ATDHEU ËSHTË DASHURI

0
527
Atdhe Rrustem Geci

poezi e shkruar në La Spezia-Itali

Me mikun tim poet në La Spezia
tek po ecnim buzë detit të mesdheut
deti na ndali; pyeti, keni shqetësime
a më lejoni të qaj edhe unë me ju!…
Nënë e diellit, Nënë e tokës, e qiellit
Nënë e mollës së Kuqe, e Çamërisë,
Nënë e të gjitha trojeve shqiptare
Çfarë t´i them unë nënës tek shtëpia!?
Atdheu është dashuri e gjithsecilit
por brenda i kam lotët që s´ thahen
dhe një dhimbje që s ´më le të fle
dhe një vuajtje nga më të rëndat!…
Çamëria thërret,- është zëri i atdheut
zëri i të gjithë shqiptarëve ku jetojnë
rritur jemi nën krahë epokash të egra
shqiptar, bëj dorën grusht e mos u
vono, je vetëndryshimi në çdo kohë!…
Donat, unë si lashë ata të më vrisnin
se nga guri i gjakut buron uji im,
e nga gjaku i gurit të gjakut u rritën:
duar të reja nëpër vargje dhe këngë!..
Sa herë deti na shfaqet i zemëruar
ngrihet moshë e të guximshmëve
ngrihen trimat që e duan Shqipërinë
ngrihen bijtë, që i falin gjak atdheut!…

Rrustem GeciLa Spezia, Itali, 27.01.2018


Loading…