B l i r i dhe dy poezi të tjera nga Mustafa Spahiu

0
730
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Mustafa SPAHIU, Shkup

B l i r i
(Tilia)

Le ta qartësojnë – ata – që i kanë dy dërhem tru,
enigmën të zbardhin: a është bliri lule ose dru?!

Thekut të stinës së acartë, mnertë ëndrron gjelbërim
natyrisht si çdo dru gjakon të stoliset në lulëzim!
– Kur pranvera para verës shprushet me ngazëllim, –
bliri mbushet lule – kurora të magjepste me amësim…

Atëherë kurora – dukat shndërrohet në ëmbëltore,
mbushen kosheret pjalmim, ëndërroi mjaltë blete;
buzët e vashave, shëmbëllejnë n’bletë punëtore,
në pesë bjeshkë e, në shtatë fshatra fama ju vete…

Tevona bliri molepset nga vapa përcëlluese e verës,
bliri si gjethet e shpendrës i lënduar rri n’pikëllim
dhe vjeshta në kurorën e blirit e zbraz gofin e erës
futet si finoke gjetheve dhe degëzave në dëshpërim…

Bliri sërisht me rrudha, s’i trembet kobit, gjatoshi dru
me ngricen e stinës rroket fytafyt, ngadhnjyes përherë!
Dielli me rrezet e vakta blirit i futet deri në gju –
vjen stinë e mrekullueshme – tërheqës në pranverë!

Për këtë arsye dritë e fanarit le të rrezojë në tru,
enigmën ta zgjidhim: a është bliri lule ose dru?!

S O N E T

Të derdhet deti nga fundi
(Rr. Dedaj)

Hapësirë n’asgjë jeta s’shkon,
Shpendi largohet, i ngjanë erës,
Në vetvete kot i thërras verës;
A buzagazi nuk m’ngushëllon.

Borxh e mashtrim ësht’e shara,
Rruga ka engjuj cok të shenjtë,
Ata ndërrohen s’janë të njejtë;
Largohen nga bajgat e thara.

I kapitur etjesh buzët t’i vret,
Deri ku të shterrohet zemra
Gjak fëmije të kullon thembra.

Skuqet një ditë vuajtjes së vet;
E nisi një pako fare pa adresë –
Harrova gjurmat gur n’nënkresë!

E diel, 06. shtator 2020, në
Dardaninë Ilire

DASHURI E SKALITUR NË ZEMRA

Eliot L. ENGEL

Më parë të them urtak ndjenjanik,
Për kombin tim ke sall dashuri, je
Futur me radius n’tonën etni, për
Ne je dritë – jeni bërë si qiri!, me

Dekadash nëpër kohë, n’vijime,
Me urtësi qortove gjithkund,se
Pate zemër e tepër guxime, s’të
Ndalën as dallgë që dete tund.

Deshën t’na shkelin duke sharë,
Shikimi Yt diellnoi në fytyra, sa
Kryelartë me qëndresë t’paparë
Nga Ju si mjegull’ikte mynxyra…

Prevezë, Tivar ngultas, qart’e tha:
Vazhdove të endish veç dashuri.
Shqipëri tjetër etnike nuk ka, me
Kryetrimin Skënderbe n’Arbëri…

Nëpër fjalimet Tua më të mira,
Ndërgjegjën ia këndelle fisit, me
Fjalët diademë më të dëlira, dhe
Historia t’uli në maje të Olimpit.

Mik Eliot Engel, i larë me dritë,
Zemrës barkushet me shpresë;
Na njome shpirtin, na dha rritë –
Ju tha botës ata kanë një besë.

Ante – po ta jap këtë vlerë, në
Univers si një simfoni e rrallë, se
Gjuhën shqipe po t’bëjmë nderë
Shtatë diellna i ke mu në ballë…

Kush të njohu së pari, vërtetë?
Feniks si prej hirit u rizgjove, me
Mjaltën’gojë, si Orfe erdhe qetë;
Të gjithë aligatorët gri i dëbove!

Tokës s’USA-s meriton lapidar!
Nuri Yt – shpirti ynë i gjallë, plot
S’t’peshojnë në asnjë kandar, të
Çmojmë ndër safir tepër t’rrallë.

E shtunë, 05 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire