Bisedë me Luan-Asllan Dibranin biznesmenin dhe udhëheqësin e “Dibrani-Transport” krijuesin dhe aktivistin e palodhshëm të çështjes kombëtare shqiptare

0
955
Asllan Dibrani-intervistë

Intervistoj Gjergj-Bajram Kabashi
Foto nga Meriton dhe Igballe Dibrani

Buja rreth situatës se gjendjes aktuale te Corona –Virusit na e imponoj edhe bisedën me zotin Luan-Asllan Dibrnain. Luani merret me një firmë transporti  që  20 vjet Gjermani – Kosovë dhe anasjelltas. Bisedën me të e ndërlidhëm pikërisht në ketë segment të veprimtarisë së tij të gjatë, por edhe ne kontekstin e Corona virusit që e goditi të Globin, po edhe firmat pësuan një humbje të madhe.

Megjithatë të mbetesh vetëm në ketë segment profesional dhe mos t’ja  përmendesh vlerat tjera shumëdimensionale do t’i mbetemi borxh. Zoti Luan Asllan Dibrani është i rreshtuar si veprimtar shumë vjeçar dhe intelektual, patriot, humanist, një idealist vizionar i spektrit politik, që shumë vite është marrë me art dhe kulturë etj. Është një veprimtar shumë vjeçar në shërbimin e kauzës sonë për çlirimin e Kosovës, publicist i pavarur, ish i burgosur politik nën pushtimin serb, piktor, anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” dhe në shumë forume tjera.

Luan Asllan Dibrani në studio gjatë punës, i cili punon me ngjyra në vaj, akuarell, pastell në dru etj. Pikturat i realizon ne stilin realist.

Është një kënaqësi të shkruash për te, por është vështirë t’i përmbledhësh në një përshkrim të shkurtër biografik të gjithë bagazhin e veprimtarisë së tij te përgjithshme dhe të nduarndurshme.


Luan Asllan Dibrani piktura pejsazhe të realizuara me ngjyra vaji.

Fillimisht kishim Komunikuar së bashku përmes  telefonit dhe pas një bashkëbisedimi miqësor zoti Luan Asllan Dibran  me rrëfej gjendjen aktuale që po e kalon këto ditë, e cila  më nxiti dhe motivoi, qe ta zhvillojmë një bisedë për Revistën Drini.

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Zoti Dibrani a na flisni diçka për gjendjen aktuale, që ti je i përballuar edhe me publikun meqë udhëhiqeni një firmë transporti Gjermani – Kosovë dhe anasjelltas?

Për shkak të zhvillimeve të fundit në lidhje me CORONA-virusin dhe gjendjes dramatike në gjithë botën, për fat te keq e përhapur edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe trojet tona shqiptare edhe ne jemi përballuar me te. Edhe ne jemi duke iu përmbajtur udhëzimeve që na rekomandohen këtu në Gjermani nga mediat dhe organet zyrtar, të rrimë në shtëpi të izoluar dhe prandaj edhe firma jonë është  duke i zbatuar këto rekomandime të izolimit dhe nuk jemi duke punuar me keqardhjeje, sepse edhe qarkullimi  i mjeteve tona në këtë kohë është shumë i vështirësuar, kur kemi të kalojmë shumë shtete deri në Kosovë, e që shumë nga to edhe i kanë mbyll kufijtë për hyrje dalje…

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Si qëndron gjendja me klientët e juaj  në këto kohë pandemia?

Corona-virusi  dëshmoj deri me tash se nuk është i lehtë, po përjetojmë momente të rënda, që nuk mbahet mend ndonjëherë të kenë qenë kohëra  më të vështira, e që po shkakton frikë, pasiguri, panikë të secili nga ne, por edhe izolim të obligueshëm për ta ndihmuar  mos përhapjen e tij në përmasa ma të mëdha. Edhe pse herë pas herësh njerëzimi ka përjetuar edhe gjendje të luftërave të tmerrshme në mes veti dhe katastrofa të ndryshme natyrore, si ato të tërmeteve, cunameve, zjarreve, vërshimeve, shembjeve, vullkaneve, epidemive, e të tjera, por kësaj radhe njerëzimi, po ballafaqohet me një epidemi të pa dukshme, por me sinjale shume shqetësuese, por shpresojmë nga qendra shëndetësore botërore, qe do të gjendet shpjet ilaçi dhe do tejkalohet me pasoja sa ma të vogla, kjo fatkeqësi me përmasa botërore.


Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Çka keni për t’u thënë klientëve te juaj, pasi në këto kohë pandemie kanë ma së shumti nevojë për ju dhe ju, iu mungoni?

– Për hir të kërkesave dhe telefonatave te shpeshta qe na bëhen dhe kërkesave  për transport iu drejtohem me një mesazh mermes  kësaj interviste:

Zonja dhe zotërinj, klient dhe bashkëpunëtor, të dashur vëllezër dhe motra dhe tanë me ju që kemi bashkëpunuam  që shumë vite, ju të prekur dhe të shqetësuar nga Corona–Virusi:

I njoftojmë se edhe këtu në  Gjermani në tërësi kanë rekomanduar  masa të rrepta si mbyllje  shkollash, universitetesh, fabrikash, por edhe të firmave!!!…
– Ta marrim shumë seriozisht, sepse situata është serioze prandaj bëhemi edhe ti unë, ai e te gjithë argat te shpëtimit te vetes sonë dhe te të tjerëve!!!…

– Edhe ne kemi pasoja  me rastin e pezullimin e përkohshëm të punës dhe organizimin e transportit  për Kosovë, që po i ndiejmë pasojat shumë të mëdha! – Të dashur klientë dhe bashkëpunëtor, punën tonë të mëtutjeshme e rifillojmë në raport me gjendjen dhe ecurinë e kësaj fatkeqësia botërore dhe udhëzimeve lokale që të na epen në Gjermani, Kosovë, Shqipëri dhe Evropë, prandaj me keqardhje ju themi se duhet të presim.

Kemi shpresa se do të jemi në bashkëpunim të serishëm. Përmes këtij njoftimi  iu urojmë shëndet, mbarësi dhe lusim zotin qe në familjet tuaja të mbetet vetëm shqetësim, frika dhe përjetimi në kujtesën tuaj, pa iu prekur kjo e keqe në derën tuaj. Lus zotin qe sa më parë të tejkalojmë edhe këtë të keqe epidemike dhe të rikthehet buzëqeshja, lumturia dhe gëzimi në familjet e juaj, në mbarë popullin tonë shqiptar dhe dhashë zoti qe mos të dëgjohet ma asnjë i infektuar as i vdekur nga Corona–virusi edhe në botë.

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: A mund të na flisni pak për veten tuaj dhe kur keni emigruar në gjermani?

Jam i lindur në fshatin Dabishec KK Prishtinës. I emigruar ne vitin 1993 në Gjermani, i martuar dhe babë i tre fëmijëve me Igballen (Artës, Meritonit dhe Rilindit) te gjithe i kane mbaruar studimet ne Gjermani. Kam studiuar në Fakultetin Filozofik, dega e Albanologjisë. Me angazhimet e mia aktiv në gjirin e lëvizjes studentore isha shumë aktiv realizimin e çlirimit të Kosovës me çka erdhi deri te arrestimi im, në vitet e ngjarjeve 81-ta. U burgosa nga UDB-ja jugosllave dhe me dënuan me 10 vjet burg.


Për momentin e udhëheqim këtë firmë transporti “Dibranin-transport”, në Shtutgard të Gjermanisë, ku edhe jetoj, krijoj dhe veproj. Përveç biznesit merrem edhe me shkrime, art, karikaturë, me çështje kulturore etj.

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Si veproni me administratën gjermane këto ditë apo obligimet ndaj shtetit si tatime etj?

Po këtu në Gjermani edhe se nuk u dhënë  urdhri për mbylljen e firmave, vetvetiu ne  iu kemi nënshtruar urdhrave të institucioneve shëndetësore, sepse kemi te bëjmë me publikun. Ka firma qe punojnë po ma shumë punojnë ne ndërtime qe nuk kane të bëjnë me shumë njerëz barnatore  lokale ushqimore, por edhe fabrikat nuk kane ndërprerë punën fare. Për, ne firmat qe nuk kemi punuar i kemi plotësuar formularët për kompozim nga shteti, po presim. Disa janë liruar përkohësisht nga obligimet dhe pagesat, por edhe dyqanet në shumë raste, qe janë të mbyllura jashtë sferës ushqimore nuk do ti paguajnë qiratë deri sa zgjat kjo situatë. Po siç duket Gjermania e ka menaxhuar këtë situatë ma mirë se shumë shtete tjera dhe krizën do ta kalojnë ma lehte.

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Zot i Dibrani  ju  e keni  këtë firmë   transport për transportin e mallrave nga  Gjermania për Kosovë. Ç’ka bartni nga mallrat reciproke?

Nga Gjermania qysh mbas luftës ka pas nevojë deri ne gjilpërë të furnizohet Kosova, nga pasojat qe përjetoj pas luftës  nga ish pushtuesit serb. Ndërsa nga Kosova deri para pak vitesh nuk ka pas shumë kërkesa aty këtu, edhe atë në forma private, ndërsa tani  emigracioni në Gjermani dhe shtete tjera kanë avancuar  me shumë firma, kështu që ata kane depërtuar edhe në tregun gjerman me prodhime të Kosovës.

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Nga kureshtja lind edhe kjo pyetje, për çfarë mallrash nga Kosova ka ma shumë  nevojë tregu i shteteve perëndimore?

Po vet emigracioni shqiptar e nxiti këtë gjë nga e cila në fillim në Kosovë u punonte në  forma klasike, por ma vone u futen mjete me teknologji të re dhe prodhuesit filluan të prodhojnë kualitet.

Pastaj bukur mirë u josh edhe tregu në Gjermani, Zvicër, Austri, Belgjikë, Francë po edhe në shtet skandinave, ku është i përqendruar emigracioni i ynë shqiptar. Mallrat që plasohen në këto shtete janë ma së shumti Dritare, dyer, Kuzhina dhoma fjetje, kangjella oborri, gur dekorativ, etj.

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Këto dite lexova një reagim të juajin  përmes mediave me titull “Bllokimi i mallrave të Kosovës nga Serbia: Sinjal që të reagon faktori ndërkombëtar dhe Amerikan”, Pse reaguat dhe për çka?

Si pasojë e mos arritjes se koordinimit dhe nënshkrimit të Kosovës ne disa fusha me faktorin ndërkombëtar, e sidomos  atë në “Transportin Rrugor dhe Hekurudhor”, sot po  përjetojmë një krize të aktruar me lojalitet e autoriteteve serbe! – Kjo  sjellje e Sebisë, po i kalon dy vendet në një krizë të thellë, edhe pran  kapaciteteve diplomatike qe gjenden dy vendet në prag të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Me këtë rast Kosova duhet të ju bënë të qartë organeve diplomatike, miqve ndërkombëtar për ndërhyrje qe të zbatohet edhe konventa ndërkombëtare mbi qarkullimin e transporti të lirë!

– Këto shkelje janë të përhershme, nga e cila qeveritë paraprake, as që kanë synuar ta ndërmarrin një gjë të tille sipas konventave ndërkombëtare të rregulluara me ligj!? Sot po përjetojmë një krize të thellë të ekonomisë në mungesën e kapaciteteve diplomatike  të Kosovës në raport me faktorët ndërkombëtar për rregullimin e kësaj çështje…

  • Këtu, aq sa shoh, neve “Firmat nga Diaspora Shqiptare” nëpër shtetet e Evropës, bashkërisht duhet përpiluar një strategji të re për krijimin dhe konsolidimin e kapaciteteve diplomatike bashkëkohore që ta tejkalojmë edhe këtë barrikadë qe po na krijon Serbia.

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Z. Dibrani veprimtaria e juaj është shumë e gjerë, sa që të shkruhej një vepër dhe nuk do të mjaftonte dot, por për hir të lexuesit në shkurtimisht na intereson  veprimtaria e juaj, si një krijues dhe si i burgosur i ndërgjegjes çka mund të na thoni për lexuesit?

Me krijimtari kam filluar të merrem herët, por koha e burgut ishte ajo qe u futa në boten e artit,si në penë edhe me brushë. Sa i përket burgut, të them të drejtën askush nuk e do burgun, izolimin nënçmim, rrahjen dhe torturat të atij lloji çfarë vepronte UDB-ja serbë  në format ma barbare dhe primitive ndaj nesh! Por thjesht ne jemi përball me një krenari, për atë se e kemi ditur, qëllimin pse qëndronim kazamateve të ish-Jugosllavisë.

E ndienim një krenari edhe si të rinj që ishim ne nuk kishim fare frikë, pas kishim popullin dhe ndërgjegjen, dhe pjesa dërmuese na përkrahte. Kjo disi na obligonte neve që edhe për hir të popullit, drejt rrugës së  lirisë, të qëndronim stoik. Më atë qëndresë i tregonim armikut që nuk dëshpërohemi, por vetëm kalitemi dhe frymëzohemi për ta korrigjuar padrejtësinë historike qe iu bë popullit shqiptar në të kaluarën.

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Z. Luan Asllan Dibrani, pse me dy emra ? A mundesh të na shpjegosh domethënien?

Hahah! Po zoti Kabashi, po ta kallxoj… Koha e ish pushtuesve kanë lënë pasoja në toponimet autoktone shqiptare, po edhe në emrat e gjinive, prandaj si pasojë e asaj kohe gabimisht ma kanë vënë emrin turk Asllan, që në gjuhën shqipe i bien Luan ! Sa isha i vogël në shenjë përkëdhelje nga familjaret dhe rrethi me thirrin dhe me quanin “djalë Luan” herë me therrinsin “Asllan djalë”! Kështu qe tani me quajnë dhe thërrasin me dy emrat si turk Asllan (gjë që nuk jam) po jam shqiptar dhe si shqiptar e dua emrin Luan, por e ftoj edhe brezin e ri qe mos ti vene ma këta emra të huaj. Ti po bënë shaka me këtë pyetje, por as ti nuk e ke ma të mirë emrin se sa unë Asllan …Hahaha!

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Ju si publicist, analist, dhe krijues i artit, tërë energjinë dhe veprimtarinë e keni përqendruar në Bashkimin e Shqipërisë, të asaj Shqipërie të Natyrshme, dhe si mendoni ta realizohet ky qëllim madhor?

Është e vërtetë se me tërë qenien jam i përkushtuar për Shqipërinë e bashkuar dhe pa këtë bashkim, nuk e shoh zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Mbase edhe do të ishte turp nëse mendojmë ndryshe, po të ishim si popull i organizuar mirë, sot nuk do Ishëm të ndarë në 6 vende ballkanike!

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Sipas jush do të thotë se jeni optimist do të realizohet Bashkimi?

Kjo e drejtë historike që na takon, sa do që po zhurmohet, ky synim do të ishte realizuar nëse do të kishin qenë t’i koordinuara punët mirë me të gjitha institucionet e larta shtetërore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Po mbase “Pavarësisë së Kosovës” ky vizion i kahershëm thua se është zbeh dhe po anashkalohet nga disa mekanizma elastike shqiptare pranë faktorit ndërkombëtar. Por, shpresojmë se në këtë segment politik  vepron dhe qëndron Vetëvendosja në krye me Albin Kurtin dhe kemi shpresa  ma të mëdha qe do të kemi një përshpejtim të Bashkimit Kombetar, fale edhe përkrahjes se shteteve mike e sidomos SHBA-ve.

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Pasi përmendet zotin Albin Kurtin, si e sheh ti situatën politike aktualisht në Kosovë dhe si të dilet nga ky ngërç politik?

Rrëzimi i një Qeverie në pakohë dhe parametrat qe i paraprinë kësaj iniciative, në gjendje emergjente shëndetësore  nga Pandemia dhe pa arsye të bazuara, nuk është thjeshtë rrëzim i Qeverisë Kurti, por bëhet fjalë për përmbysje të pushtetit që është shumë e afërt me grusht-shtetin për të krijuar një gjendje te jashtëzakonshme me porositësit  e armiqve të jashtëm,sipas  planeve serbo-sllave!

– Këtë  gjendje  si alarm të keq e panë edhe forca ndërkombëtare, nga  që edhe reaguan me thirrje, letra dhe mesazhe! Nga kjo, rezulton se vota për përmbysjen e Qeverisë, ishte votuar nga profiterët e luftës, krimi i organizuar dhe korrupsionin, ndarjes së Kosovës dhe ikjes nga  arrestimi qe i pret  me rastin  vjedhjeve dhe falimentimin e shtetit. Ata me  paratë e vjedhura nga populli, sot janë bërë milioner duke i kursyer paratë si në Zvicër, Shqipëri, Amerike, Rusi e deri në Dubaj etj.

Formimi i një qeverie fantazmë  nga inicuesja LDK-ja në koalicion me AAK-në, Listën Serbska, Nismën dhe komunitetet: konsideroj se është vetëflijim politik dhe i pa qëndrueshëm!!!

Fillimisht Dialogu me Serbinë kërkon një unitet dhe  shumë faktor tjerë që Kosova duhet t’i paraqes pran qendrave ndërkombëtare e këtyre partive u mungon vizioni ! U mungojnë kuadrot! Prandaj të vetmen zgjedhje të këtij ngërçi politik shoh zgjedhjet e reja në Kosovë.

Gjergj Bajram Kabashi-Revista Drini: Për fund më mbetet të falënderoj për kohën që e  ndatë për  këtë  bisedë. Me mbetet të vazhdoj qe t’u respektoj si veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, si njeri  i gjithanshëm. Ju admiroj si veprimtar të ngjeshur. I dëshmuar dhe i përqendruar në interesin dhe vlerat e kombit shqiptar. Të urojmë suksese në fushën ekonomike dhe në atë kulturore.

Për fund, lexuesve të Revistës Drini  iu  uroj lexim të këndshëm për këtë  njeri të vyeshëm dhe të palodhshëm.

Luan Dibrani: Ju falënderoj edhe unë për mundësinë e dhënë që t’i  shpalosi  pikëpamjet e mia përmes kësaj interviste në lidhje me shumë tema aktuale të kohës. Njëkohësisht e vlerësoj punën e juaj lart, si gazetar me një penë të veçantë  qysh si gazetar i Rilindjes, por edhe ma vonë  bashkëpunëtor i shumë mediave. Me theks të veçante me duhet të falënderoj për “Revistën e juaj  Drini” qe na freskon gjithnjë me temat  të ndryshme  si në kulturë  ashtu edhe në informim  të përgjithshëm. Përmes kësaj interviste i  përshëndes te gjithë lexuesit “Revistës Drini”.