Alfred Mirashi “Miloti” – simboli i kulturës shqiptare

0
2362
Alfred Mirashi

Gjin Musa, gazetar dhe analist i pamvarur.

Eshte shkruar dhe ster shkruar per duar artin Alfred Mirashi, po eshte per tu habitur qe ministria e kultures se shtetit Shqiptar, pse heshte perpara ketije artisti me fame nderkombetare.

Shqiperisë sote i duhen njerzit e vlerave, njerzit qe dine ta perfaqesojn vendin e tyre me dinjitet.

Alfredi eshte sa modest, po aqe njerëzor, nji kryefamiljar model, nji qytetar i denje, po gjithmon me koken ulur, sado qe shkruhet, dhe publikohet ky djale nga Miloti po i ardhur prej vitesh ne Firence te Italisë, pranon me perultesin qytetare se i sherbej vendit tim.

Te shumta jane çmimet dhe medaljet, qe nga viti ne vite pasurojn arkiven personale te Milotasit Alfred Mirashi.

Sa here qe ta takoshe, apo edhe nji telefonatë, ku mundeshe t’i kerkosh nji informacion rrethe aktiviteteve te mjeshtrit Alfred, ai pergjigjet me plot modesti, t’ia leme kohes Gjin, ajo do na gjykoje po edhe do e vleresoje cilindo, qe punon per te lartesuar emerin e vendelindjes, emerin e Shqiperisë.

Keto dite ishte i pranishem me punimet e tij ne piacen qendrore te Romes (Navona), po kudo shkon Alfred Mirashi bene suprizen, ai vleresohet nga artistet dhe personalitetet e kultures Italiane.

Urimet jane te shumta, po aqe sa jane te shumta vete çmimet dhe madaljet e akorduara, nga shume vende te Europes e deri ne Kinen e larget. Alfredi kudo perfaqeson Shqiperinë, po edhe Shqiperia t’i helli sytë nga ky artist me permasa nderkombetare.


Vepra “7 Çelësat” e artistit shqiptar Alfred Mirashi Milot, me vendin e parë në “Premio Arte Roma 2016”

Skulptura “7 Keys”, e artistit shqiptar është përzgjedhur në mesin e shumë veprave prestigjioze në nivel ndërkombëtar, të cilat janë vlerësuar me një juri prestigjioze të udhëhequr nga Francesco Gallo Mazzeo, kurator dhe kritik arti, si dhe docent i Historisë dhe Artit në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, shkruan KultPlus.

60 artistë të shteteve të ndryshme të botës kanë mbetur prapa veprës së artistit shqiptar, të cilit edhe i është vlerësuar skulptura “7 Çelësat”, me vendin e parë në “Premio Arte Roma 2016”, që është mbajtur së fundi në Itali.

Skulptura “7 Keys”, e artistit shqiptar është përzgjedhur në mesin e shumë veprave prestigjioze në nivel ndërkombëtar, të cilat janë vlerësuar me një juri prestigjioze të udhëhequr nga Francesco Gallo Mazzeo, kurator dhe kritik arti, si dhe docent i Historisë dhe Artit në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.

Pas shpërblimit, vetë artisti shqiptar ka folur edhe për simbolikën e kësaj vepre, i cili ka thënë se shtatë çelësat, simbolizon idenë e një mendje të hapur tek çdo individ, pasi çelësat e shtrembër dhe të deformuar që unë kam prezantuar me anë të kësaj skulpture, nuk janë në gjendje të hapin asgjë. “Pra, për të komunikuar dhe për të qenë në kontakt me të tjerët, me një botë më të mirë, për t’u përmirësuar dhe për të ecur përpara, nuk duhet të ekzistojnë vende të mbyllur me çelës, por hapësira të përbashkëta në dispozicion të të gjithëve“, ka përfunduar fjalen e tije z. Alfred Mirashi (Miloti).