Dana Perino preson një zyrtar të Trumpit rreth Scarborough: ‘Si e ndihmon kjo presidentin të fitojë?’

0
292
Dana Perino

NGA JOE CONCHA05/27/20The HillPërktheu Arben Çokaj

Gazetarja e Fox News Dana Perino presoi zëdhënësin e fushatës së Trump, Tim Murtaugh në tweet-et e Presidentit Trump, duke promovuar një teori konspirative rreth rolit të gazetarit të MSNBC Joe Scarborough në vdekjen e një punonjësi, duke e pyetur Murtaugh se si postimet do e “ndihmojnë presidentin të fitojë zgjedhjet në Nëntor?

Trump në ditët e fundit, në mënyrë të përsëritur ka tweet-uar pretendime të pabaza në lidhje me vdekjen e Lori Klausutis, një ndihmës, i cili punoi në zyrën e kongresit të Scarborough, kur ai përfaqësoi Floridan si një anëtar i Shtëpisë GOP.

Trump

Ka këto tweet në vazhdim nga presidenti dhe komente nga Shtëpia e Bardhë, rreth cicërimeve në lidhje me Joe Scarborough dhe praktikantin që vdiq në zyrë,” tha Perino, një ish sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë të George W. Bush. “U tha që ajo kishte një defekt në zemër, që nuk u zbulua derisa ajo në të vërtetë kishte ndërruar jetë. Dhe presidenti vazhdon të cicërojë në lidhje me këtë dhe të flasë për këtë dhe pyes veten, nga këndvështrimi juaj në fushatë, si e ndihmon kjo Presidentin të fitojë zgjedhjet në nëntor?

Murtaugh u përgjigj se ai mendonte se “shumica e amerikanëve kanë një kuptim të qartë të mënyrës se si Presidenti Trump përdor Twitter.”

Ai ka një grindje të gjatë me Joe Scarborough. Unë nuk mendoj se është sekret për askënd tjetër“, tha ai.

Twitter është një mënyrë që presidenti të lidhet me votuesit e tij. Ne dëgjojmë gjatë gjithë kohës nga mbështetësit e presidentit, se u pëlqen mënyra si Presidenti shprehet në Twitter sepse ata thonë: këtu është një burrë që më në fund i thotë gjërat me zë të lartë, se i kam menduar edhe vetë këto,” vazhdoi ai. “Presidenti Trump është vetvetja. Ai është ai që është. Dhe unë nuk mendoj se ka shumë amerikanë, që nuk janë të njohur me mënyrën se si ai përdor Twitter. Kështu që unë mendoj se e gjithë kjo llogaritet tashmë kur Amerikanët do të zgjedhin presidentin e tyre këtë nëntor të ardhshëm“.

Por, a ju jep ndonjë pauzë, në lidhje me të veun e gruas së re, i cila i kërkon presidentit të ndalojë, sepse ai tha se është duke e prishur kujtesën e saj në mënyrë të panevojshme?” pyeti Perino.

Unë nuk do të dal para presidentit,” u përgjigj Murtaugh. “Ai e ka këtë shqetësim të vazhdueshëm me Joe Scarborough dhe unë mendoj se është e thjeshtë të shihet për të gjithë.”

Kthimi mbrapa vjen një ditë pasi i veu i Klausutis i kërkoi Twitterit me shkrim të hiqte postimet nga Trump.

Klausutis vdiq në 2001, pas një ritmi jonormal të zemrës, i cili bëri që ajo të humbasë vetëdijen dhe ajo goditi kokën në një tavolinë në zyrën e kongresit të Scarborough në Florida. Vdekja e saj u konsiderua si një aksident dhe Scarborough ishte në Uashington, D.C., në atë kohë.

Kërkesa ime është e thjeshtë: Ju lutemi fshini këto tweet,” shkruajti të martën Timothy Klausutis.

Twitter shprehu simpati për dhimbjen, që presidenti po i shkakton familjes, por nuk pranoi të heqë tweet-et.

Zemërimi i Scarborough dhe Trump shkon përsëri në maj 2016, pasi moguli i pasurive të patundshme kapi nominimin presidencial republikan.

Deri në atë pikë të fushatës, Scarborough dhe bashkë-pritësja Mika Brzezinski zhvilluan intervista miqësore me ish-yllin e NBC “Apprentice”.