BOTIM KRITIK ME VLERA SHUMËDIMENSIONALE

0
382

Dr. Nail Draga

Gjokë Dabaj, E KALUARA E VËRTETË E ARQIPESHKVISË SË TIVARIT, Botoi: ART CLUB, Ulqin, 2014

Nga viti 2004 kur botoi studimin dy vëllimësh SHESTANI-studim filologjik gjithëpërfshirës, Gjokë Dabaj deri më tash ka botuar një numër të konsidruar librash, kryesisht nga fusha e letërsisë por edhe të zhanrëve tjera. Kohë më parë opinionit iu prezantua më një botim i cili mban titullin E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit, botuar nga Art Clubi në vitin 2014.

Është ky një botim i veçantë qe dallohet për nga përmbajtja dhe qasja e tij, sepse kemi të bëjmë me një kritikë, ndaj një libri me autor Ivan Jovoviq me titull IZ PROSLOSTI DUKLJANSKO-BARSKE NADBISKUPIJE(Nga e kaluara e Arqipeshkvisë Dokleato-tivarase), botuar në Tivar në vitin 2004..

Ndonëse një botim i tillë kishte dhjetë vite qe kishte dalur në qarkullim, jemi dëshmitar se ka munguar reagimi kritik, qoftë në formë vështrimi apo recensioni nga autor të ndryshëm shqiptarë, qofshin ata historianë, klerikë apo publicist. Por, nëse ky libër do të ishte botuar në kohën e monizmit, diçka e tillë ka mundur edhe të arsyetohet, sepse pak kush ka pasur guxim të merret më çështje të tillë, sepse pasojat kanë qenë evidente për autoret përkatës. Por, një qendrim i tillë nihilist tash në pluralizëm nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse ekziston liria e të shprehurit dhe e të shkruarit, ku nuk bejnë përjashtim as çështjet konfesionale, apo të institucioneve përkatëse sikurse është Arqipeshkvia e Tivarit.

Pikërisht, duke e parë këtë çështje me vështrim kritik e cila meritonte një përgjigje dhe qasje profesionale, ishte Gjokë Dabaj, i cili u angazhua, duke pasur guxim intelektual dhe opinionit i dhuroi një botim të veçantë me titull E KALUARA E VËRTETË E ARQIPESHKVISË SË TIVARIT.

Duke lexuar këtë libër nuk ka dilemë se është për admirim angazhimi i autorit, në lidhje me një temë interesante për të kaluarën e një institucioni shpirtëror që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ketë mjedis. Por, them pa hezitim se autori kishte guxim të merrej me një temë të tillë e cila kryesisht iu takon klerikëve apo historianëve sepse janë më kompetent për çështje të tilla. Por Gjokë Dabaj, duke qenë intelektual i guximshëm bëri një avancim personal dhe moral duke trajtuar një temë të veçantë e cila nuk është trajtuar në diakroni dhe sinkroni deri më tash nga asnjë autor shqiptar. Ky botim më vlerë paraqet një polemikë, apo më mirë të themi një përgjigje ndaj autorit I.Jovoviq, i cili e ka botuar në gjuhën serbe në vitin 2004.

Në përgatitjen e këtij botimi autori ka treguar angazhim te veçantë personal, sepse e ka trajtuar këtë çështje duke u bazuar në literaturë profesionale, botimet publicistike por edhe kujtesen popullore, duke qenë autokton nga ky mjedis i cili është në kuadër të Arqipeshkvisë së Tivarit. Pra, autori me ketë mjedis është i lidhur në mënyrë emocionale, sepse është pjesë e botës shpirtërore katolike e cila i ka sfiduar rrethanat e kohës, duke mbetur i vetmi institucion katolik në këtë mjedis.

Në sajë të përvojës profesionale autori nuk ka mbetur rob i referencave dhe burimeve të ndryshme shkencore të cilat i ka përdorur në këtë libër por ai i analizon dhe komenton ato në mënyrë analitike, duke sjellë përfundime logjike dhe të argumentuara. Eshtë pikërisht analiza e autorit e cila demaskon autorin Jovoviq, duke ndriçuar pa pargjykime të kaluarën e Arqipeshkvisë së Tivarit, dhe rolin qe ajo ka pasur në te kaluarën e deri në ditet tona për popullatën vendore shqiptare të konfesionit katolik, në të kaluarën e deri në ditët tona.

Gjokë Dabaj cekën qartë se dekompozimi i Siujdhesës Ilirike(Ballkanit), fillon me pushtimin nga ana e Perandoriës romake, por moment kritik paraqet shek. VII, kur perandori i Bizantit Irakliu, me dekret perandorak lejoj vendosjen e sllaveve në Iliri. Autori jep të dhëna me interes për periudhën njëmijëvjeçare të Arqipeshkvisë së Tivarit nga koha e themelimit të saj 1089 e deri në ditët tona, madje duke paraqitur edhe regjistrin e arqipeshkve të cilët kanë shërbyer këtu. Ndërsa dekompozimi i fundit dhe më tragjik është në vitin 1878, ku në sajë të vendimeve të Kongresit të Berlinit, Tivari dhe rrethina i jepen Malit të Zi, dhe nga ajo kohë kemi shkeputjen e Arqipeshkvisë së Tivarit nga Shkodra.

Ishte ky një veprim politik i kohës, duke anashkaluar faktin se kisha katolike është ekumenike, e cila nuk mund të parcializohet në sajë të kufijve politik të shteteve të ndryshme. Por, një veprim i tillë u legjitimua me 13.3.1886, në sajë të nënshkrimit të Konkordatit të Vatikanit me Malin e Zi, qe paraqet një akt të turpshëm diplomatik, nga del në mënyrë transparente politizimi i fesë për qellime politike të pushtetit të princit malazias të kohës. Autori, është kritik, për këto veprime absurde të kohës, të cilat kanë pasur pasoja në vitet në vijim për arqipeskvinë dhe popullatën e konfesionit katolik në ketë mjedis.

E dhëna se nuk është lejuar mbajtja e meshës në gjuhën shqipe, si pjesë dërmuese e pjesëtarëve të konfesionit katolik në ketë arqipeshkvi e dëshmon më së miri një konstatim të tillë. Një gjendje vazhdon edhe sot në sistemin pluralist, gjoja të barazisë qytetare dhe nacionale, nga del qartë, politika asimiluese dhe sllavizuese ndaj shqiptarëve të përkatësisë katolike në kuadër të këtij institucioni edhe në ditët tona. andaj, me të drejtë konstaton autori, se një politikë e tillë ka ndikuar qe një numër i konsideruar e shqiptarëve katolikë të deklarohen në aspektin kombëtar në malazez apo kroat, duke mohuar ate shqiptare qe janë rreth 90% të pjesëtarëve të kësaj arqipeshkvie, qe është rast për hulumtim dhe apsurd i për kohën tonë.

Gjokë Dabaj, këtë libër nuk e shkruan më subjektivizëm apo me qellim për të fyer autorin Jovoviq, por e kundërta, ai është i matur dhe me kujdes prezanton pikëpamjet e tia me argumente, duke hjedhur poshtë tezat e Jovoviqit të cilat nuk përkojnë me realitetin etnik e demografik në të kaluarën dhe në ditët tona të hapësirës gravituese të Arqipeshkvisë së Tivarit. Madje autori Dabaj cekën qartë se duhet ndarë qartas së ç’ është historikisht e pranueshme dhe ç’ është prodhimi i fantazisë krijuese apo letrare. Dabaj po ashtu është i qartë dhe kategorik kur ceken se ilirët pasi ranë nën sundimin romak, mbeten ata qe ishin por nën pushtetin e një perandorie.

Pra, popullsia romane ishin ilirët edhe pse ka pasur administrator, zejtarë, tregtarë e qeveritarë të ndryshëm, sidomos në qytetet bregdetare të Ilirisë, por popullsia dominuese ishte ilire, ndërsa sllavet janë vendosur vonë si ardhacak në krahinat e ndryshme të Ilirisë, ku është bërë një simbiozë me popullsinë autokone-ilire, që më së miri dëshohet pikërisht në Mal të Zi. Pra e meta parësore e botimit të I.Jovoviqit cekën me të drejt Dabaj së është mungesa e trajtimit dhe injorimi i popullsisë iliro-arbërore në këtë mjedis gjeografik.

Madje kjo është vlera e veçantë e këtij libri qe është polemikë e llojit të vet për kohën tonë. E them me bindje plotë një konstatim të tillë, sepse për libra të ndryshëm kemi pasur rast të lexojmë, vështrime apo recensione të ndryshme nga disa faqe tekst, por jo sikurse kemi ketë rast ku ndaj një libri shkruhet një libër tjetër. Është ky një rast i veçantë për kohën tonë dhe ky libër polemizues është unikat dhe si e tillë do të jetë edhe për një kohë të gjatë.

Por, me duhet të them edhe një faktor tjetër qe ka qenë motiv i reagimit të tillë polimezues, që ka të bëj me largimin e tij nga vendlindja në moshë të re pa e parë ate për rreth tridhjet vite(1962-1991). Ndonëse ka jetuar larg saj në Shqipëri, vendlindjen e kishte në zemër. Madje nuk thuhet kot se vendlindjen më së shumti e duan ata qe janë larg saj.

Autori Gjokë Dabaj, meriton respekt të veçantë, ku them me bindje të plotë se pas monografisë kushtuar Shestanit, kjo është vepra e tij jetësore, e cila nderon autorin dhe botimet albanologjike.