AMBASADORI DONALD LU DHE PRESIDENTI I SHBA-ve, DONALD TRUMP, MIQ TË MËDHENJ TË SHQIPTARËVE…

0
816

Nga Ibrahim HAJDARMATAJ, arsimtar e publicist

Siç dihet, Ambasadori i betuar, i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i SHBA-së në Shqipëri, që më 17 dhjetorë 2014, është z. Donald Lu. Ai ka lindur 51 vjet më parë, në Kaliforni të SHBA-së. Studimet e larta i ka kryer për marrdhënj ndërkomtare, në Universitetin Princeton, në Neë Jersey, duke u shkolluar për diplomacy, në një universitet elitar në shkallë botërore.

Z. Donald Lu, pasi i kaloi 20 pranvera të bukura të jetës, ju drejtua “Korpusit të Paqës”, konkretisht në vitet 1988-1990, duke sherbyer në Sierra Leone të Afrikes Perëndimore. Atje dha ndihmesen e tij të çmuar në drejtim të mësimdhënjes për edukimin shëndetësor. Në atë kohë, “Korpusi i Paqës” kishte rreth 200 mijë vullnetarë, të cilët jepnin ndihmesen e tyre në 141 shtete të botës.

Ndërsa karrieren diplomatike, z. Donald Lu, po e ushtron që një çerek shekulli, në katër kontinete të botës.Kështu, në Amerikë, ka qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit, në Ëashington. Në Azi, shërbeu një vit i ngarkuari me punë, në Ambasadën e SHBA-së në Azerbajxhan. Në Indi, ishte zëvendës Shef i Misionit, në Ambasaden Amerikane. Në Kyrgyzstan, shëërbeu me misionin diplomatic, në Kashmir (Pakistan-Indi). Në Afriken Perendimore ishte me detyren e Zevëndes –Koordinatorit, në zyrën e Ndihmës për Ebolën, në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Po kështu edhe ne Europë ka qënë me misionin diplomatic, në Georgi dhe këto tre vitet e fundit, në Shqipëri.
Nga këto, që thamë më lartë del se z. Donald Lu është një diplomat amerikan i karieres, i cili në çdo vend, ku ka punuar, ka lënë gjurmë të mira, duke qenë i përkushtuar për punën dhe besimin e madh, që ka pasur dhe ka nga Depertameni i Shtetit Amerikan.
Depertamenti i Shtetit Amerikan, duke e vlerësuar për punën e mire, që ka bërë, e ka nderuar z. Donald Lu me dy dekorata të larta:
– “Superior Honor Aëard” dhe “Meritorions Honor Aëard”. Këto medalje të çmuara dëshmojnë për një nderim, vlerësim dhe imazh të lartë, që i bëhet këtij ambasadori 51-vjeçar, në postin e tij.

Nga praktikat e vjetra, shpesh herë përkthyesit kanë abuzuar me fjalët e tyre. Ndërsa z. Donald Lu vendosi ta mësojë gjuhën shqipe, duke eleminuar të tretin në komunikim. Thjeshtësinë e tij e kam vënë re kudo: në udhëtime, në ecje me biçikletë, deri paraqitja diplomatike e publike, duke treguar shpirtin e tij praktik amerikan; po kshtu, deri te sipërmarrja e detyrave të dites dhe të kohës.
E kam në kujtesë, si takim mbreslënës me të, para disa muajeve, me rastin e 10-vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës “Mapo”, në Tiranë. Botuesi i mediave “Mapo”, Henri Çili kishte organizuar një takim shumë domethënës.

Përveç gazetarëve të ftuar, ndodheshin dhe dy ish persidentë të Shqipëërisë, z. Aleksander Mosiu dhe prof.Rexhep Mejdani, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasadorë. Unë, me bashkëkrahinsin tim të Malësisë së Gjokovës,Prof. Dr. Murat Gecaj, bisduam gjërë e gjatë me ambasadorin amerikan, z. Donald Lu. Thjeshtësia e tij, kumunikimi i tij, zgjuarësia e tij, më ka munduar vazhdimisht, që të shkruaj pak radhë për të, për këtë mik të popullit shqiptar.

Rastin e gjeta, ku nëpërmjet tij, po i drejtohem Shkelqësisë z. Donald Trump, Përsidenti i 45-të në Kontinentin Amerikan, President i 54 shteteve të Amerikës të Bashkuar. Cermonia e tij madhështore, siç dhet, u bë më 20 janaë 2017, në Vashington, ku z. Donald Trump bëri betimin solemn dhe mori zyrtarish detyrën e Presidentit. Në këtë cermoni madhore ishin të ftuar mijëra përsonalitete, nga e gjithë bota, përfshirë edhe disa politikanë shqiptarë, duke i uruar nga zëmra: Jetë të gjatë, suksese e vetem suksese dhe përparim të shtetit mik amerikan! Diplomacia e tij u ktheftë në lumturi, mirëqënje dhe përparim, të shteteve në mbarë botën!

Email: ibrahimhajdarmataj@yahoo.com
Tel: +355 69 24 69 145
Tiranë, janar 2017