Arma e ndryshimit është populli i Kosovës

0
330
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Ëndra e një kombi është edhe uniteti, i cili të ne shqiptarët nuk po ndodhë?! E vërteta është së moti ekziston dëshira jonë, por jo edhe vullneti i atyre që po e drejtojnë shtetin ?! Sigurisht së uniteti nuk shikohet në dhemb. Shumë sprova historike i patem në këtë drejtim. Po jetojmë në tokë, e jo në mars, që mos të shohim gjithë këtë mos unitet, madje urrejtje të ndërsjellë, që të kombet serioze nuk ekziston.

Kjo ndasi dhe ky mos unitet më shumë i karakterit politik, por edhe të pergjithshem na gjeti pikërisht në këtë kohë zezone, kur kemi hyrë në karantinë nga Koronavirusi. Ky mos unitet sikur na ka shtuar frikën nga kjo situatë e pa pritur, dhe për fatin tonë si shtete dhe komb në Ballkan. Në brendinë tonë sikur po shkëputen lidhjet, e kjo do të ishte fatale.

Në këtë kazanin tonë politik që po vlon, zor të qëndrojnë as shtazët, e jo njerëzit. Shpartallimit shoqëror po i prinë ata që do të duhej të interesoheshin për rregullim shoqëror e politik. Këto polarizime te kahmotshem politike, e posaqerisht këto të fundit, janë sinjale së nese nuk kemi angazhim të përgjithshem, do të na pret përfundim i keq.

Strukturat e vjetra politike nuk janë gjë më të mira së ky virus që na ka goditur. Këto strukura që shumë vite janë shtrirë mbi ne si epidemia, dhe sigurisht kërkohet mund i madh, që ti heqim qafe, për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj.

Kjo epidemi i shpërfaqi dhe i lakuriqësoj, se kush janë këta njerëz në të vertëtë. Sigurisht se e kanë humbur më ka krejt besimin dhe përkrahjen e popullit. Retorikat e tyre për shtet, janë shterruar si ujërat e ndotura. Fenomenit të pavetëdijës qytetare, po i vjen fundi. Kohën e ndryshimeve mund ta pengoni, por kurrë ta ndalni. Arma e ndryshimit është populli i Kosovës. Koronavirusi shkon, e ju ku do të mbeteni? Do të mbeteni si llum pas tërheqjës së dallgëve të detit te tërbuar.

Pa shikoni e pritni. Ju do te mbeteni në histori si njerëz që keni shkaterruar çdo të mirë materiale, dhe se keni shkatërruar përspektiven e të rinjëve në vendin e tyre?!
Porosia do të ishte: largimi juaj nga skena politike, për popullin do të jetë gëzimi më i madh.

Në kohën e fëlliqur nën okupim, nuk ju kemi befasuar të dhijerave të fashizmit serb, por sigurisht së të dhijerat e Juaja nuk i kemi pritur?! Ne jemi mësuar që të hapim varre nga fashistët serbë, por jo të hapim varre më dorën tonë në kohë epidemie?! Kur e gjithë bota është shumë e brengosur nga kjo epidemi, ne po grindemi për një copëz pushtet. Si po qendrojnë punët me mikrobin epidemik, edhe më shumë po domonon mikrobi politik dhe kulturor.

Gjendjen reale sociopolitike po e vënerojmë ende si gjendje te shëndosh, e jo si e kunderta, si e “rrezikshme“, e “sëmurë” dhe “neveritëse”. Frika e infektimit janë fakte fundamentale njerëzore, sociologjike dhe e politikologjisë. Kjo lënë pasoja njejtë si ksenofobia, racizmi dhe fashizmi i hapur. Masat me efikase ndaj këtyre virusëve, është shkenca dhe demokracia. Shkenca do ta mund edhe këtë lengatë, sikur shumë lengata të tjera deri më sot.

Por, shumë besoj së ekziston ilaçi që edhe politikat dhe politikanet e infektuar më epidemine e pushtetit, do të munden. Natyrisht se para nesh ende duhet bërë do rrugë. Nuk na duhen “Share” dhe “Like” të facebookut, por na nevojitet dije, punë e përkushtim që t’i zgjedhim forcat e reja politike, që sapo i kanë përmbysur të përmbyturit… Dhe, më shumë kujdes qytetarë të dashur, në larjen e duarve, fytyrës, kokës, prapanicës… jo vëtem nga rreziku i mikrobeve, por edhe nga virusi i kësaj kaste politike…