BISHZ KA THEMELUAR FONDIN PËR TË NDIHMUAR BOTIMIN DHE PËRKTHIMIN E LIBRAVE TË VEÇANTA ME TË DHËNA E DËSHMI PËR KULTURË DHE HISTORI

0
458
Foto promovimi për librat

Një shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare. (Horace Mann) & Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt. (Ciceroni)

[ Shkarko dokumentin e plotë me formularët ]

Përgatitur nga:
Abas Fejzullahi

Një shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare. (Horace Mann)
&
Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt. (Ciceroni)

*
Abas Fejzullahi Të ndihmohet ndërtimi i shtëpisë apo shtëpive për familje skamnore është bamirësi.

***

Të ndihmohet botimi, përkthimi e përshtaja e librave me rëndësi të veçanta, me të dhëna e dëshmi për kulturë e histori, është ma me vëlerë e rëndësi, se me ndërtue shumë shtëpi, sepse me libëra krijohet mundësi për t’u shfrytzuar libri si burim i pa shterrshëm për të mësuar e fituar dituri, për secilin njeri dhe në mënyrë të organizuar shoqërore dhe institucionale për vendin dhe popullin, tue përparuar e ngritur në vazhdimsi njohuri për arsim, kulturë, shkencë dhe ekonomi në shërbim të përparimi dhe zhvillimit të mirëqënies njerëzore dhe të atdheut.

***

Disa të dhëna për veprimtarin e BISHZ-së:
Me 29 Brymor (Nëntor) 1997 u themelua BISHZ-së në Kuvendin themelues në Bernë të Zvicrës, që në vazhdimsi ka zhvilluar organizimin e veprimtarive si në vijim:

– Veprimtaria e Shoqatës për 22 vite me rradhë përmes drejtimeve që ka, në forma dhe mënyra të mundshme ka bërë organizime për të jetësuar: bashkimin e mundshëm të tërsisë dhe fuqisë intelektuale shqiptare në Zvicër dhe drejtimin në shërbim të çështjes kombëtare në përgjithësi dhe të bashkësisë shqiptar në Zvicër në veçanti; përmes zhvillimeve të projekteve profesionale e shkencore; organizimin e veprimtarive kulturore dhe tribunave të ndryshme; zhvillimi i dokumentacionit teknik, analiza; mbikqyrje gjatë kryerjeve të detyrave; dhënje të këshillimeve profesionale dhe shkencore; vlerësime(recenzimi)dhe kontrollimi (revizioni) i projekteve, punimeve profesionale dhe shkencore; botimet, veprimtaria e të dhënave( informatike).

– BISHZ ka 12 drejtime që zhvillon veprimtari sipas anëtarëve profesional që ka për secilin drejtim e në mungesë bashkëpunon me shoqata tjera për ndihmesë të ndërsjelltë.

– Drejtimi janë të ndara sipas veprimtarive si për: shëndetësi, teknikë, çështje juridike, ekonomi, çështje shoqërore(sociale)-bashkim(integrim), diplomaci politikë, informim, kulturë, arsim, sport, përkthime, veprimtari botuese.

Drejtimet janë njësi organizative të BISHZ-së në të cilat qartësohen aktivitetet e veprimtarive profesionale të fushave të caktuara. Në kuadër të BISHZ-së drejtimet marrin pjesë në organizimin e veprimtarve profesionale, zhvillim dhe bashkëpunim profesional me ekonomi dhe personat tjerë juridik, posaçërisht nga fusha e veprimtarisë së tyre.

***

Me rastin e përurimit të librit me të dhëna e dëshmi dokumente dhe fotografi DITAR BURGU: DËSHMI DHE FAKTE me 1075 faqe, të autorit Afrim Caka të titulluar:
ATA U VRANË LANË PAS VETES HISTORINË

Më 24 Dimror(Dhjetor) 2019 në hapësirat e Syri TV në Grenchen të Zvicrës, vështrimet rreth librit i bënë organizatorët, Saim Tahiraj, Hamzë Morina dhe Abas Fejzullahi. Ishin edhe organizatorët e mbledhjes së mjeteve për të ndihmuar botimin e librit në fjalë, ku ndihmuan me mjete 161 kurbetçarë në Zvicër dhe mbledhen 11400 Franga Zvicërane dhe 50 Euro sipas të dhënave që komisioni për praanim dorëzimin e mjeteve të mbledhura i përbër nga Saim Tahiraj, Mahmut Gashi dhe Xhemajl Haxhiu, me datën 28 Frytor (Shtator) 2019 në takimin përfundimtar të mbledhjes së mjeteve në Klubin Dardania në Zofingen.CH. Anëtarët e komisionit kanë qenë të autorizuar dhe kanë bërë dorëzimin e mjeteve me dëshmi në ndërmarrjen botuese ku është shtypur libri sipas kërkesës për ndihmë të autorit.

Pikërisht me 24 Dimror (Dhjetor)2019, gjatë përurimit të parë të librit në fjalë, në hapësirat e Syr TV në Grnchen të Zvicrës, gjatë bashkëbisedimeve dhe vështrimeve të paraqitura nga tre pjesëmarrësit e sipër shënuar me vështrimet e tyre rreth librit në emisioni Syri TV drejtuar nga Z. Musli Sahiti, ku, pas emisionit gjatë rrjedhës së bisedes lidhur me vëlerat e trashëgimis kulturore e në veçanti lidhur me libra, Saim Tahiraj paraqiti iden si në vijim: Që Shoqata BISHZ-së është më e thirrura dhe më e përshtashme që ta themelon një FOND të veçantë, për të ndihmuar botimet dhe përkthimet e librave me vëlera të veçanta.

Me që i pranishëm ishte gjatë rrjedhës së bashkëbisedimeve, kryetari i Shoqatës BISHZ-së, Abas Fejzullahi, të cilit edhe ju drejtua Saim Tahiraj me iden e tij, që e mirëpriti si ide shumë e qëlluar dhe mori për sipër që të bëjë përgatitjet teknike dhe organizative për themelimin e Fondit në fjalë .

***

Më 17 Verdhor(Tetor)2020 në lokalet e Shoqatës“ Nëna Terezë“në Litau–Luzern, pjesëmarrësit e pranishëm u njoftuan lidhur me të gjitha përgatitjet e bëra lidhur me themelimin e FONDIT në fjjalë nga BISHZ-së dhe u shpërndan Formularët me të dhëna për anëtarësim, me të gjitha të dhënat dhe sqarimet e nevojshme.

***

Në vazhdimsi po ka kërkesa, për të ndihmuar botimin e ndonjë libri të shkruar në gjuhën shqipe ose përkthimin e përshtatjen në gjuhë të tjera, si dhe përkthimin e librave me rëndësi të veçanta nga autorët e vendeve të ndryshme të shkruara në gjuhë të ndryshme për t’u përkthyer e përshtatur në gjuhën shqipe, që kanë peshë e rëndësi të veçantë.

Për ta jetësuar këtë qëllim me rëndësi tëveçantë, sa njerëzor aq edhe kombëtar BISHZ–së. bënë këtë:

KËRKESË PUBLIKE

Drejtuar të gjithë bashkatdhetarëve të nderuar kudo që gjinden në atdhe apo në kurbet, që ta përkrahin këtë nismë tue ndihmua materialisht sipas të dhënave në FORMULARËT e anëtarësimit dhe të bëjnë shpërndarjen e formularëve tek të gjithë që kanë interesim për t’u anëtarsuar e ndihmuar !

Formularët e anëtarsimit me të dhëna e shpjegime të hollësishme i keni të bashkangjitur në vijim: Mbesim me shpresë në mbështetjen tuaj!

Solothurn – Ch 2021-01-08

[ Shkarko dokumentin e plotë me formularët ]