Cikël poetik nga poeti shkupian Sami Sherifi

0
1125

KËTU DIELLI E HËNA SHQIP FLASIN

Në këtë qiell shqipesh
E në këtë tokë Iliriku
Dielli e Hëna
Dashurohen
Poetët
Ndër vargje dritë rrezatojnë
Gadishullin Ilirikë e hyjëzojnë
Mugun
Me gur meteorësh e gjuajnë !

NJË COPË QIELL LIRIE MË JEPNI

Një gotë ujë e një copë bukë
Pak shpirt
Dhe pak liri e dashuri
Më jepni
Që lirshëm frymë të marrë
Dallëndyshe e lënduar
E udhëtar i shekullit të përgjakur
Isha
Dhe refugjatë i përvuajtur e i egziluar
Rrugëve të botës mbeta
Ju ishit ata kriminelë
Që shpresën e ëndrrën time vratë
Plisin më gjakosët
E shpirtin më lënduat
Andaj
Mos më flisni
Unë vetëm një gotë ujë
E një copë qiell lirie e Ilirie
Kërkoj
Dorështrirë dhe i përgjakur
Mes telave me gjemba
Kamë ngelur
Sa të mallkuar
E të pashpirtë mbetët ju

NË KODËR TË DIELLIT

Nga maja e Sharrit plak
Drejt Shipkovicës
Mjegulla të zeza po zdirgjen
Derisa mbi kokën time
E mbi Kodër të Diellit
Një shqiponjë fluturon
Pak më poshtë ca sorra të zeza
Mbi ato degë të thara thane
Krrokasin
Kob
Ndër legjenda sjellin.

MË HAPË DERËN EUROPË

Europë
Ti je ëndrra ime e vjetër
Vargu im i përgjakur
Nuse e stolisur me duvak
Pak edhe hileqare
Në vargun e At Gjergj Fishtës më dole
Ka vite që nga Dardania po ju shkruaj
E ftesën tënde po pres
Në vallen e përbashkët
Pjesë të marrë.

Hape derën e kështjellës tënde
Lum Europa
Ngase ti je ëndrra ime e vjetër
Dhe ka vite që nga Arbëria po ju shkruaj
E të fala ju bëjë
Me urtësi ju drejtohem
Këto pranga të ndryshkura
E këta kufinj të mallkuar
Nga qafa dua t’i hjekë
Dashuri hyjnore
E rreze pellazgjie
Nga Iliria t’ju sjellë…!?

Europë
Ti ishe dhe mbete ëndrra
E dhimbja ime shekullore
Andaj më thuaj
Sa vite më duhen larg teje
I ndarë
Dhe i coptuar të pres !?

KATÊR SHKRONJA TË ALFABETIT

Shkronja A
U ngritë e para
Kongresit të Manastirit
Arbërisht i foli
Shkronja B
Beratit shkëlqimin ia dha
Shkronja C
Çamërisë mirëkuptim i kërkoi
Ngase pa theks shkronjën “ç” e la
Shkronja D
E lakuar e me plotë dhimbje
Dardanisë iu drejtua
Plagët që gjak i kullojnë
T’ia shërojë.

Shkronja D e alfabetit
Me rrjedhën e Drinit të Zi
Dhembën e ngarkuar ndër valë
Drejt Drinin të Bardh e bartë
Shtratin e përbashkët
Duke ëndrruar
Gjuhën e Nënës
Shekujve t’ua mësojë
Ëndrrat
Ilirikut t’ia rringjallë…

ZGJOHU SHQIPËRI

Shypni
Babai im të thoshte
E unë
Shqipëri të them
Tokë e qiell shqipesh të kishim
E atdhe të ndarë e të coptuar
Të kemi
Mëmëdhe
Nënëlokja ime të pagëzonte
E babai im nënë të thoshte
Gjyshi e gjyshja
Si shqiponjë dykrerëshe
Të ëndrronin
E unë nipi yt
Me rritën tënde gjallëroj.

Shqipëri
Të lutem
E ngre kokën lart e me krenari
Botës i drejtohesh
Dhe ju thuaj
Se në këtë tokë shqipesh
Dëshmorët nga varri zgjohen
E Bashkimin e Shqipërisë duan.

Zgjohu
Shqiperia ime
E me gojën tënde fol
Fjalën tënde
Presim !

KËRKESË DREJTUAR DEMOKRACISË EUROPIANE
.
Europë
Unë duke i ngritur dy gishta
Fjalën Demokraci
Për herë të parë
E dëgjova
Pastaj të tjerët më thanë
Se shkronjës V i ngjanë
E duke i ngritur dy gishta
Diktatorë e shtete tiranesh rrëzuam
Rrobërues të egrër i hoqëm qafe
Me dy gishta
Diellin
Mbi ëndrrat tona e ngritëm .

Dhe ju s’keni të ndalur
Pandërpre për Demokraci
E për Europë të Bashkuar
Më flisni
Derisa unë Shqipërinë
Të ndarë e të coptuar e kamë
Më thuani pra si t’ju kuptoj ?!
.
Europë
Kësaj rradhe
Nga Dardania po ju shkruaj
E me dhjetë milionë kërkesa
Të nënshkruara
Shqip
Në Këshillin e Europës
Do të vij
Në emër të Demokracisë po ju drejtohem
E Shqipërinë e Bashkuar kërkoj !

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar