Ç’ka nëse problem është bërë e vërteta, e jo rrena…?

0
556
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

U bënë 27 vite nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Sllovenia ka gjetur vetën si është më së miri duke bërë shtet ligjor dhe funksional, ndërsa republikat tjera kanë mbetur në gjysëm të rrugës ose edhe po kthehen mbrapa. Paradoksale është së më shpërbërjën e ish –Jugosllavisë të gjithë popujtë dolën si fitues, a të gjithë pas shumë vitësh të mvetësisë, po ndihen si humbës, e të margjinalizuar.

Para formimit të krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi, Serbia ishte pak më shumë së Pashallaku i Beogradit, duke mos llogaritur zgjërimin e saj pastaj më territore te huaja, e më së shumti më ato shqiptare. Këtë zgjerim Serbia hegjemoniste e bëri më luftëra, mbi hirin e ish-Jugosllavisë. Kur bëhët fjalë për shqiptarët, pas shumë vitësh të okupimit formuam shtëtin e dytë në Ballkan.

E krijuam shtetin më miqtë tanë, e nuk po dijmë ta ndërtojmë si duhet. Nuk po i ndëgjojmë miqtë, dhe kemi filluar edhe t’i humbim. Po i humbin në fakt ata që nuk dështen dhe as nuk ditën çka është shteti. Yrishnikë pas pushtetit janë bërë shumica sot në Kosovë. Ne vend që tju intereson shteti po iu intereson më shumë pushteti, së politika është bërë biznesi më profitabil. Drojë shumë së kjo logjikë e instaluar, nuk do të flakët lehtë. Kjo është logjika më e mbrapshtë që e instaluan strukturat e ndryshme mafioze të pas luftës.

Kaluan 20 vite duke na udhëhequr më shumë struktura të korruptuara, së sa struktura të pastërta politike. Kalojë kohë e gjatë duke luftuar ky popull për mbijetesë. Nese shumë gjenerata paten fatin e keq të sundohen nga regjimet e huaja, tash gjeneratat e reja po sundohen jo nga regjimet pushtuese, por nga sundimtarët e tipit despotik. Zhvillime të tilla jo të mira politike, dhe të rrjedhave ekonomike as skeptikët më të mdhenjë nuk i kan pritur.

Po mos të ishte ndihma e mergatës tonë, edhe shumë më keq do ti kishim punët. Nuk pushuan manipulimet në kohë zgjedhjeve edhe pa kohës të zgjedhjeve. Ata të cilët i përcjellin më vëmendje rrjedhat politike, mirë e dinë për skenarët e njejtë, të cilët po na përseritën: e para duke përdorur metodën e frikësimit, e dyta, duke plasuar të pavërteta, dhe dukë u thirrur gjoja së bashkësia ndërkombëtare është ajo e cila po kërkon gjera dhe veprime të tilla. Këto trillime tashmë janë bërë bajate, por të cilat shumë na kan dëmtuar.

Kemi mbetur “vrima e zezë” në Evropë. Kemi mbetur pa liberalizim vizash. Nga shumë telashe të cilat i kanë goditur Kosovën, nuk u liruam as nga tensionet politike karshi Serbisë, gjoja për normalizim të mardhenjëve të ndërsjella, e në fakt këto tensione, të vazhdueshme po bëhën së bisedimet moren kahje të karakterit politik, që prekin edhe statusin e Kosovës.Kurrë deri më sot bisedimet e zhvilluara më Serbinë, nuk u kushtëzuan më njohje të shtetit të Kosovës, dhe nuk u bën transparente sa duhet për opinionin e gjerë publik.

Dhe, kurrë këtio marrveshje të nënshkruara Serbia nuk i zbatoj në praktikë. Dhe, si pasojë e gjithë këtyre zhvillimeve negative politike, edhe na ndodhi që të humbim territore. Këto bisedime më Serbinë kan krijuar edhe tensione të mbrendshme, së në pyetje ka ardhë shtetësia e Kosovës dhe territorët e saja. Me Serbinë është dashur të flasim si dy fqinjë, e jo për tema politike. Aq me keq kur po zhvillojmë bisedime më pasardhesit e Millosheviqit, Sheshelit …Elitat në pushtet bënë që edhe pas 10 vitesh të EULEX-it, 20 viteve të pranisë së forcave ushtarke të NATO-së, e shumë organizmave tjerë ndërkombëtar, kemi mbetur të izoluar.

Ndoshta është koha ta ndryshojmë rrefimin ? Ndoshta problemi nuk është më të pushtetet? Çka nese është e vërtetë së secili popull e ka udhëheqjën çfarë edhe e merton? Si të kuptohet ndryshe situata e krijuar jo e mirë në vend, kur nuk merret asnjë nismë, që ta kthejme shpresën për një jetë normale, për një shtet të rregulluar dhe demokratik? Çka dhe si të mendohet ndryshe, kur pakica në pushtet, na janë bërë “shumicë”, kurse shumica janë shëndrruar bindshem në “pakicë”? Problem nuk kan mbetur as mediet e kontrolluara nga pushteti, por problemi qëndron të idetë? Vëtem edhe një, së ka shumë çka të thuhet. Çka nese problem është bërë e vërteta e jo rrena…?