“Ata më dhanë ekstazi”

0
84
Ilir Muharremi - Ti

“Sonte e planifikuam të takohemi në një lokal me këta miqtë dhe me disa miq të tjerë. Si kthim, ata më dhanë ekstazi, sigurisht që unë e dua ekstazinë. E futa në mes të gjuhës, e gëlltita drejt në fyt, pastaj pilula gradualisht rrëshiqiti poshtë fytit dhe shumë shpejt filloi ta bënte efektin e saj magjik. Jeta ime m’u duk si diçka bardh e zi. E kisha kapur një buqetë me lule tulipani, e ndieja në mushkëri aromën e tyre, pastaj e hodha në lartësi buqetën. Petalet e lules u shkapërderdhën mbi kokën time, dhe m’u duken si fluskat e borës po binin mbi flokët e mia të zëna me gjel. Përnjëherë e ngrita kokën në qiell, dhe fillova t’i flas këtij opiumi magjik, të fuqishëm dhe fin. “Ti je parasja në tokë, ti që e sjell balsamin qetësues në zemrën e secilit, veçanërisht në zemrën e atij që vuan. Retorika jote është shumë e fuqishme dhe e bën njeriun të heqë dorë nga vendimet e marra në tërbim e sipër, ti ekstazi që brenda nate, njeriut fajtor ia kthen shpresat e rinisë. Ekstazi, parajsa e mendimeve të mia, ti i citon dëshmitarët, e unë flas në gjyqin e ëndrrave për triumfin e pafajësisë së flijuar, e ngatërroj pabesinë…” Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.