Biznesmeni serbo-amerikan thyen shpresat e Serbisë

0
975

TemA, 20 nëntor 2016

Jemi vonë. Shqiptarët e Kosovës tashmë kanë lidhje me Trumpin

Dobrivoje Tanasijevic, 83 vjeç, biznesmen i fuqishëm serb që ka 60 vite që jeton në SHBA, thotë se serbët duhet të mos rrinë duarkryq, nëse duan që presidenti i ri amerikan, Donald Trump, të bëjë diçka të mirë për ta.

“Kam frikë se e kemi humbur hapin me të tjerët në rajon, që tashmë kanë kontakte me këshilltarët e Trumpit.

Raporte të mira kanë ata nga Kroacia, Sllovenia e Kosova”, ka thënë ai për portalin Alo, transmeton Telegrafi.

I pyetur se cilat janë tarifat që politikanët amerikanë të luftojnë për serbët, ai ka thënë:

“Varet nga posti, por shërbimi nuk shkon nën një milion në vit.

Është legjitime dhe nuk është turp.

Shiko çfarë bëjnë në Kosovë: I kanë ngritur përmendoren Bill Clintonit, në qendër të Prishtinës, rrugën e emërojnë me emrin e djalit të Joe Bidenit, shitoret i quajnë ‘Hillary Clinton’. Tani edhe Trumpin do ta nderojnë”, ka thënë ai.

Tanasijevic ka thënë se për ta bërë Trumpin për vete, serbët duhet t’i rishikojnë raportet me Rusinë, të cilat janë të dëmshme për ta, sepse deklaratat se Trumpi do të ketë raporte të mira me rusët janë përralla fëmijësh.

“A e dini ndonjë gjerman që është njeri i rusëve? Trumpi ka rrënjë gjermane”, ka thënë ai.

“Dhe, mos harroni: FBI dhe CIA e sollën atë në pushtet”, ka theksuar Tanasijevic.