DEMOKRACIA E PAKONSOLIDUAR

0
458
Dr. Nail Draga

Diskursi sociopolitik

Ndonëse po bëhën tri dekada nga miratimi i pluralizmit, në hapësirën etnogjeografike shqiptare ende mungon demokracia e konsoliduar, sepse të individët udhëheqës dominon egoizmi, liderizmi e atavizmi politik, duke përdorur mjetet makiaveliste për qellime personale ku shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim i kësaj dukurie në skenën politike të këtij mjedisi.

Dr. Nail Draga

Në mjediset pa përvojë politike dhe emancipim shoqëror jo rrallë ndodhin dukuri të cilat nuk kanë të bëjnë fare më realitetin shoqëror, sepse nuk janë të mbeshtetura në realizëm por në iluzione, dhe si të tilla janë të prirura të dështojnë. Bartës të dukurive të tilla janë individët me komplekse personale të cilëve iu mungon doza e realizmit, por jetojnë me iluzione, duke përdorur mjetet makiaveliste për t ia arritur qellimit të tyre personal.

Ndonse çdo kush duhet ta dijë peshën e vet, qoftë personale apo profesionale, në deklarime publike ndodh që të ata të prezantohen në formë manipuluese për qellime të caktuara. Dhe demagogjia e tillë, për një moment dhe mund të ketë sukses, por me kalimin e kohës çdo gjë bëhët transparente, sepse ka kaluar koha e mashtrimeve ordinere.Një dukuri e tillë tek ne shqiptarët është e pranishme sidomos gjatë fushatave zgjedhore, por edhe pas zgjedhjeve, që është dukuri e indvidëve egoist dhe të bajraktarizmit, që është më pasoja të vazhdueshme për shqiptarët në Mal të Zi.

Sindromi i liderizmit dhe atavizmi politik
Nëse mungesa e dialogut në të kaluarën kishte të bënte me strukturën e sistemit e cila e kishte të ndaluar mendimin ndryshe, sepse çdo gjë realizohej nga koncepti parti-shtet, në pluralizëm me të drejt është pritur një qasje tjetër, por me këqardhje themi se në ketë aspekt kemi një vendnumrim. Një veprim i tillë nuk ka si të shpjegohet ndryshe por me faktin se strukturat udhëheqëse në pluralizëm vijnë të indoktrinuara nga sistemi i kaluar.

Me një fjalë kemi të bëjmë me individ të cilët e kanë të vështirë t’iu përshtaten rrethanave të reja shoqërore si kudo në botën demokratike. Nëse këtij konstatimi i shtojmë mungesën e përvojës, e në veçanti sindromin e liderizmit, egoizmin dhe atavizmin politik del qartë pse mungon dialogu i mirëfilltë që dëshmohet në mënyrë transparente si në partitë politike apo në strukturat e qeverisjeve lokale e ato shtetërore.

Qeverisja peng i individëve
Por, nëse ne të kaluarën ka munguar kulturua e dialogut, pas rreth tre dekadave në pluralizëm mungesa e tillë nuk arsyetohet më asgjë. Nuk ka dilemë së një veprim i tillë dëshmon mungesen e vullnetit për të debatuar për çështje të cilat janë në favor të avancimit të çështjeve shoqërore të çdo mjedisi apo populli në vendin përkatës. Dhe nga një qendrim i tillë qytetarët apo komunitetet e ndryshme kanë mbetur peng të individëve apo klaneve të ndryshme. Nga një veprim i tillë jo rrallë kemi të pranishëm kulturën e bojkotit, pra të kundërdialogut dukuri kjo që është bërë shqetësuese sepse nuk është në favor të zgjidhjes së problemeve, por është e kundërta madje edhe të kamuflimit të tyre.

Në sajë të egoizmit dhe sëmundjës së liderizmit individ të ndryshëm janë të prirur jo për tu marrë vesh, por e kundërta, kanë aftësi të arrihet deri të mosmarrveshja. Dhe një veprim i tillë nga individ përkatës cilësohet madje si e “arritur” e momentit, pavarësisht se pasojat janë të pashmangshme si për individin apo subjektin përkatës. Në ketë aspekt në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi, kemi shembuj të shumtë dhe më pasoja për shqiptarët në ketë mjedis(Ulqin, Tuz), duke dëshmuar në praktikë një demokraci të pakonsoliduar.

Parimet baza e demokracisë
Demokraci e konsoliduar do të thot të vlerësohen vlerat, meritokracia dhe parimet pavarësisht ofertave për koalicione të ndryshme qoftë në nivel lokal dhe qendror. Pikërisht në këtë aspekt subjektet serioze politike, në vendet e tilla kandidojnë individ më përgatitje të dëshmuar profesionale dhe me autoritet shoqëror, sepse, individet e tillë të punësuar përveç së përfaqësojnë vetën ata përfaqësojnë edhe subjketin përkatës politik.

Pra, kemi të bëjmë me pozitë dualiste personale-partiake e cila i prezantohet opinionit të gjerë në mjedisin përkatës. Në këtë aspekt duhet bërë dallimin në mes subjekteve politike nacionale dhe atyre të ashtuquajtura qytetare, sepse në rastin konkret shqiptarët përfaqësohen nga përfaqësuesi autentik, duke pasur përgjegjësi të veçantë në krahasim me ato të tjerët (qytetare). Me një fjalë kemi të bëjmë me parimet që janë baza e demokracisë së konsoliduar, edhe pse jemi dëshmitarë që shumë herë parimet anashkalohen se parësore janë interesat e individëve dhe klanëve të ndryshme.

Parapolitika dhe tranzicioni
Në vendet demokratike politika parimore vlerësohet dhe mbeshtetet nga elektorati votues, ndërsa përjashtim bëjnë mjediset parapolitike ku bëjnë pjesë vendet e ish-kampit socialist të cilët janë ende në periudhën e tranzicionit, me pasoja të përgjithshme për qytetarët e mjediseve përkatëse.

Nëse analizojmë skenën politike e hapësirës etnogjeografike shqiptare, del se kemi një gjendje alarmante me konfrontim të vazhdueshëm në mes pozitës e opozitës që synim ka pushtetin e jo qeverisjen e mirë dhe demokracinë e konsoliduar. Është pikërisht një gjendje e tillë e cila ka zhgënjyer qytetarët, ku nga kriza e përgjithshme politike, ekonomike e ajo morale qytetarët shqiptarë shpëtimin e shohin vetëm në emigrim në botën e jashtme. Dhe një trend i tillë i emigrimit ka ndikuar në rënien e numrit të popullsisë shqiptare në mënyrë drastike kudo si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, proces ky i cili ka marrë përmasa shqetësuese.

Vetëm në politikë askushi mendon se bëhët dikushi
Përvoja e periudhës së pluralizmit ka ndikuar që edhe qytetari i zakonshëm shumë çka ta ketë të qartë, si në organizimin politik por edhe në funksionimin e pushtetit. Madje e them pa hezitim se pluralizmi ka sjellë një pozitivitet sepse ka bërë zhveshjen totale të disa personave të cilët aksidentalisht janë angazhuar në politikë. Madje është për të ardhur keq së vlerat morale kanë rënë në nivelin më të ulët, si asnjëherë më parë, madje edhe më poshtë së në kohën e monizmit. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe, kur individë matrapaz apo mediokër duan të shesin moral, bën qe edhe qytetarët e zakonshëm të humbin besimin edhe në njerëz më vlera personale dhe profesionale.

Pikërisht në kohëra të tilla ku nuk kemi politikë dhe struktura te konsoliduara, individ të ndryshëm arrijnë të bëjnë karierë duke depërtuar në pozita të ndryshme, qoftë në nivel lokal apo ate qendror. Andaj nuk është e tepërt të thuhet se vetëm në politikë askushi mendon së është bëhët dikushi. Dhe një qasje e tillë për fat të keq në shumë raste ka qenë e suksesshme, sepse individ të ndryshëm nuk kanë zgjedhur mjete për ti’a arritur qellimit, ku për një kohë edhe kanë pasur sukses, sepse te tillët janë edhe me të pranueshëm për pushtetin, e për sa kohë, pa dyshim të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme.

(Dhjetor, 2018)