Në dritën e lajmit
Përtej politikës, lajmi i mirë në hapësirën etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, merr udhën e mbarë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, me tipare kombëtare të koreografisë me vlerat e artit të këngës dhe të valleve të traditës shekullore të ruajtura në panteonin e kombit tonë.
Tashti në rrafshin kombëtar i kemi tre Ansamble të fushës së artit të muzikës dhe të vallës shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, kur e kur, para botës kemi një shumësi të vlerave të kulturës së traditës shqiptare në trojet etnike të shpërndara dhe të ndara nga padrejtësitë historike dhe dredhitë e fuqive të mëdha kundër kombit shqiptar në Ballkan.
Shkodran Tolaj është zgjedhur drejtor artistik i ansamblit dhe urime udha e këngës dhe e vallës shqiptare! (Përgëzime nga Çikago e Amerikës).
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com