DEGA E LDK-SË NË ZVICËR NIS PETICIONIN PËR SHKARKIMIN E ISA MUSTAFËS

0
1041

Langendorf /SO, (22.05.2016). Dega e LDK-së në Zvicër mbajti një tubim protestues në mbrojtje të Donikë Gërvallës, siç u tha me motivacionin kundër dhunës ndaj femrës shqiptare që po e bëjnë bandat e kriminalizuara të Isa Mustafës! Merrnin pjesë edhe edhe një delegacion i Degës së LDK-së në Gjermani të kryesuar nga Shpend Shala, Emrush Çekaj, Reshat Murati, Bejtush Jashari, pastaj Mark Baftija nga PDSHK-ja, aktivist të nëndegëve si dhe veprimtar të shoqatave të ndryshme humanitare dhe sportive, të cilët bashkërish gjykuan ekcesin politik dhe ndërhyrjen brutale kundër Donikë Gërvallës.

Në këtë tubim protestues në mbrojtje të Donikë Gërvallës, merrnin pjesë anëtarët e kryesisë nga Dega e LDK-së në Zvicër, aktivistë, veprimtarët dhe anëtarësia e gjerë e kësaj dege dhe një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të cilët kishin ardhur për të shprehur shqetësimin e tyre për rrjedhat e brendshme politike në LDK, veçmas për ato skema rrëqethëse të cilat u panë në televizionet e shumta dhe nëpër rrjetet sociale, kundër Donikë Gërvallës, nga mbledhja e KP të LDK-së. Në këtë tubim protestues qartas u tha se jemi kundër dhunës, linçimit dhe përjashtimit që po ndodhin brenda vet LDK-së.

Tubimin e hapi z. Qamil Çekaj, anëtarë i kryesisë, në fjalën e tij para të pranishmëve tha se sot jemi tubuar për të shprehur përkrahjen tonë, për gruan, për nënën, për motrën dhe për bijën e Kosovës, Donikë Gërvalla e cila është Kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani.

Ne këtu jemi mbledhur për të shprehur mllefin tonë për sjelljet e pahijshme që i bëri dhe po i bënë Kryesia e LDK-së në Prishtinë, imazhe këto që përfshinë televizionet vendore dhe mediat e shkruara të cilat nuk e nderojnë LDK-në dhe as Kosovën.
Ne jemi tubuar këtu për të shpreh kundërshtimin tonë të hapur kundër degradimit, linçimit dhe përjashtimit të anëtarëve të devotshëm të LDK-së dhe duke e mohuar votën e lirë e cila është respektuar në Degën e LDK-së në Zvicër dhe në Degën e Gjermanisë.

Ne jemi dëshmitar se për vite me radhë e mbajtëm me bukë Kosovën, i ndihmuam shtetin paralel, mbajtëm gjallë shkollat – shtëpi, mjetet e informimit, infrastrukturën mjekësore, ne mbajtëm edhe familjet tona atje në Kosovë që të mos dorëzoheshin dhe mbushëm shtetet e Evropës me protesta për ta lëkundur ndërgjegjen e Evropës dhe Amerikës të cilat na bekuan me fitoren e Lirisë.
Tash kur Kosova u çlirua ne bashkatdhetarët u harruam, po përbuzemi dhe po trajtohemi si qytetar të rendit të dytë në vendin tonë dhe nga njerëzit tanë. E kjo gjendje është ashpërsuar pikërisht prej se u bë kryetar i LDK-së Isa Mustafa i cili edhe sa ishte Ministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Bujar Bukoshit, sabotonin dhe pengonin veprimtarinë tonë, pengonin punën e Presidentit dhe shpesh ia rrudhnin dr. Ibrahim Rugovës financat të cilat po të mos ishim ne Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani dhe fal disa bizneseve të cilat iu gjenden presidentit historik afër, sot Kosova nuk do ta kishte lirinë.
Ne jemi ata dhe vetëm ata që dhamë shumë për Kosovën por që morëm tradhtinë dhe përbuzjen e përhershme dhe kjo na erdhi si plumb pas shpine nga strukturat politike të Isa Mustafës.

Ju e dini se nga këtu, nga nëndegët tona sa e sa luftëtar kanë shkuar në luftë, por atje dhe pas saj janë trajtuar jo siç e kanë merituar por askush nuk merret me fatin e tyre me vlerësimin e angazhimit të tyre. Kurse në skenën politike në Kosovë dolën të tjerë, ata që na penguan ata që na shantazhuan, prandaj këta politikaj Kosovën e qitën për tokë dhe mesazhi i vendit tonë ka rënë poshtë!

Ne bashkërisht bëmë shumë për Luftën, qoftë me pjesëmarrje e drejtpërdrejt, ose duke dërguar infrastrukturë dhe logjistikë të përparuar, ne dërguam me tona dhe tona veshmbathje, ushqime dhe barna për luftën, kurse në paqe ne morëm përbuzjen sepse në strukturat udhëheqëse të LDK-së erdhën antidemokratët dhe njerëzit e porositur.

Ne sot përballemi me nënçmimin, me linçimin me kërcënime dhe shantazhime të lloj – llojshme të cilat kurrë nuk kanë qenë pjesë e konceptit dhe e traditës politike të LDK-së. Andaj ne sot jemi tubuar këtu për të shprehur mllefin tonë dhe dëshirojmë që publikisht ta mbështesim një politikane të diasporës e cila është edhe Kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani zonjën Donikë Gërvalla, e cila le më që nuk pranohet në dialog, por as nuk lejohet të merr pjesë në Mbledhjen e Partisë për të cilën ka investuar ajo dhe ne bashkë me të, ma shumë se sa të gjitha ato struktura që po bëjnë selfie dhe ishin të ulura në rreshtin e parë në atë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së duke u zgërdhirë, ndërsa sigurimi tek dera, në hyrje legjitimon, torturon dhe madje i ngreh zhagaz, vajzat tona, motrat tona, nënat tona të cilat përveç se kanë qëndrim ndryshe ndaj zhvillimeve politike në LDK nuk kanë bërë asnjë mëkat tjetër.

Ky Tubim Protestues, me moton “kundër dhunës ndaj femrës shqiptare që po e bëjnë bandat e kriminalizuara të Isa Mustafës!”, ka për qëllim sensibilizimin e opinionit demokratik në Kosovë dhe veçmas për sensibilizimin e elektoratit dhe anëtarësisë së LDK-së e cila duhet ta ngreh zërin e saj për të shpëtuar degradimin dhe shkatërrimin e mëtutjeshëm të LDK-së dhe të Kosovës në përgjithësi.

Ne i jemi mirënjohës për jetë e mot profetit të demokracisë dhe të pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugovës i cili ishte edhe arkitekti i Pavarësisë dhe i Lirisë së Kosovës, tha pos të tjerash në fjalën hyrëse të z. Qamil Çekaj, anëtarë i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër.

Ndërsa kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Shefqet Dibrani, përveç se shprehu shqetësimin e tij për degradimin e demokracisë tha se kur jam zgjedhur vjet Kryetar i Degës së LDK-së në Kuvendin e VIII-të, më 10 maj 2015, nuk e kam menduar se në një të ardhme të shkurtër do të ballafaqohemi me problemet e brendshme politike që i përjetuam gjatë këtij viti kalendarik e aq më pak se do ta thërrasim urgjent një tubim të këtij karakteri, të kësaj natyre për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e femrës shqiptare e cila po përdhunohet po injorohet dhe nuk po trajtohet e barabartë me burrat. Ky fenomen është shqetësues por gjendja bëhet alarmante kur kjo ndodhë pikërisht nga strukturat e LDK-së, nga partia që kultivoi durim, tolerancë, respektim dhe vlerën njerëzore.

Ne jemi dëshmitar të skemave bizare që i përçoi LDK-ja, imazhet trishtuese dhe aspak të hijshme dhe kjo dhunë ky terror bëhej jo thjesht vetëm ndaj një gruaje, por bëhej ndaj një intelektualeje e cila ka karrierë publike në Gjermani dhe është edhe bija e Heroit të Kosovës Jusuf Gërvalla, dhe në të njëjtën kohë është kryetare legjitime e Degës së LDK-së në Gjermani, andaj forma e diktatit, linçimit dhe përjashtimit nuk duhet të ndodhë dhe as nuk duhet të tolerohet të lëshojë rrënjë brenda LDK-së, jo vetëm kundër Donikë Gërvallës por në përgjithësi kundër veprimtarëve të LDK-së.

Pastaj z. Dibrani tha se ashtu siç pat respektim Dega e LDK-së për dr. Ibrahim Rugovën, Profesor Fehmi Aganin, sot ka respektin e vet dhe solidarizohet me qëndrimin politik të Donikë Gërvallës, sepse ideali i demokracisë na ka bashkuar vazhdimisht, andaj mendojmë se në këto zhvillime të brendshme politike, Dega e LDK-së në Zvicër e kishte për obligim të mbaj këtë tubim protestues, i cili është në përkrahje të vlerës dhe demokracisë, por që mbahet vetëm 6 ditë para Kuvendit të Punës që do ta mbajë Kryesia Qendrore në Prishtinë i paralajmëruar për datën 28 maj 2016.

Në LDK, ka qen traditë të zgjedhën organet udhëheqëse me vota të lira, e kjo arrihet vetëm me sistem të votës së fshehur dhe me kundër kandidat. Kjo është bërë në kohërat ma të vështira që kalonte Kosova kurse në vitin 2015, pothuajse në të gjitha Degët e LDK-së në Kosovë e deri në Kuvendin Qendror përfaqësuesit e Degëve janë zgjedhur me votim të hapët dhe me klane e bërryla sa kanë lënduar në tërësi procesin zgjedhor. Më duket se vetëm në Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani ka ndodhur një proces i rregullt i cili si rezultat nxori në pah Donikë Gërvallën për Gjermani dhe Shefqet Dibranin këtu në Zvicër. Ju delegat dhe përfaqësues i atij kuvendi jeni dëshmitar okular për atë proces, por dikujt në Prishtinë nuk i paskan pëlqyer emrat tanë andaj nxituan për t’i anuluar zgjedhjet në Zvicër dhe Gjermani.

Por këtu nuk kemi të bëjmë me individit pavarësisht kush janë ata, këtu kemi të bëjmë me shkeljen flagrante dhe antidemokratike të një procesi të rregullt demokratik, i cili pothuajse askund në Kosovë, brenda LDK-së nuk është respektuar. Madje mbajtja e Kuvendit të VIII-të zgjedhor në kryesinë qendror në Prishtinë, dhe e KP të LDK-së pa pranin e mediave do të thotë se LDK-ja ka shkallmuar krejtësisht nga koncepti i demokracisë, tha pos të tjerash kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, z. Shefqet Dibrani.
Në fjalën e tij z. Emrush Çekaj në mënyrë mjaftë emocionale shprehu keqardhje për atë qe ka ndodhur në Prishtinë kundër Donikë Gërvallës. Në fjalimin e tij ai përmendi shumë aktivitete të LDK-së në Diasporë të cilat vazhdimisht janë penguar nga Isa Mustafa, pastaj përmendi edhe kontributin e Donikë Gërvallës gjatë kohës së Luftës në Kosovë e cila atëherë ishte zëdhënëse e LDK-së duke u shndërruar si yll nëpër debatet e shumta televizioneve gjermane, veçmas Donika ka shkëlqyer në të gjitha polemikat që i ka pasur me personalitetet serbe të asaj kohe.

Po këtë shqetësim e shprehu edhe Xhelal Molliqaj, veprimtar i kamotshëm, i cili përveç se foli për procesin zgjedhor në Degën e Zvicrës, ai përmendi edhe mënyrën e udhëheqjes teknokrate që po e bënë kryesia e LDK-së në Prishtinë e cila tha ai nuk duhet të tolerohet. Por dhuna fizike që ka ndodhur kundër Donikë Gërvallës është kulmi i marrëzisë së udhëheqjes së tashme në LDK.
Me protestën u solidarizua edhe z. Mark Baftia, anëtarë i kryesisë së PSHDK-së në Zvicër, si dhe një aktivist politik në CVP dhe njëri nga ata që ka dhënë kontribut për përfshirjen në listat zgjedhor në sistemin zviceran të dhjetëra kandidatëve shqiptarë.
Qefser Hoxha, shtroi idenë për mbajtjen e një proteste masive para selisë së LDK-së në Prishtinë dhe kjo do të ishte mirë të ndodhte gjatë pushimeve verore kur mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania të jenë në Kosovë tha pos të tjerash z. Hoxha.

Dr. Shaqir Shala, anëtarë i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër, pasi përshëndeti për organizimin e tubimit u shpreh i habitur për mënyrën e sjelljes që kryesia e LDK-së në Kosovë e ka bërë kundër Donikë Gërvallës. Edhe Shpend Shala, sekretar i degës së LDK-së në Gjermani u shpreh i habitur me kursin e LDK-së e cila siç tha ai i ka shantazhuar edhe familjet e Rugovës, Enver Malokut dhe komandantit Tahir Zemaj për çka apeloi të jemi të kujdesshëm gjet deklarimeve publike.

Xhevdet Gashi, shprehu indinjatën e tij për degradimin e vlerave të demokracisë për të cilat tha ai duhet të krijohet një Grup Fraksion brenda LDK-së i cili duhet të mos bëjë përpjekje për krijim partie të re, por brendapërbrenda partisë të veproj për ta nxjerr LDK-në dhe Kosovën nga kriza.

Kjo përpjekje për ta rrënuar LDK-në ka nisur qysh në vitin 1992, tha nënkryetari i Degës z. Saim Tahiraj, i cili foli në mënyrë të detajuar se si këtu në Zvicër patën ardhur struktura politike të cilat haptas patën kërkuar pengimin dhe shkatërrimin e LDK-së. Më pas z. Tahiraj foli për fillimet e rezistencës së armatosur në Kosovë duke e lidhur atë me rolin e madh që kishte Donikë Gërvalla në ato procese. Për atë rol ka qen i njoftuar edhe z Isa Mustafa i cili tashmë po i hakmerret Donikës në mënyrë të vrazhdët andaj ata sillen ashtu sa LDK-në e kanë degraduar deri në përbuzje.

Me diskutimet e tyre kontribuan edhe Ramadan Avdyli, Bislim Hoxha, Gjokë M. Gjoka, Qun Quni, Reshat Murati, Sefedin Vokshi, Bejtush Jashari, dhe disa të tjerë, kurse në mjaftë pyetje u përgjigj kryetari i Degës z. Shefqet Dibrani.
Pa dyshim, ky tubim protestues shprehu të qartë qëndrimin publik të Degës së LDK-së në Zvicër se veprimtarët e saj janë kundër dhunës ndaj femrës shqiptare, janë kundër metodave të linçimit dhe përjashtimit. Dega e LDK-së në Zvicër është për parimin e demokracisë dhe votës së lirë, së këndejmi kjo Degë u tha se është për gjithëpërfshirje, për dialog dhe për mendimin ndryshe që nënkupton për zgjedhjen e strukturave të partisë me votë të fshehtë dhe me kundërkandidat.

Ia vlenë të potencohet se pikërisht nga ky tubim filloi nënshkrimi i një peticioni i cili ka për qëllim që zyrtarisht të kërkohet shkarkimi i z. Isa Mustafa nga posti i kryetarit të LDK-së, andaj Dega e LDK-së në Zvicër bënë thirrje publike tek strukturat e LDK-së në Kosovë, tek kryetarët e degëve dhe nëndegëve të LDK-së, që t’i nisin procedurat urgjente për shkarkimin e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të LDK-së i cili bashkë me klanin e tij duhet të shkoj pa hezitim dhe sa më parë nga LDK-ja.

KI i LDK-së Dega në Zvicër
Langendorf (SO), 22.05.2016.