Bota është bërë ambient i përshtatshëm për çdo lloj të fashizmit!

0
337
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Qetësia e madhe, shpesh sjellë stuhi, apo të liga të tjera?Kosova kurrë nuk patë qetësi të nevojshme, qetësi të vërtetë që i duhët këtij populli. Nuk patem qetësi dhe ditë të mira më decenie, së ishin nën okupim nga Serbia. Patem qetësi pas përfundimit të luftës, ate shpirtnore se nuk e kishin okupatorin më mbi kokë. Qetësi fizike jo shumë së vendi ishte shkatërruar nga lufta, dhe duhej rindërtuar, kush si ka pasur mundësi, edhe më do ndihma tona, edhe me ato ndërkombëtare.

Këtë fazë e përfunduam si është më së miri. Ajo që Kosovës i ndodhi në vazhdim, ishte e pa pritur. Atëherë kur popullit i duhej më shumë se buka qetësia e përgjithshme, fillojë të jetojë në luftën për ekzistencë, të bashkëjetojë më krim dhe korrupcion, e keqpërdorime tjera, që gadi sa nuk na kanë rrëzuar përtoke. Edhe sot kur janë mbushur 20 vite pas përfundimit të luftës, qytetarët e Kosovës, ende nuk e kan lënë krejtë frikën mbrapa. Nuk e kan lënë frikën që po na sjellë më shumë jeta jo e mirë politike.

Politika jonë nuk po gjen gjuhë të përbashkët edhe kur bëhët fjalë për temat e karakterit shtetërorë e kombëtarë, lëre për temat tjera. Edhe atëherë kur patem qetësi sado të shkurtër, nuk vononte e plaste ndonjë sherr politik, ekonomik, ndonjë aferë korruptive… Na sulmuan për këto vite edhe sëmundje pandemike, sëmundje që i sjelli jeta e mbushur më probleme të natyrës ekzistenciale, po përballemi më virusa dhe tash ante portas e kemi koronavirusin… Të shpresojmë që mos të na gjënë edhe kjo ligë e konavirusit. Sot, këto pandemi kan marrë edhe dimenzione politike. Disa shprehën edhe për pandemi ekonomike.

Bota është kthyer në një ambient të përshtatshëm të çdo llojë të fashizmit. Kah të kthehesh mund të ndëshesh më frika të llojëve të ndryshme. Kjo botë është bërë e vështirë, për ta kuptuar mirë. Njeriu mund të rrezikohet nga lufta, vrasjet e karakterit fetar, më pak te atyre racite, dhe të ligave të karaktereve të ndryshme. Sikur na ka mbetur më shumë të lutemi për vete dhe për të tjerët tu shpëtojmë kwtyre të këqijave, sëmundjeve, virusëve dhe konavirusëve..?! Çelësin se sa do të kemi shoqëri të shëndosh morale e kombëtare, e kemi vetë në dorë. Kjo kërkon tru, kërkon punë, vetëdijësim më të madh, dhe unitet i munguar historikishit, dhe që historikisht ky mos unitet na ka dëmtuar shumë…