Banditët e Partisë ”Demokratike”, Aleancës, të Nismës dhe “band-illët” e LDK-së

0
703
Hashimi e Ramushi - koshare

Bandat mafioze të Italisë Jugore dhe komandantët banditë të Kosovës ”komandantët” e veteranët mashtrues duan që me ligj ta ”mbrojnë luftën e pastër të UÇK-së

Sinan Kastrati, Suedi

E vërteta jeton

E vërteta jeton, titullohej një dokumentar për bandat mafioze italiane. Në të folmen popullore thuhet edhe kështu ”E vërteta del edhe nga dhèu (toka, varri)”

Para disa ditëve, pasi erdha nga puna, natyrisht i lodhur, nga mosha, mërgimi e besa edhe merzia, hapa televizorin jo pse dëshiroja por pse isha mësuar që në mbrëmje të shikoj lajmet në Kosovë dhe në Shqipëri. Papritur, më dolën disa skena si në kohë lufte në një televizion të huaj dhe aty u ndala. Fillova ta hikoj me një interesim një film dokumentar për Bandat nafioze italiane, të viteve 1970-ta, 1980-ta. Ishte tmeruese kur dëgjoje nga goja e familjarëve për vrasjet dhe vrasësit që kishin ndodhur dhe se askush nuk guxonte ti lajmëronte policinë e as të dëshmonin kur i thërrisnin në procset gjyqësore.

Ajo që më mbeti në kujtesë ishte se si një motër (vajzë) me emrin Rita del publikishte dhe tregon se si ia kanë vrarë vëllain. Ishte e para femër që e tha te vëtetën ”E verteta jeton”, por nëna e saj, pas vrasjes së saj, ia prish edhe varrin nga friga e bandaave se do të hakmerren ndaj antarëve të tjerë të familjes.

Dhe në fund, janë gratë, motrat e nënat e vrasësve që dëshmojnë dhe i pshtyejnë në fytyrë banditët, prapa grilave duke iu thënë: ju nuk jeni burrat, baballarët e vëllezërit tanë.

Mua, pas një fejtoni për ”luftën”, për veteranët mashtrues, në një fejton të shkurtër, në 7 vazhdime, për Drenofcin e Zatriqit me titull ”A kishte organizim ushtarak, “Shtab” të UÇK-së dhe “luftë çlirimtare në Drenofc të Zatriqit e rrethinë?, një grua që tash jeton jashtë më shkruante ” O faleminderit vllavi jem që kishe shkruajt për vllavin tem”. Unë u bëra kurreshtar dhe e pyeta: A mundesh me folur, me më tregua se si ta kam marrë vëllain bandat e uck-së në Drenofc të Zatriqit, ajo më tha: ” O të lutem mos ma përmend emrin se më kanë thënë vllaznit ”nëse nuk i tërhiqni deklaratat që i keni dhenë policisë e hetuesisë së UNMIK-ut, edhe juve e shtëpinë kemi me ju kall të gjallë”.

Po në Kosovë a kishte banda mafioze në vitet 1998, 1999, atherë e tash?
-Po!

Ato banda mafioze ishin të organizuara dhe të ushtruara për plaqkitje, kidnapime e vrasje . E banditët ishin, ish udhëheqësit e të ashtuaquajtur ”Shtabi i ish UÇK-së” me Hashim Thaçin e Xhavit Halitin (Ramush Haradinaj nuk ishte antar shtabi), Rexhep Selimin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, Farmir Limajn e ndonjë tjetër.

Sot, kur pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit të Kosovës,që ndodh vetëm në Kosovë, deputetët ta rr`xojnë vetvehten mu kujtuan premtimet e disa prej këtyre banditëve që i kishin premtua elektoratit të tyre se si Kosovën do ta bëjnë parajsë e ”Paris”, Zvicërr, Zelandë e çka jo tjetër.

Ishte kryeband-iti Hashim Thaçi që para masës së tubuar në Mitrovicë i rrejti puntorët shëndetësor se do të k`thehen në vendet e tyre të punës e Mitrovica do të bashkohet.

Serbia e shprendau parlamentin e Kosovës, më 1990 e tash Hashimi, Kadriu e Ramushi e rrëzojnë vet-vehten.

Ngjashmëritë janë të shumta. ”Udhëheqësit” shqiptarë po të luanin Cicimic me ata serbë, shqiptarë do të dilnin fitues ndaj pushtetit dhe pushtuesit serbë, për të cilin edhe kjo udheqje e këta ”komandantë” janë pushtues apo zaptues të Kosovës.

Rexhep Selimi ndihet “krenar” se e shkarkoi Tahir Zemajn

Dhe Rexhep Selimi i cili, krenohet paturpësisht se si paska nënshkua që Ramushi të bëhet ”komandant” i ”Dukagjinit” e të shkarkohet kolonel Tahir Zemaj, atherë e tash jeton pa i hi ”asnë therrë në kâm”, bile as Gjykata Speciale nuk e ka thirr as si dëshmitar.

Rexep, disa pyetje: A ka pasur ”ushtria” juaj, ato ”tri shkronja” hierarki?
Kush ishte komandant Suprem i asaj ”ushtrie”? Me cilat ligje dhe me cilën Kushtetutë vepruat, punuat e ”luftuat” ju, bandat e Drenicës dhe të Dukagjinit?

Dhe vërtetë, a ishit ushtri apo guerile?
Sipas ekspertëve ushtarakë dhe oficerëve të karierës, ju keni qenë guerile e ata kanë qenë ushtri sepse kanë bërë luftë frontale e ju keni ”luftua” me nofka, me maska e me konspiracion dhe nuk keni pasur asnjë betejë e nuk keni e keni shkrep pushkën asnjëherë dhe nuk e keni hargjua asnjë fishek.

Por Rexha thotë ”se e çmon veprën e Rugovës i cili arriti të bashkoj të gjithë popullin në kohë diktature, pa përdorur mjete të dhunës. Por ai përmend edhe dy gabimet e tij.

“Organizimi i zgjedhjeve në kohë lufte ka qenë gabim. Kosova atë kohë ishte e përgjakur”, thotë Selimi.

“Gabim i madh po ashtu ka qenë vizita në Beograd në vitin 1999”.
Rexhë qysh shkuat në Rambuje si banda cubash, a kishit legjimitet dhe qysh sipas teje përfaqësohet një parti apo organizata juaj ”ushtarake”në një ngjarje aq të madhe siq ishte Konferenca e Rambujesë ?

Po Jakup Krasniqi e … Rexhep Qosja kënd e përfaqësuan, cilën parti?
O Rexhe qiftat tu, pakë lind`shin e shumë vdekshin!
Rexhe, ku ishe ti kur I. Rugova shkoi për ”vizitë” në Beograd?
Ti Rexhep, ke mbyt miza nëpër male. Harrova, a e ke pasur edhe lahutën e qifteline me vete?
Cilit ”komandant” i këndove për së gjalli?

E Kadri Veseli, do të thonte, para pakë ditëve ”Do ta luftojmë korrupcinin qysh e luftuam dhe e mundëm Serbinë.
Pasi e përfundova këtë shkrim, në televizor pash se deputetët e rr`xuan vetvehten e ta po thonë e shprëndam arlamentin.

Në vazhdimettjera do të flas për:
DOSJA ITALIANE: Emrat e 183 spiunëve të UDBA-s (1945- 1990), Adem Demaçi në Nr.20 par Press Independent•29 juil., 2018•0 Commentaires,
Rrahman Paçarizi: Çfarë kryeministri po m’duhet?,

Hajn e profiter, mercenar e Boshko Buha – i thot Thaci Anton Qunit, nga njeshi F 26 Prill, 2019,
Thaçi në Euronews: Kam qenë larg nga frontet e luftës telegrgrafi.com, 13.02.2014 • 23:14
https://telegrafi.com/thaci-ne-euronews-kam-qene-larg-nga-frontet-e-luftes/
Dardan Gashi flet pas njoftimeve se ka kaluar në NISMA

Se nuk e ka braktistur ende Lisën Rugova, të paktën jo zyrtarisht po e mohojnë edhe në partinë e Fatmir Limajt
K.Veseli: ”Ashtu sikur e kam çliruar Kosovën nga Serbia njëzet vjet më parë, ashtu do ta çliroj edhe nga korrupsioni (!)”

”Hashim Thaçi kur i premton protestueseve kthimin ne veri te Mitrovices 1999”

Fjalë, fakte e dëshmi e protestave të punonjësve shëndetësorë për të kaluar në pjesën veriore në spitalin e Mitrovicës, pas luftës, më 1999.

Protestuesve iu doli ”në krah” Hashim Thaçi, i cili premtoi se mjekët do të ktheheshin në punë në spitalin verior.

Mirëpo, që atëherë, këto fjalë të Thaçit mbetën veçse premtime
https://www.youtube.com/watch?v=v25XxcyzO4M

Thaçi: Vizat brenda 15 muajve, 30 nëntor, 2010
https://www.evropaelire.org/a/2234970.html

Vazhdon

22 e 23 gusht 2019