, që gjaku im i përket origjinës sime dhe origjina është ajo që thotë fjalën e fundit.”[83]

Arti dramatik ishte qenë shkaku që ai të interpretonte dhe të ishte në Vjenë, Paris, Romë, Berlin, Stokholm, Pragë, Cyrih, Kopenhagë, Bukuresht, Londër, Milano, Çikago, Stamboll, Kairo, Moskë, Leningrad, Kiev, Nju Jork, Tokio, e tjerë.

Ajo që ia dha famën tej kohore dhe tej hapësinore është aktrimi gjenial në teatër.

Bekim Fehmiu (1 qershor 1936 – 15 qershor 2010),[84] është djali i Ibrahim Fehmiut dhe Hedije Xërxës nga Gjakova. Ka lindur në Sarajevë, ku ishte deportuar dhun- shëm e gjithë familja e tij për shkaqe politike. Është nga një familje shumanëtarëshe, prej tetë motrash e vëllezërish (Besa, Shpresa, Bashkimi, Arsimi, Fatmiri, Afërdita, Luljeta dhe Bekimi). Shkollimin fillestar dhe të mesëm e ka mbaruar në gjuhën shqipe në Prizren, ndërsa studimet për aktrim në Akademinë e Artit Dramatik në Beograd. Ishte i martuar me aktoren serbe Branka Petriq. Është shquar si aktor teatri në fillim, por zulmëmadh ishte bërë në ekranin e madh të filmit. Ka interpretuar në më se 40 drama të autorëve jugosllavë dhe botërorë dhe në mbi 50 filma. Rolet e tij filmike ishin perla interpretative që edhe sot studiohet dhe shquhen në artin e shtatë. Ka përfunduar jetën me vetëvrasje në Beograd. Kremimi i është bërë po atje, kurse urna i është derdhur në lumin Lumbardh të Prizrenit.

Ka interpretuar në gjuhën shqipe, angleze, serbo-kroate, rome, turke, spanjolle dhe italiane.

I ka rënë të bashkëpunoi me shumë emra të shquar të aktrimit dhe regjisurës botërore. Aktrimi filmik e kishte shpënë në shumë qytete të botës, si në Romë, Paris, Pragë, Beligrad, Nju Jork, Kanë, Kajro, Liban, Berlin, Londër …

Famën e përjetësisë artistike Bekim Fehmiut nuk ia kishe dhënë teatri, por filmi.

Vazhdimisht e përsëriste përkatësinë kombëtare shqiptare, me një krenari të theksuar. Një gazete italiane, ndër të tjera i thotë: “Nuk kam qenë i detyruar të fsheh origjinën time shqiptare, e kur kam shkuar në Beograd më 1957, më është dashur ta mësoj më mirë serbokroatishten për të hyrë në Akademi…”[85]

Varri i tij është i shtrirë kontinenteve, ngase urna e tij është hedhur në Lumbardh të Prizrenit.

Ngjashmëritë e tyre janë përkatësia e njëjtë kombëtare, lindja dhe jeta e të dyve jashtë trojeve etnike, të qenit me nga tetë fëmijë në familje, fama e tyre e fituar në skenat e huaja e asnjëherë në ato vendore, por edhe përfundimi i jetës ishte shumë i përafërt.

Që të dy janë njohur, janë martuar dhe kanë punuar me koleget, aktoret Tervin, përkatësisht Petriq.

Kudo që ishin dhe sa herë që iu dha rasti që të dy e përmendën me ngulm përkatësinë e tyre kombëtare shqip – tare, duke e ruajtur në çdo moment, me çdo kusht edhe krenarinë antike, e cila ishte reflektuar në karakteret artistike që i interpretuan. Ata, me gjithë qenien, ishin misionarët e shqiptarizmës në përmasa botërore, të cilën gjë nuk mund ta bënte asnjë formë tjetër e aktivitetit, në kohën kur ne ishim anonim fillimisht dhe të injoruar në kohët më të vona.

Që të dy, si artistë të jashtëzakonshëm, në përmasa botërore, artin e kishin si manifestim të afrisë dhe dashurisë mes njerëzve. Këtë e kanë deklaruar që të dy. Edhe kjo ua shton tej mase forcën e brendshme njerëzore mbi fatke -qësinë e krijuar nga shkatërrimtarët e njerëzimit.

Moisiu kishte kundërshtuar dhunën e manifestuar gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërsa Fehmiu kishte manifestuar protestën artistike, me ndërprerje aktrimi demostrativisht, në qendrën e pjellës të së keqe për shqiptarët, për njerëzimin, ngase ajo patjetër manifestohet dyanshëm, në njëfarë forme.

Kjo veti zemërgjerësie dhe revolte është burimore etnike shqiptare, e manifestuar jo njëherë dhe jo vetëm nga një person. Forca e karakterit, e rrallë te shumë njerëz në botë, është privilegj vetëm i gjenive, kësaj radhe të artistëve të skenës.

Që të dy aktorët, anipse e kishin përgatitur me përkushtim si gjithherë rolin e dramës së fundit, që të dy edhe e kishin ndërprerë dhimbshëm.

Aleksandër Moisiu i ishte përkushtuar rolit kryesor në dramën e Luigji Pirandelos “Nuk e di se si”, por, në kohën kur duhej të aktronte në skenë, kishte vdekur nga sëmundja. Ky ishte angazhimi i tij i fundit artistik dhe jetësor.

Edhe Bekim Fehmiu e kishte përgatitur me përkushtim dy rolëshin Lenin-Stalin, në dramën e Anjet Plejel “Madam Kolontajn”, të cilin e kishte ndërprerë në kundërshti të dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ky ishte roli i tij i fundit në jetën artistike.

E, ajo që i dallon artistikisht është se, i pari, Aleksandër Moisiu, famën e kishte vetëm nga skena e teatrit, ani pse edhe në fillimet e xhirimeve filmike kishte shkëlqyer në disa role.

Bekim Fehmiu famën e fitoi nga skena e madhe e filmit, ani pse edhe në teatër kishte qenë tepër i vlerësuar nga kritika dhe i adhuruar nga shikuesit.

Aleksandër Moisiu kishte interpretuar në Burgteatër të Vjenës, në Teatrin e Pragës, të Ostendes, të Berlinit, të Mynhenit, ndërsa që Bekim Fehmiu kishte interpretuar në Tetarin Amator të Prizrenit, në Teatrin e Dramës së Beogradit, në Atelje 212 dhe Teatrin Jugosllav të Dramës.

Dinamika e punës së tyre ishte e jashtëzakonshme, që vështirë të përballohej nga ndonjë tjetër, me synimin e përhershëm që të mos ulet cilësia interpretative. Biografët tregojnë se A. Moisiu kishte interpretuar 16 role në teatër vetëm brenda vitit 1903, shtatë brenda vitit 1904, tetë brenda vitit 1906 e kështu me radhë. Edhe aktori i famshëm Bekim Fehmiu kishte luajtur në katër filma brenda vitit 1965, katër filma brenda vitit 1966, pesë filma brenda vitit 1974, shpesh duke e lënë xhirimin në një projekt për të kaluar në tjetrin, përkohësisht. Kjo krijonte një vështirësi të jashtëzakonshme për natyrën e punës në film, kur duhej ndërruar vendet, skenat, hapësirat xhiruese, edhe nëpër shtete të ndryshme, larg nga njëri-tjetri me qindra kilometra.

Moisiu bëri ‘vetëvrasje’, duke mos u kujdesur për ta shëruar vetën, edhe pse e dinte se është aq i sëmurë, sikur e kishte lodhur kotësia e jetës së rëndomtë. E, po ashtu, edhe Bekimin e lodhi kotësia e jetës së rëndë për çka e përfundoi dhimbshëm. Mbase kjo është tragjikja e gjenialëve,[86] që, kur kalojnë në piedestale dhe përjetojnë gjithçka të mundshme nga kjo jetë, hidhësitë dhe kënaqësitë, zbrastësia  e thellë ua afron ikjen sa më të shpejtë, tragjike. Dhe, së fundi, që të dy i kremuan.

Për të dy janë krijuar poezi përkushtuese, duke ua vënë në spikamë madhështinë e tyre artistike, por me ngulm edhe përkatësinë e tyre kombëtare, që e shtonte edhe krenarinë shqiptare. Për Aleksandër Moisiun, thuhej në një poezi,

            Askush nuk e dinte se prej nga ishte
            Pikoi nga qielli a prej tokës kishte dalë!
            Kurrë Praga këso Lisi nuk pa e s’kishte,
            Kush mund ta dinte nga erdhi kjo farë?
            Se në Djepin e Pragës ishte mbjellë;
            Lisi i Parë Rilindas  S h q i p t a r![87]

Ndërsa që poetja tjetër, me një adhurim-përkushtim, e portretizon artistikisht dhe bindshëm Moisiun e madh, duke zgjedhur fjalët dhe duke e mbushur poezinë me faktografi nga realiteti artistik e jetësor i tij.

Ç’ishte ai zë që nuk huajte,
                    Ai shpirt që nuk t’u prish?
                    Ata sy të mëdhenj plot melankoli?
                    Ishte malli i Atdheut që t’i mbushte plot,
                    O zog shtegtar, Moisi.[88]

Po ashtu edhe për aktorin tjetër famoz, Bekim Fehmiun poetët prekën këto fakte, artistiken dhe kombëtaren.

             Sa rëndë po shkel gjurmëve tua të rinisë
             Plot art Parisi e Londre varur mbi supe
             Ti asht i vjetër, fole arti plisbardhësh
             Gjenerata tullace e di peshën e hapave tu
             Dhe hijes sate i përkulet sa herë të sheh
             Duke përftuar rrugëve baltike të Prishtinës
             Të cilës sa e sa herë i solle erë Holivudi
             Ti emblemë krenarie, Isak i skenës shqiptare [89]

I njeti adhurim-përkushtim është edhe nga një poete tjetër, e cila shkon aq larg, sa gjithçka të tijin ka dëshirë ta ketë edhe pjesë të trupit të saj, të qenies së saj.

Prizrenin e vizitoj
                    Me një gotë të zbrazët
                    Në lumin e Drinit të Bardhë
                    Lumbardh
                    Gotën e mbushi me ujë
                    Dhe lutem që të qëllojë
                    Një grimcë hiri
                    Nga trupi yt[90]

Fjala e përzgjedhur poetike thotë më shumë se mijëra fjalë deklarative për këta dy personalitete të njëhershëm të kulturës së përbotshme.


[1] Shih Donat Kurti O.F.M.: Kinematografi e na Shqyptarët, Hylli i Dritës, Shkodër, vj. XI, nr. 9, shtatuer 1935, f. 438-446

[2] Fillimi i teatrit në Shqipëri duhet kërkuar si fillesë diletante në shek. XIX, përkatësisht vitin 1874, kur Koto Hoxhi përgatiti shfaqjen e parë me disa studentë. Tek më 1909 në Gjirokastër u dha shfaqja e parë, “Besa” e Sami Frashërit, në organizim të M. Gramenos, M. Qullit, I. Hurit, H. Mosit etj.; më 1910 në Delvinë përgatitët “Dashuri e Mëmëdheut” shkruar nga Namik Delvina, etj. Ndërsa Tetari Kombëtar është themeluar më 24 maj 1945. Gjerësisht. shih Flori Sllatina: 60 vjet Teatri Kombëtar, Tiranë 2005, f. 7-8

[3] Edhe në Kosovë, në vitin 1922 në Prizren, nga shoqëria ‘Zonja Ndihmëtare’ e Seminarit katolik, përgatiste edhe pjesë teatrale, kur ishte shfaqur “Gjenovefa” e Schmidit, në përgatitje të Lazër Lumezit, për të vazhduar edhe me tjera. Gjerësisht shih Selajdin Krasniqi: Jehu i Talias, Prizren, 2009, f.73-86; por Teatri profesionist, i quajtur Krahi – nor, është formuar si institucion më 1945 me seli në Prizren dhe nga 1948 kalon në Prishtinë. Më gjerësisht, shih Qemal Sokoli: Monografia e Teatrit Kombëtar të Kosovës 1945-2005, Prishtinë 2006, f.12-13

[4] Kinematografia shqiptare e institucionalizuar është edhe më e von – shme. Kinostudioja ‘Shqipëria e re’ është themeluar më 10.VII. 1952, ndërsa që në Kosovë “Kosova filmi” është themeluar më 28 .II. 1968.

[5] Vangjel Moisiu&Esat Oktrova: Aleksandër Moisiu, Tiranë 1980, f. 3

[6] Shih Abaz T. Hoxha: Shqiptarët në kinematografinë shqiptare, Tiranë, f.25-50; Eqrem Zenelaj: Jeta dhe veprimtaria e aktorit më të madh të shekullit XIX-të, Aleksandër Moisiut, sipas burimeve gjermane, Albanica ekskluzive, nr. 67, Prishtinë 2007, f.  91-94

[7] Po aty, f. 223-247

[8] Prof. dr. Vladimir Stojanović: Tragedija genija, IV preštampano izdanje, Beograd-Zagreb 1990, f. 27

[9] Për informim për të gjithë ata, shih: Sinan Gashi: Mençuria iliro-shqiptare nëpër botë, Prishtinë 2007

[10] Vëllezërit Manaqi, Janaqi (1878-1940) dhe i vëllai Miltiadhi (Milto)  (1882-1964) ishin nga Avdela shqiptare, tashti nën Greqinë. Ata ishin fotografët dhe kineastët e parë në Shqipëri dhe në Ballkan. Ata, me kamerën e tyre, bën xhirime të rëndësishme me vlerë historie që nga viti 1905, kur xhiruan filmin dokumentar “Tjerrëset”. Filmat në vijim ishin “Lojna e kostume popullore” (1906) dhe “Patriotë të varur nga pushtuesit” (1907). Ata bën edhe xhirimin e Kongresit të Alfabetit të shqipes në Manastir, më 14-22 nëntor 1908, pastaj xhiruan Ata Turkun, dhe personalitet e tjera të rëndësishme të kohës. Ajo që ka rëndësi të veçantë, është se gjithë fotoportretet e shkrimtarëve të traditës shqiptare, duke filluar nga Gj. Fishta. B. Topulli, M. Grameno, N. Mjedja, Gj. Qiriazi, M. Logoreci, Th. Avrami, Th. Gërmenji, H. Mosi e dhjetëra të tjerë, janë bërë nga ata. Gjerësisht, shih Abaz T. Hoxha: Shqiptarët në kinematografinë botërore, Tiranë, f. 73-119

[11] Shih Abaz T. Hoxha: Shqiptarët në kinematografinë botërore, f. 15

[12]  Melina Merkuri, figurë e rëndësishme e kulturës, muzikës dhe e filmit grek, është nga shqiptarët e Greqisë. Disa nga filmat ku interpretoi ajo, janë “Stella” (1955), “Dänon Ëeib” (1957), “Phaedra” (1961), “Topkapi” 1967), e tjerë. Gjerësisht, shih Abaz T. Hoxha, vep. cit., f.367-372

[13] Irena Papas ishte arbërore. Ajo kishte luajtur në filmat që e përjetësuan artistikisht, si: ”Nekri Politeia” (1951), “Le infideli” (1953), “Laskarina Bubulina” (1959), “Z’ (1969), “The Trojan Ëomen” (1971), “The deserter” (1983), “Odyssey” (1997), “Un film Parlado” (2003) e të tjerë. Shih Sinan Gashi, art.cit., f. 20; Abaz T. Hoxha, vep.cit, f.379-389

[14] Sten Asllan Dragoti, nga Dragoti i Tepelenës, në SHBA kishte lënë nam, kryesisht si regjisor i filmave. Disa nga filmat e tij janë: “Nece – ssary Roughnnes”, “She’s out of Control”, “The Man vith One Red Shoe”, “Mr. Mom”. “Love at First Bite”, “Dirty Litle Billy”, e tjerë., Më gjerësisht, shih: Abaz T. Hoxha, vep.cit, f. 177-204; Stan Dragoti: Suksesi im në Hollivud, Epoka e re, Prishtinë, 5 shtator 2001, f.17

[15] John (Xhon) Belushi u shqua si regjisor, aktor dhe këngëtar. Ai interpretoi në teatër role të ndryshme deri te Hamleti, ndërsa që në film mbeti kujtesë artistike në “Animal huse”, “His childhood friends”, “Year 1941” e tjerë. Vëllai i tij, James (Xhim) Belushi (1954) edhe sot është ndër më të famshmit në Hollivud. Ndër filmat e tij do i përmendim “Jerri Lee”, “Mr. Detin”, “Detion Hero”, “Taking Care of Business”, “Traces of Red”, “Ëild Palmes’ e tjerë. Gjerësisht, Sinan Gashi: Aktorët me rrënjë shqiptare në teatrin dhe filmografinë botërore, Bota sot, Prishtinë, 31 mars 2003, f.16-17; A.Xh.: Shkëlqimi në ‘About last nicht’, shqiptari që i dha jetë artit të filmit-Xhon Belushi, Bota sot, Prishtinë, 25 shkurt 2001, f. 16-17; Kush ishte John Bellushi-aktori me prejardhje shqiptare, Koha për TV, Prishtinë, f. 10-11, Abaz T. Hoxha, vep.cit., f. 249-271; Beqir Sina: Artistët shqiptarë pushtojnë skenat amerikane, Bota sot, Prishtinë, 13 prill 2002, f. 16-17; Rikthimi i Jim Belushit, Lajm, Prishtinë 9 qershor 2007, f. 12-13

[16] Eliza Dushku herët dëshmoi talentin e saj, që kur u paraqit në rolin kryesor në filmin “That Night”, për të vazhduar më tej me “Paloma”, “This Boy’s Life”, “True Lies” “The Hallmark”, “Bye, Bye, love”, “Race the Sun”, “Buffy the Vampire Slayer” e tjerë. Më gjerësisht, shih: Kolec Traboini: Eliza shqiptare e Hollivudit, Bota sot, Prishtinë, 17 shtator 2000, f.15; Sinan Gashi: Aktorët me rrënjë shqiptare në tetarin dhe filmografinë botërore, Bota sot, Prishtinë, 31 mars 2003, f.16-17; A.T. Hoxha, vep.cit., f. 299-327

[17] Elena Qirici interpretoi që kur kishte vetëm 14 vjet moshë. Disa nga filmat e saj janë: “Follie di Broduej” (1936), “Ëoman of the Year” (1942),  e tjerë., Gjerësisht shih: A.T. Hoxha, vep.cit, f. 163-176

[18] Sandra Bullok u bë yll filmi me interpretime në shumë filma, si “Hangmen” (1987), “Ëho Shot Patakango?” (1989), “Demolition Man” (1993), “Speed” (1994), “Practical Magic” (1998), “Grash” (2004), “The Lake House” (2006) e tjerë. Gjerësisht, po aty, f. 401-409

[19] Kasemi ka interpretuar në 4o role, ndër të cilët  në ‘Tatort-Operation Hiob’, ‘SOKO Ëien/Donau’, ‘Ëir müssen reden’, ‘Zelle’, ‘Ein Fall für Zëei’ etj. Zëri, Prishtinë 29 gusht 2010, f. 17

[20] Laureta Meçi interpretoi në “Shadoë kill”, “Stargate”, “Battle Star Galactica”, “Andromeda” etj. Më gjerësisht, Abaz T. Hoxha, vep.cit., f. 277-269; Beqir Sina: Laureta Meçi, aktore shqiptare në kinemato – grafinë amerikane, intervistë, Bota sot, Prishtinë, 14 qershor 2005, f.26

[21] Masiela Lusha ka interpretuar në disa filma, ndër të cilët “Father’s  Love” (2000), “Summoning” (2001), “Las Muertas de Juanrez” (2002), “Cherry Bomb” (2004), “Nuertas” (2007), etj. Gjerësisht, A.T. Hoxha, vep.cit,, f.329-343; Shpend Çoçaj: Masiela Lusha në përqafim të atdheut, Lajm,Prishtinë, 3.VIII.2007, f.22;Shih Bardhyl Suma: Masiela Lusha e suksesshme në Hollivud, Bota sot, Prishtinë, 6 tetor 2005, f.21

[22] De Niro ka luajtur në dhjetëra filma, ndër të cilët: “Hands of Stone, “Las Vegas”, “Killer Elite”, “Grudge Mato” etj. Shih, ëëë.imdb.com

[23] Malota ka interpretuar në “Vampire of Hollyëood”, Love and Honor”, “The Maul”, “Trust” etj. Shih, ëëë.imdb.com

[24] Gojçaj ka luajtur në “The Taking of Pelham”, Unstoppable” etj. Shih, ëëë.imdb.com

[25] Është parë në “Brick Mansions”, “Takers”, “Fast Five” etj. Shih, ëëë.imdb.com

[26] Ndër filmat e tij, janë: “Heebie Jeebies”, “One Small Hitch”, “The Defenders” etj. Shih, ëëë.imdb.com

[27] Uliks Fehmiu luajti në “Ustanička ulica”, “Ëhite Ëhite Ëorld”, “L… Like Love” etj. Shih, ëëë.imdb.com

[28] Evisi aktroi në “Medium”, “My Sexiest Year”, “My Ëife and Kids” etj. Shih, ëëë.imdb.com

[29] “La fuga” (tv serial), “Hospital Centrel” (Bullgari), “La última guardia” (Itali) etj. Shih, ëëë.imdb.com

[30] Greta ka 10 vite që jeton në ShBA, e cila pas disa filmave dhe skenarëve filmikë, ka tërhequr vëmendjen e komunitetit kinematografik edhe në Hollyëood. Në Festivalin e Filmave në Neë York ka fituar çmim për komedinë më të mirë, për filmin “Ëhat do i do noë?, e po ashtu është paraqitur edhe në “Golden Globe Aëards” në Los Angeles. Praq Rado është aktor me prejardhje shqiptare. Deri më tani ka marrë pjesë në shumë filma, disa edhe në rolet kryesore. Së fundi ka marrë pjesë në filmin “Dreaming Amerikan”. Shih Gazeta Panorama, në http://ëëë.albanianpersonals.net/albanian_ëebcams.html

[31] Paulini pos disa filmave të shkurtër, si “Restless Ëanderer” e tjerë, që janë shfaqur e kanë fituar çmime, ai ka xhiruar një film të suksesshëm “Right To Love”, që u shfaq në dhjetor 2012 në Neë York. Një nga rolet me rëndësi e luan edhe Shpend Xani. Shih Nora Kalaja: Ëndrra e Paulin Kurtit që një ditë të bëjë një film për gjyshen e tij, Bota sot, Prishtinë12 shkurt 2013, f. 20-21

[32] Xhilda Lapardhaja ka aktruar në disa filma, siç janë: “Prima del tramonto”, “Il Ritorno”, “Giornalisti”, “Un posto al sole”, “Madre come te” e tjerë. Gjerësisht, Abaz T. Hoxha, vep.cit, f.353-359

[33] Ad.(mirina) Pe.(çi): Aktori pranon rolin e kontit çek dhe deklaron rrënjët e tij arbëreshe, Bota sot, Prishtinë, 22 korrik 2005, f. 22

[34]  Kristaq Antoniu kishte interpretuar në 11 filma rumunë, ndërsa që në filmat “Iancu Jiano”, “Mayor Murra”, “Hajducii”, “Ciocitti”, ishte në rolet kryesore. Po ashtu Antoniu kishte interpretuar edhe në filmin francez “La premiére flaute”. Gjerësisht, shih: A (Luigj Naraçi): Artisti shqiptar K. Antoniu në kryeqytet, Besa, Tiranë, 9 nëntor 1932; Sinan Gashi:  Mozaiku artistik 1930-1939, Prishtinë 2008, f. 203-204; Abaz T. Hoxha, vep. cit., f.147

[35] Ion Karamitru i lindur në Bukuresht nga babai korçar, pasi kishte mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura, për tri dekada aktroi në teatrin ‘Bulandra’, ndërsa që ka interpretuar në 50 filma rumunë dhe 10 filma në perëndim, gjatë viteve ’90. shih Fiqiri Sejdiaj: Aktori që udhëhoqi një revolucion, Albanica ekskluzive, nr. 7, Prishtinë 2000, f. 86-89

[36] AShSh: Historia e popullit shqiptar,  III, Tiranë 2007, f. 532-533; Kolec Traboini: “Shkodranja aktore e pare e Turqisë”, Bota Sot, Prishtinë, 3 gusht 2014

[37] Kolec Traboini: “Shkodranja aktore e pare e Turqisë”, Bota Sot, Prishtinë, 3 gusht 2014

[38] Halit Ergenc u shqua së fundi me serialin “Sylejmani i Madhëri – shëm”, shih Hali Ergenc: Unë kam gjak shqiptar, Nacional, Tiranë, 17-24 mars 2013, f. 23

[39] Rexhep Nexhat Mitrovica, i lindur në Paris, ia trashëgoi emrin gjyshit, i cili kishte jetuar gjatë viteve 1888-1960, figura atdhetare, si pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës (1912), ministër i Arsimit (1921), kryeministër i Shqipërisë (1943). i cili mu për ata iu deshtë të përjetonte kurbetin. Ai u bë yll në skenën e Teatrin e Komedisë Franceze. Ndër veprat në të cilat ka interpretuar, janë: ‘Disparus’ (1998), ‘An air son pure’ (1997) USA, ‘Instict de l’ange’ (1993, ‘Juste avant l’orage’ (1992), ‘Note Bleue’ (1991), ‘Lorenzaccio’ (1990), ‘Elektra’ (1987), ‘Chateau’ (1984), ‘Roi Lear’ (1981), ‘The  Face Orpheus’  e tjerë. Shih Sinan Gashi: Aktorët me rrënjë shqiptare në teatrin dhe filmografinë botërore, Bota sot, Prishtinë 31 mars 2003, f. 20-21; Fazli Hajrizi: Rexhep Mitrovica, gjeniu i skenës së Parisit, Albanica ekskluzive, nr. 87, Prishtinë 2009, f. 101-103

[40] Liri Begeja është regjisore e filmave ftancezë, si “Avril brisé” (1897), “Loin des barbares” (1994), “Chang time” (2001), “Sans toi” (2004) e tjerë. Shih Marin Haxhimima: Jeta ndryshe e Liri Begesë. Koha për kulturë, Prishtinë, 12 janar 2002, f.V; Artistët në një tjetër prizmë, Bota sot, Prishtinë, 25 shtator 2005, f.18

[41] Timo Flloko, veç tjerash, kishte interpretuar edhe në filmin  francez “Loin des barbares”., por edhe në atë amerikan.

[42] Evgjeni Athanasi, pas shkollimit profesional në Paris, bëri emër dhe interpretoi në filmat “La Comte Kostia” (1925), “La  Coquille et le Clergyman” (1928), “Maldone” (1928), “La merveilleuse vie de Jeanne d’Arc” (1929), ndërsa që ajo ishte bërë emër edhe në filmin anglez, si në “The machine of security” (1933), “Colomba” (1933), rolin e Kolombes,“Don Quichotte”(1933),“Monte Christ’s Conte” (1954, rolin e Fatimes, “Les celebataires” (1962). Shih, Ukshin Zajmi: Evgjeni Athanasi–aktore e (pa)njohur shqiptare,Zëri,Prishtinë,21.XI.2009, f.26

[43] Aktori Abdurrahman Shala ka luajtur ne filmat “Kapetan Leši” (1960), “Kozara” (1963), “Sutjeska” (1973), “Drviš i smirt” (1974), “Bitka na Neretvu” (1989), “Ëinoetou und das Halbblut Apanatchi”,  e tjerë.

[44] Ndër filmat e huaj ku interpretoi Faruk Begolli, janë: “Pogled na zenicu srca”, “Podne”, “Jutro”, “San”, “Bitka na Neretvu”, “Čuvar plaže u zimskom periodu” e të tjerë.

[45] Enver Petrovci ka interpretuar edhe në këta filma jugosllavë: “Slom” (1979), “Ti medjutim stojiš na velikoj reči” (1979), “Lazar” (1984), “Dvostruki udar” (1985), e të tjerë.

[46] Luan Bexheti ka lëvizur nga Norvegjia, Anglia e së fundi Amerika, ku është profesionalizuar pas mbarimit të institutit teatror “Li Strasberg”. Ka interpretuar suksesshëm në disa filma, si: “Doktor Ambedkar”, “Mollotov Samba”, Bitter Ëaves”, “Pompeo”, “The piano tuner”, “Kechup lend”, “Ciro” e tjerë. Shih Llukman Halili: Amerika është kuptim i jetës sime, ndërsa vendlindja është dashuria ime e shtrenjtë, Bota sot, Prishtinë, 5 tetor 2002, f.16-17; Gentian Minga: Shqiptari në Holivud, Bota sot, Prishtinë, 25 tetor 2005, f. 26

[47] James (Agim) Biberaj ka interpretuar në “Amongst Frieds”, “Made Man”, “The Sopranos”, “Analyze That”, “Sex and The City”, “The Brave One”. Shih Elvira Berisha: Aktori shqiptaro-amerikan James Biberi rrëfen për karrierën e tij dhe kthimin në Kosovë pas 40 vjetësh, Koha ditore, Prishtinë, 11 shtator 2009

[48] Gjokaj deri tani suksesshëm ka interpretuar në “The for Love”, “Vegas”, “The Avengers”, “The Book of Daniel”, “Taking Chance”, “Dollhouse” shih Enver Gjokaj përkrah Eliza Dushkut, Kosova sot, Prishtinë, 20 pill 2008, f. 19; shih, ëëë.imdb.com

[49] Është i lindur në Neë York nga prindër shqiptarë. Ai debutoi suksesshëm në serialin “As the Ëorld turns’, nga rrjeti televiziv CBS-, “Three ceilings”, “Talk about As the ëorld turns”. Shih Beqir Sina: Artistët shqiptarë pushtojnë skenat amerikane, Bora sot, Prishtinë, 13 prill 2002, f.16; Fazli Rrezja/Agim Hasani: Agimi shqiptar shkëlqeu përtej Atlantikut, Bota sot, Prishtinë, 28 shtator 2004, f. 30

[50] “The Truth About Men”, “Koha e kometës”, “Seperation City”. “At Uorld’s End”. Shih, Dalip Greca: Pas ‘Kohës së kometës’ së shpejti në një rol në Holluvud, Zëri, Prishtinë, 5 janar 2008, f. 29; B. Zyberi: Aktori Blerim Destani paraqitet në dy filma të huaj, Kosova sot, Prishtinë, 4 dhjetor 2008, f. 29: Elife Kurteshi: Kërkesa për ndryshimin e personazhit nga francezi në shqiptar, intervistë me aktorin Blerim Destani, Zëri, Prishtinë, 13 dhjetor 2008, f/ 26

[51] Ndër filmat që ka interpretuar Arben Bajraktaraj, janë “Liberté”, “Elle s’appelait Sara”, ndërsa që ka luajtur në filmin  “Harry Potter& The Order of Phoenix”. Shih Milot Hasimja: Artisti i gjendur i ‘Gjeneratës së humbur’, Express, Prishtinë 19 mars 2010, f. 21; Albulena Syla: Bajraktaraj merr bajrakun, Koha ditore, 25 gusht 2008, f. 21; Bajram Sefaj: Një film artistik francez me Arben Bajraktarajn, Albanica ekskluzive, nr. 93, Prishtinë 2009, f. 113-114

[52]  Ariot Myrtaj i cili është shpërngulur herët në SHBA, ka aktruar në filmat “Hydrogen”, “HEE”, “Virgin Mobile”, “My Destiny”. Shih Minire Berisha: Romeo i Ballkanit, Epoka e re, Prishtinë, 15 janar 2008, f. 18

[53] Ka interpretuar në filmin italian “La cura della gorilla” etj. Shih, Kledi Kadiu, balerini shqiptar, që po njihet në Itali edhe si aktor, Zëri, Prishtinë, 16 korrik 2007

[54] Enki Balili (1951) ka dëshmi të profesionit të tij. Shih Enki Bilali, regjisori i famshëm francez me origjinë shqiptare, Bota sot, Prishtinë. 27 qershor 2005, f. 17

[55] Me rolin e Brutit nga “Jul Qesari” i Shekspirit, vënë në skenë nga  regjisori Clayton Jevne, që u shfaq në teatrin “Saint Ann’s Academy” të Victoria, Plakolli mahniti spektatorët. Shih Susan Doën: Loja plot imagjinatë e Plakollit, Ekskluzive, nr.17, Prishtinë, shtator 2001, f. 113

[56] Valbona Çoba më se dy herë është paraqitur në filmin amerikan. Çoba në filmin “Hitch” të Ëill Smith, Koha për TV, Prishtinë, f. 9

[57] Bardhyl Sumaj: Eshref Durmishi me një rol kryesor në një film greko-gjerman, Bota sot, Prishtinë, 25 tetor 2006, f. 29; Milot Hasimja: Në lëkurën e Eduardit, Express, Prishtinë, 23 nëntor 2007, f. 21

[58] Sonila Vjeshta ka rënë në sy edhe te filmbërësit britanikë, kur edhe ka interpretuar në “Charlie Ëhite” dhe në një dramë në BBC, “Belonging”, etj., shih Sanila Vjeshta, shqiptarja e kinematografisë britanike, Zëri, Prishtinë, 10 maj 2008, f. 33

[59] Ky i ri, i cili që i vogël ishte shpërngulur në Gjermani, ka interpretuar suksesshëm në serialet “Lenzeri und Partner” (Sat 1, 29 prill 2008), pastaj në “Anëalt Alexander Hold”, “Teufel und Sein Frau” etj. Shih Albin Hisku-Keune, një shqiptar në serialet gjermane, Zëri, Prishtinë, 10 maj 2008, f. 33; Një shqiptar në serialet gjermane, Infopress, Prishtinë 6 maj 2008, f. 13

[60] B. Zyberi: Drenicakja, aktore në Amerikë, Kosova sot, Prishtinë, 13 nëntor 2008, f. 27

[61] Xhelilaj, pasi dëshmoi talent në filmin “Trishtimi i zonjës Shnajder” të Pirro Milkanit, “Gjallë” të Agim Minarollit, ai pati sukses në filmin “Albanen” të gjermanit Johanes Naber, me të cilin fitoi Çmimin special nga juria në Festivalin e Moskës. Shih E.B.: Nik Xhelilaj, ‘aktori më i mirë’ në Festivalin e filmit në Moskë, Albanica ekskluzive, nr. 96, Prishtinë 2010, f. 113; Nik Xhelilaj ndër talentët kryesorë të kinemasë evropiane, Albanica ekskluzive, nr. 97, Prishtinë 2010, f. 95

[62] Shqiptarja e lindur në Pozhegë të Kroacisë, u paraqit në rolin kryesor, të Petrës, në serialin televiziv kroat “Nedozvoljena ljubav”, shih Flora Durmishi: Anita Berisha – yll i serialit kroat “Dashuri e ndaluar”, Shqip-Gazeta Ndryshe, Tiranë,  11 nëntor 2007, f. 11

[63] Arta Dobroshi nga Prishtina ka interpretuar në filmin belg  “Lorna’s Silance”, që u vlerësuar në Festivalin e Filmit në Cannes (2008), ku interpretoi rolin kryesor, të Lornës. Interpretoi edhe në  filmat “Magic Eye” (2005), “Late Bloomers” (2011), “Baby” (2011) e tjerë. Ndërsa në vitin 2013, në  Festivalin e Berlinit, ajo mori çmim … shih Sh. Coçaj: Arta dhe Albani shkëlqyen në Cannes, Lajm, Prishtinë, 20 maj 2008, f.20-21

[64] Alban Ukaj është emër i respektuar në teatrin dhe filmin bosnjak por edhe atë evropian. Ishte aktor në filmin belg “Lorna’s Silance”, por ishte i angazhuar edhe në filmin “Magic Eye”, “Hipermnezia”, “Izopačeni”, “Čuvari noći” dhe “J.A.C.E.”. Shih Sh. Coçaj: Arta dhe Albani shkëlqyen në Cannes, Lajm, Prishtinë, 20 maj 2008, f.20-21; Intervistë e aktorit Alban Ukaj për revistën “Dani” të Sarajevës, Koha ditore , Prishtinë, 9 shkurt 2013, f. 32

[65] Ajo ka marr edhe çmimin ndërkombëtar për interpretimin në filmin Italian “Dimmi che  destino  avrò”.

[66] Xhimi Tihovci pasi kishte përfunduar London Academy of Perfor – ming Arts në Londër, i hapen rrugët për aktrim. Shih Isak Havolli: Dëshmi e forcës dhe vullnetit, Bota sot, Prishtinë, 5 maj 2002, f. 18

[67] Aktorja Fortesa Hoti u shqua në serialin suedez “Andra Avenyn”, ku interpreton rolin kryesor të Roxana Nilsson. Seriali që shfaqet tri herë në javë në SVT 1., shih Kajtaz Gecaj: Aktorja shqiptare nga Drenica në rolin e Roxanes në serialin “Avenyja tjetër” të TV të Suedisë, SVT 1,  Zëri, Prishtinë, 5 janar 2008, f. 31

[68] Elton Ndrecaj i cili nisi me Italinë dhe kaloi në Kaliforni, u bë i njohur si model, kërcimtar e tashti si aktor në filmat “Bleck&Blue”, “Mob Scene”, “No rules”, “Levind the Dream”, “Herbie fully loaded”, “Ventriloquist”, “The Gun” e tjerë. Shih R.(exhep) Rifati: Aktori shqiptar që depërtoi brenda dyerve të Holivudit, Bota sot, Prishtinë, 27 korrik 2006, f. 26

[69] Endriti luajti një nga rolet kryesore në filmin Italian “Sins”., Top chanal: Lajme, 17 prill 2013, ora 14.30 min.

[70] Milkani ka interpretuar si aktor në filmin  italinan “L’America” dhe në filmin qipriot “Treni shkon drejt qiellit”. Shih Enver S. Morina: Filmi i një autobiografie dhe kodi i suksesit, Lajm, Prishtinë, 29 mars 2008, f. 10

[71] Gjon Kolëndrekaj shquhet si regjisor fhe skenaograf në Itali. Ka xhiruar filmat dokumentarë “Matteo Ricci, un gesuita nel regno del drago””Opla il Circo”, “Passione di Cristo”, “Icone, gli occhi di Dio” etj. Shih  Don Fatmir Koliqi: Afrimi i qytetërimeve përmes krijimtarisë kinematografike, Zëri, Prishtinë, 7 nëntor 2009, f. 32

[72] Ai inerpretoi në filmim “Das  Leben In Mir”, me regjisoren Charincklia Krause, ANZA, Prishtinë 11-17 shkurt2005, f.32

[73] Almeda Abazi ka interpretuar në serialin e famshën “Sylemnai I Madhërishëm, në rolin e vajzës italiane  Valeria, etj. Bota Sot,  26 shtator 2013, F.16

[74] Luran Ahmeti ka interpretuar në serialin e gjatë Sulltani I Madhërishëm, pastaj në filmin ameruikan “Taken”, etj.

[75] Artan Telçiu ka interpretuar në filmat “Gross Roads”, “Best of Friends”, “The Belgrade Trilogy”, “Made in America”, “Forgotten Kingolomi Genesio”, “Integted”,  dhe në serialin “Monsters Inside, etj.

[76] Ilir Rexhepi ka interoretuar në serialin amerikan “Skyline “ të  realizuar nga produkcioni Netfix

[77] Alkesandër Rrapi, pas mbarimit të Akademisë së Arteve në Tiranë, kishte ikur në Greqi, ku kishte luajtur njërin ndër rolet kryesore të serialit  :Dashuria vjen nga larg”.

[78] Vali interpretoi suksesshëm në një film më 2017. shih Elvira Berisha: “Val Maloku në Hollyëood me “The Zookeeper’s Ëife”, Koha Ditore, Prishtinë, 29 mars 2017, f.22

[79] Astrit interpretoi në filma  dhe seri televizive “Gone back”, “Nordrand”, “Tatort”, “Balkan traffic”, “Schnell Ermittelt”, “Medcrimes”, “Südpol”, “Soko  Kitzbühel – Unten”, “Ëalking on Sunshine”, “Alarm für Cobra”, e tjerë.

[80] Gjerësisht shih, Bardhyl Kosova: Aleksandër Moisiu, Prishtinë 1971; Sinan Gashi: Mençuria iliro-shqiptare nëpër botë, Prishtinë, 2007; Isak Guta: Aleksandër Moisiu (1879-1935), I madhi midis të mëdhenjve, Ferizaj 2006; Shaqir Foniqi: Ditët e fundit të Aleksandër Moisiut, Koha, Prishtinë, 22 shkurt 1996; Sinan Gashi: Aleksandër Moisiu – aktor i përjetësisë interpretuese, Bota sot, Prishtinë 3 janar 2003, f. 21; Ernest Ferizi: Aleksandër Moisiu: Si u krijua një legjendë, Koha ditore, Prishtinë, 14 shkurt 2002, f., 16; Sinan Gashi: Aktorët me rrënjë shqiptare në teatrin dhe filmografinë botërore, Bota sot, Prishtinë,  31 mars 2003, f. 20-21

[81] Aleksandër Moisiu kishte interpretuar nga dramat e ndryshme Don Zhuanin (‘Shumë zhurmë për asgjë’ e Shekspirit), Rokardin II (‘Rikardi II’ e Shekspirit), Orestin (‘Elektra’ e Hofmanstalit), Kreonin (‘Edipi dhe sfinksi’ e Hofmanstalit), Osvald (‘Hijet’ e Ibsenit), Romeon (‘Romeo e Zhulijeta’ e Shekspirit), Lolon (‘Mbreti Lir’ e Shekspirit), Faustin (‘Fausti’ e Gëtes), Hamletin (“Hamleti’ e Shekspiriti), Markiz Poza (‘Don Karlos’ e  Shilerit), Edipin (‘Edipi mbret’ e Sofokliut), Akilin (‘Pentesilea’ e Kleistit), Orfeun (‘Orfeu zbret në botën tjetër’ e Kremierit), Kontin Rene (‘Mbretërehsa’ e Volfit), Fedia (‘Kufoma e gjallë’ e Tostoit), Zeusin (‘Europa’ e Kaizerit), Henrikun (‘Henriku XII’ e Strindbergut), Otellon (“Otello” e Shekspirit), Prometeun (‘Prometeu i lidhur’ e Eskilit), Mefistofeldin (‘Fausti’ i Gëtes), Orestin (‘Efigjenia në Tauridë’ e Gëtes),  Mushkin (‘Idioti’ i Dostojevskit) , Jeroma (‘Loja e dashurisë dhe vdekjes’ e  Rolanit) dh e dhjetëra të tjera nga veprat kulminante botërore të antikitetin dhe të më vonshme.

[82] Në albumin artistik Aleksandër Moisiu, Tiranë 1980, janë evidencuar vetëm 12 filma të interpretuar nga ai, ndërsa në veprën e Abaz T. Hoxhës: Shqiptarët në kinematografinë botërore, Tiranë, f. 50, shënohen 16 filma të interpretuar nga ai, si: “Das  Schëarzë Los” (1913), “Der Student von Prage” (1913), “Die Augen des Ole Brandis” (1913), “Kulissenzauber” (1915), “Sein einziger Sohn” (1915), “Pique Dame” (1918), “Der tanzer” (1918), “Der Ring der drei  Ëünsche” (1918),  “Erborgtes Glück” (1919), “Der Junge Goethe” (1919), “Zëischen  Tod und Leben” (1919), “Figaros Hochzeit” (1920), “Die Nacht der  Königin  Isabeau” (1920), “Kean” (1921), “Die Königsloge” (1929) dhe “Lorenzo de Medici” (1935)., f…

[83] Vangjel Moisiu & Esat Oktrova: vep.cit.

[84] Më gjerësisht, shih, Bekim Fehmiu: E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme, Prishtinë 2011; Sinan Gashi: Mençuria iliro-shqiptare nëpër botë, Prishtinë 2007; po ai: Aktorët me rrënjë shqiptare në teatrin dhe filmografinë botërore, Bota sot, Prishtinë,  31 mars 2003, f. 20-21; Ibrahim Kadriu: Pas njëzetë e shtatë vjetësh, Zëri, Prihtinë19 qershor 2010, f. Z09; Fatmira Nikolli: U botua vëllimi i dytë i librit me kujtime të aktorit të madh shqiptar (Bekim Fehmiu), Kosova sot, Prishtinë 15 dhjetor 2012, f. 37

[85] Shih Bujku, Prishtinë, 25 nëntor 1993, f. 6

[86] Për fatet tragjike të gjenialëve të botës,si të Arthur Schopenhauer-it, Ludëig van Beethoven-it, Dante Aligher-it, Ëilliam Shakspeare-it, Jean – Jacques Rousseau-it, Friedrich von Schiller-it, Edgar Allan Poe-s, Poul Verlaine-it, Oscar Ëajd-it, Fridrich Nietzsche-s, e tjerë, shih, Prof. dr. Vladimir Stanojević: Tragedija genija, IV preštampano izdanje, Beograd-Zagreb, 1990

[87] Isak Guta: I madhi midis të mëdhenjve, Ferizaj, 2006, f.104

[88] Minella Borova: Aleksandër Moisiu, në Isak Guta: I madhi midis të mëdhenjve, Ferizaj 2006,  f. 146

[89] Çun Lajqi: Ti gjurmë e bardhë, vep.cit., f.14

[90] Albulenë Gashi: Gota e zbrazët, vep.cit., f. 42