Britma grryese

0
771

Mirelinda Laska

Britma grryese

Britma te çjerra, grryse, shumeformeshe ne veshin tim
Nga mrena ngjajne shkatrruse, nga jashta veç kur hyjne.
Gumezhijne menimet, thuren si gjarperinj
fishkellima e njanit, ban gjithe gjurulldine.
Formesohen, ngrihen, perpjete marrin trajta
Helm i zi te bahen, i pi si Kleopatra.
T’bajne edhe me hesht, fjales me ia ul vleren
A ne te ardhmen me ia rrite, kur te vdese e t’bajne sehir te tjeret.
Ose nodh dhe nryshe, varet si jane harku
cdo forme qeverisje, ka me tu ofru.
Tash zgjidh e merre vete, pushteti digjet flake
Perhapet gjithanej, arrin deri n’ krevat.
Poo deri aty, asht tejet ziliqar
kur dashnia mes njerezve, ze venin e pare.
Dy pushtete bahen, secili me sundu
Nga jashte duken nisoj, pranej ke me u ngatrru.
Ca asht e rreme a e vertete, a ka njerez me e dallu
Apo humanja humbi, e njeriu asht tjetersu?
Britma te çjerra grryse, shumeformeshe n’veshin tim
Nga mrena ngjajne shkatrruse, nga jashta veç kur hyjne.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar