Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë NUK EKZISTON

0
1122

Bekim Berisha

Ne Kosove perdoret nga individe dhe organizata nje term ose nje shprehje qe quhet BASHKESIA NDERKOMBETARE. Njerezit lavderojne ose kritikojne Bashkesine Nderkombetare dhe i referohen nje nocioni inekzistent apo strukture fiktive. Te gjithe ata qe kritikojne apo lavderojne bashkesine nderkombetare , ne te vertete shptrehin nje mosdije ose injorance te qellimt, te minimizimit te mirenjoihjes ndaj atyre qe ndihmuan per Lirine e Kosoves.

Ne Kosove ekzistojne Ambasada dhe organizata te ndryshme te shteteve te ndryshme, dhe organizata nderkombetare. Por keto shtete dhe keto organizata nuk kane veprime edhe mendime te perbashketa lidhur me Kosoven, por secila ne menyre te pavarur dhe individualisht veprojne ne raport me Kosoven. Aq me teper edhe mbrenda organizatave ka dallime ndermjet shteteve, per shembull organizata EU i ka 28 shtete anetar, prej te cileve 23 shtete e pranojne lirine dhe pavaresine e Kosoves, ndersa 5 shtete EU nuk e pranojne kete liri dhe pavaresi. Ngjajshem eshte edhe me OKB.

Ne Kosove shteti i cili me se shumti ka kontribuar ne lirine dhe pavaresine e saj eshte SHBA, e cila ka politiken e vet qe bazohet ne politiken e saj te procesuar ne State Department-in e saj. SHBA ekzekuton politiken e saj qe nuk varet nga EU apo OKB apo OSCE, sepse po te bazohej ne keto organizata, Kosova nuk do te kishte liri dhe pavaresi.

Shteti Amerikan ndihmoi dhe i dhuroi ndihme madheshtore kombit Shqiptar qe nga koha e presidentit Woodrow Wilson qe mbrojti Shqiperine nga kthetrat grabitqare te shteteve Europiane, deri ne vitn 1999 kur Presidenti Bill Clinton e nderpreu gjenocidin qe shteti okupator i Serbise me ndihmen e Rusise e ekzekutonte ne Kosove. Pastaj ekzekutimi i pavaresise nga ana e presidentit George W. Bush me 18 Shkurt 2008 , me q’rast e pranoi pavaresine e shpallur nje dite me heret.

Si rezultat i qlirimit me 1999, dhe prezences ushtarake qe nga 12 Qershori i vitit 1999 deri me sot , iu dha mundesia edhe shtetevee tjera te jene prezente ne Kosove, dhe te bejne biznis apo te qendrojne ne Kosove.

Pa prezencen ushtarake AMERIKANE ne Kosove nuk do te kishte liri dhe nuk do te kishte prezence te ketyre shteteve.

Shteti i dyte per kah rendesia qe e ndihmoi Kosoven ne keto rrugetime eshte BRITANIA E MADHE e cila poashtu ka kontribuar ne menyre madheshtore dhe eshte i vetmi shtet qe ka bashkerendite veprime me SHBA lidhur me politiken ndaj Kosoves.

Shtetet tjera siq jane shtetet mike Austria,Italia, Gjermania, Franca, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Zvicra, Polonia, kane dhene poashtu kontribut te madh per Kosoven.

Shtetet qe kane zyre apo ambasada apo organizata te ndryshme ne Kosove, jane edhe shtetet siq jane Serbia, Rusia, Turqia, Spanja, Slovakia, Irani, Qatari, Kuwajti, Greqia, qe nuk kane ndonje politike miqesore ndaj Kosoves.

Ndersa shtetet siq jane Serbia ose Rusia, po te kishin force dhe mundesi do te e shkaterronin teresisht popullaten Shqiptare ne Kosove. Vetem prezenca ushtarake e SHBA e pengon veprimin agresiv terrorist te ketyre shteteve.

Ne Kosove veprojne me perfaqesite e tyre edhe organizatat joqeveritare siq jane: UNMIK, EU, OSBE, dhe mijera organizata tjera joqeveritare. Keto organizata nuk kane qendrim unik ndaj Kosoves mbrenda struktures se tyre te anetaresise. Secila prej tyre vjen me qellimet e tyre ndaj Kosoves, disa me qellime te mira dhe shum prej tyre me qellime teresisht te keqija ndaj Kosoves.

Organizata me e mire dhe me demokratike qe vepron ne Kosove eshte NATO, e cila udhehiqet nga SHBA dhe UK, dhe eshte e vetmja organizate qe realisht e siguron pavaresine e Kosoves. Ne kete organizate poashtu ka anetar qe nuk e pranojne LIRINE dhe PAVARESINE e Kosoves, por jane te obliguara te veprojne sioas kekesave Amerikane dhe Britanike.

Si perfundim eshte se ne Kosove nuk ka, as nuk do te kete Bashkesi Nderkombetare, sepse prapa ketij termi nuk ka asgje unike ne kuptim te veprimeve ndaj Kosoves, por ka politika shteterore te secilit shtet veq e veq.