COVID-19 I MERR JETËN GAZETARES SË NJOHUR SHKODRANE, ANILA DUSHI

0
256
Anila Dushi, gazetare

Shënim editorial

Anila ishte një grua e zgjuar, korrekte dhe e mirë, por erdhi kjo flamë e keqe dhe e mori në pabesi. Sikur ajo të mos ishte prekur edhe 1-2 muaj nga Covid-19, si gazetare terreni e mësuese do të kishte patur mundësi të vaksinohej këto ditë dhe mund të shpëtonte, por jo! Fati i keq i saj, të afërmve dhe miqve të saj më të mirë!

Ngushëllime më të afërmve të saj, për këtë humbje të parakohshme. Anila, u prehsh në paqe, ky paska qenë edhe fati yt i keq! Erdhi Trump në pushtret një herë, u pasurua edhe më shumë dhe për të fituar pa u votuar fare, ia futi botës këtë flamë, e pastaj u mor edhe me teoritë e rrenave konspirative, që disa i hëngrën dhe vazhdojnë t’i hanë, në vend që të mbështesin përpjekjet e shumta që po bëhen, për ta luftuar pandeminë.

Një apel për të gjithë ata që më lexojnë, ruani veten sa të mundeni, se ndoshta për 6 muaj – 1 vit e dominojmë me vasksina këtë sëmundje të baloshit…