DIOPTRIA SHQIPE NË PESË DRAMA (III)

0
1300

Në përkujtim të Agron Bajramit, tani të ndjerë…

(Pjesa e ndarë II)

Brahim AVDYLI:

(Pjesa e ndarë III)

(Shkrimi i gjashtë që e lexova nga Agron Iliriani)

– “TË MËSOHEMI TË ECIM SHQIP
I ndjeri, Agron Bajrami

5. TË FLASIM ME SHQIPONJAT

Babai im, ndjesë pastë, më rrihte rrallëherë për gjërat të cilat nuk i rrihte asnjë prind fëmijtë e vet dhe asnjëherë. Më rrihte e më thoshte “mbaje mirë në mendje”. Rrija gaditur, si para një oficeri, deri sa më rrihte.

Ndonjëherë e shikonte qiellin, yjet e zogjte. Pandërprerë fluturonin zogjtë.
Rrallë ndonjëherë në qiellin e paprekur fluturonte shqiponja, me një lëshim të zërit. Na dukej sikur thoshte: “prite, prite shqipen, se po fluturon”!

Toka ishte e mjeruar, por qielli jo! Ishte e mjeruar, për ne, shqiptarët…
“A e pave këtë zogj të madh që po fluturan, me një “kthreak” apo “kthiak”; ose “krreak”, sepse nuk mund t`i përsërisim <> e saj? Rrallë shihen, por duhet ta mbash mirë në mendje! Ajo është SHQIPONJA, pa qafë të bardhë, ndërsa Skifteri, me qafë të bardhë, është mashkulli i shqiponjës…”

Flamuri kombëtar shqiptar

“A e di?! Ti flet SHQIP! Emrin e ke SHQIPTAR! Edhe nëse askush nuk dëshiron të të njeh me ketë emer, që të rrjedhë prej saj, SHQIPES, e mohojnë këtë gjë deri në çmendi. Ti duhet ta ruajsh me gjëra të veçanta, siç bëra unë, prej babës sime te babagjyshi, e babagjyshi deri te i pari. Duhet edhe ti, djali i im, t`ia përcjellësh djalit tënd, e djali i juaj nipit, kështu, deri në pafundësi…”

“Që ta dish e ta mbash në mendje është kjo gjë: Shqiponjat janë korier të Zotit të Madh, Krijuesit të kësaj bote…”
“Në tokën tonë kanë qenë me shumicë, por i kanë vrarë mjaft të mbrapshtit.”

Shqiponja në fluturim

“Ne, kemi mbetur gjallë nëpër sa e sa katrahura e luftëra të rrebta, nga lindja e perendimi; nga veriu e jugu, duke u mbajtur gjallë me fije bari, lëvore lisi e rrënjë të bimëve, kur nuk kishte gjë tjetër për të ngrënë, pos këtyre, e ti tregojmë botës njëherë e përgjithmonë se kush jemi…”

“Shqiptarët kanë qenë prej fillimit të lidhura me Shqiponjat; janë punëtorë të rrallë, të tokës e nëntokës: tokë pune, ara e vreshta, gurë për shtëpija e për ura; çelim bunare, miniera; madje miniera të rralla mineralesh, etj. Me një fjalë: jemi krijues të tokës së punës; arave të çelura prej mali, nxjerrjes së argjetit, arit e niklit, bronxit, bakrit e hekurit…”

Shqiponja e gdhendur në gur, e gjetur në të ashtuquajturën Turqi, te hititët…

“Vetëm NE e mbajmë përherë në kokë Plisin, Çeleshen dhe Qulahin e bardhë, prej leshit të dhenëve, si gjysmën e vesës mbi kokë, sepse për këte jemi të parët në botë të ardhur prej Krijuesit të botës, Zotit të Madh.”

Derisa fliste, nuk e dinte se kur themi Zoti i Madh, mendonim UNIVERSIN dhe ajo ishte GJITHËSIA, energjia e jonë, që na kishte pjellur. Shkencëtarët më të menqur thojnë Zë+Ushtimë, që do të thotë ZEUS, i cili e simbolizonte Zotin e Madh, të Gjithëfuqishmin, të Gjithëdijshëm e të Gjithëmëshirshëm. Emrin “Zoti i Madh” është trilluar nga ne, që në zanafillë. E kemi thënë qindra herë se cila është Dodona; cili ka qenë prej antikës e deri sot Epiri…

Syri dhe koka e Shqiponjës, në mes të valëve, si pikturë e gjallë…

Nejse! Nuk pushojmë të themi këto gjëra, e “bota e ditur” na injoron…
Po e marrim flamurin tonë kombëtar, me dy ngjyra, kuq e zi. E kuqja, është ngjyra e preferuar e zotrave dhe për këtë ngjyrë jemi sakrifikuar papushim. E dyta, shqiponja dykresëshe, simbolizon bashkimin e fuqive nga lindja e nga perëndimi, nga veriu e jugu. Kjo është vetë flamuri shqiptar, në të cilën gjaku i derdhur simbolizohet me të kuqen në flamur, luftërat e pandaluara nëpër vite, shekuj e mileniume. Të ndarat e kokave, të cilat bashkohen në SHQIPE, pra në shqiponjë, të pandara në një trup, janë të dy pjesët: GJIGANTËT, GYGANTËT, GEGËT me TITANËT, TUSKUS, TOSCUS, pra TOSKËT.

Nëse nuk kemi tjetër gjë për të bërë flamurin tonë, marrim një copë bezi, një dërrasë apo pllakë guri, i gëdhendim aty të dy vëllezërit tanë, gegë e toskë, të bashkangjitur në shqiponjë. Për liri vdesim, në të njëjtën kohë e për të njëjtin ideal. Kudo që të vëmi e gjëjmë SHQIPONJËN. Është shumë e vjetër shqipja, prej Babilonisë, roje të Zotit AN e deri në Gjermani e Amerikë, me një kokë, si p.sh. te fisi Kabashi (CABASSA), stema me shqiponjën me një kokë.

Shqiponja në fluturim para Diellit të kuq si gjaku – Shenja e Qëndresës – e përpunuar…

Por, më shumë do ta gjëjsh shqiponjën me dy krerë, prej hititëve e deri te heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Madje e gjënë te të ashtuquajturit grekë, romakë, byzant e tutje; te kushërinjtë e armiqtë tanë…

“A e more vesh këtë punë?-pyeste babai i gjorë, i dromitur në punë fushe. “Leri ti dokrat e shkollës, sepse në tjetrën anë i vërtitin ata që e kanë me forcë pushtetin e të japin gjëra t`i mësosh, që janë kundër të vërtetës…”

“Ato shkolla hapen prej të tjerëve, por dijen që ta ka falur Zoti i Madh nuk ta marrin prej kokës, vetëm duhet ta ruajsh mësheftas. Shkollën duhet ta marrësh, e zanat është shkolla, por menqurinë tënde nuk ta ndërrojnë ata…”

Një pikturë moderne për shqiponjën dhe luftërat e Skenderbeut,
e marrë nga Shaip Emerllahu…

“Kokën nuk ta ka falur Zoti i Madh që të bëjë hije, por për të ditur!…”
“Dija është DRITË e mosdija është TERR!…”-thoshte ai, ndër të tjera.

“Të dish edhe kur nuk mund të flasësh prej të tjerëve dhe e ruan dijen tënde që t`ia përcjllësh të tjerëve, brez pas brezi, është DHUNTI!…”
“Edhe kur flej, unë flej me njërin sy e me tjetrin rri i zgjuar, sepse i përcjelli armiqtë, e armiqtë më ndjekin gjithmonë. Por, shiko, nuk kanë pasur mundësi të më kapin pick, të më zënë <>!..”

“Po de. Po. Flej lehtas, sepse nuk flej rëndë. Kur të zë gjumi i trashë, nuk të lëshon, deri sa të zë armiku…”
“Flej me njëri sy e rri përgjithmonë i zgjuar me tjetrin. Atëherë, je gjithmonë i zgjuar, e nuk e luan gjë!”- përfundonte ai.
Të flasish me shqiponjat do të thotë të flasësh me ate që nuk ia kuptoje ciatjen mirë, por ajo të kupton dhe është në gjenje të sulmojë, edhe ushtarët e një ushtrie të tërë me kuaj, si në filmin “Dragon Blade”. Ato janë korier te zotrat, prandaj Zeusi e mbanë pranë vetes dhe gjuan me vetëtima të mbledhura në grusht kudo që ta gjëjë të arësyeshme dhe kushdo që e meriton një dënim. Kush ka dalur prej dorës së Zotit e vranë rrufeja.

Karta kosmografike e vjetër, e gjetur nga Ndoc Simoni. Prijsi i Epirit, me shqiponjën dy krerëshe në gjoks, i përgaditur për luftë. Në të djathtë, Zoti i Madh mbi shiponjë me rrufetë në dorë…

“Unë nuk mund të flas me shqiponjat, sepse jam i shqetësuar, i rritur jetim, pa prind, te hasmit e mi, me droje se më mbytin sonte apo nesër; më vrajnë apo më asgjësojnë, për gjëra e forma të pamenduara prej meje, pra edhe për tokën e gjërë e arën time, nga pushteti e këlysht e tyre…”
“Duhet të jeshë i qetë, i qetë në shpirt, zemër e mendje, pra shumë i qetë, si deti që nuk ka asnjë lëkundje, pa aspak lëvizje. Atëherë, ty të afrohet shqiponja e të rri te këmbët. Kështu, e ke “postjerin” të gjallë…”

“Kur je i shqetësuar, si uji në një gotë që lëvizë, e dini se vie rreziku. Kur je i qetë në shpirtë, mendje e zemër, thonë se nuk i pret e keqja pranë teje, vinë e të afrohen, presin diçka të mirë, prej teje…”
Këto gjëra dhe tregimin e dhimbshëm të babait tim kurr muk e harroj!…

Thonë Ganimetin prej Trojës sonë e ka marrë me vete SHQIPONJA dhe e ka dërguar te Zoti i Madh, sepse ai lozte me shqiponjën. Të flasësh me shqiponjat është e vështirë, po kjo do të thotë të ndjehesh si ajo, të jesh SHQIPE, prej të njëjtit konstruktion, të jesh më i shpejtë si mendja; të bësh prova që të jesh i shpejtë, kokëlartë, pa frigë nga askush dhe të mos i kesh askujt borgj. Pra ka gjasa se do të jesh prej të njëjtës sferë. Ta konsiderosh tëndën, sikurse e bënë këtë lloj pune tërë njerëzimi. Fluturon shpejtë te Zoti i Madh e hemisfera është rreth e rreth globit. Ajo e ka vendin pranë teje, në tokat tua, në Euro-Asi e në Shqipëri. Vendin e ndanë me ty, si të gjitha qeniet…
Tani, i keni kuptuar këto gjëra dhe kjo është mjaft…

Ganymedi, djali i Trojit, nipi i Eriktonit, stërnipi i Dardanit,
duke luajtur me shqiponjën…

6. TË MËSOHEMI E TË ECIM SHQIP

Kohë më parë e kam ndëgjuar një mendim, i cili është shfaqur te më i riu, që e kishte emrin si unë, Agron, por mbemrin tjetër, Bajram. Bajrami është festë e madhe te islamikët, por pak e marrin vesh se profeti i parë i njerëzimit edhe ai ka qenë i Epirit, që ishte i martuar me izraelite, e cila nuk kishte vetë fëmijë, por nga gruaja e dytë islamike kishte djemë. Në vend se ta presë djalin e vet për bajram, sipas kallëzimeve fetare, ia ndërroi Zoti i Madh me qengj, sepse ai nuk donte ta presë. Kështu, islamistët, për festë, e bëjnë kurban një qengj…

Ky djaloshi që vallëzonte bukur thoshte: “Të mësohemi të ecim shqip!”
Fjalë e veçantë! Po. Kjo të futë në mendime. Kuretët, Kurtai, Kurtoi, shqip: fisi Kurtajt, e tani në Kosovë farefisi Kurti, apo Kuretët e vjetër në një Kanton të Zvicrrës, me retoromanishte, një gjuhë artificiale, të katërtën të njohur si gjuhë zyrtare, Kurt-të shqepur në tërë Europën, njihen që nga shekulli i V-stë p.e.s. e këtej. Atëherë ishin në Kretë e quheshin Kurtoi, se “oi” është mbaresë fenikase-greke. Kurtët është korruptim i fjalës Kuretët, thotë një mik i imi.

Ata vallëzonin me shpata, sikurse sot e kësaj dite që vallëzohet ndër ne, për të mos u dëgjuar deri sa qante Zeusi, si fëmijë, në malin Ida, në një shpellë të Lycos (“os” është mbaresë tjetër e gjuhës artificiale të Kadmit!), e cila mund të jetë Lykës, në Kretë. Është rritur me qumshtin e dhisë Amalthea (E mbjelura) e me mjaltin e bletëve, të malit Ida të Kretës. Zeusi ishte babai i Atllasit dhe fëmijve të tjerë, ndërsa Dhemetrën e Poseidonin i kishte motër e vëlla…

Çudi për botën që shukat e i mbulon veshët me lesh! Çudi për këtë botë të çudishme që nuk e njeh as sot këtë valle! Çudi për botën që nuk e shikon dhe e ndëgjon më të riun, që thotë “të mësohemi të ecim shqip”, duke vallëzuar e duke i mësuar të tjerët, mija vite pas përmendores së gurit të shenjtë, që është dërguar në orakullin e Delfit, pranë Tempullit, prej të parëve tanë e tek ne, brenda të njëjtit territor, duke e ditur se SHIPJA e SHQIPONJA janë të shenjta!

Fjalia e gjuhës së sotme shqipe “të mësohemi të ecim shqip!”, do të thotë të ecim shlirshëm, pa droje, pa turp; të ecim si shqipet me hapa të mbajtur mirë, dhe me kokën drejt, si drejtpeshimi; të mos kemi frigë as nga vetvetja e as nga të tjerët, sepse nuk i kemi askujt borgj, me kokën drejtë e me ballin e çelur.

Të thonë çka të duan të tjerët, e le të thonë çka të duan, se do ta varrin në varëse për vete. Ti do ta hapësh rrugën tënde, në saje të Zotit të Madh, sepse vetë ia ke filluar kësaj pune e rruge, e cila është detyra e jote pasi e ke pranuar. Nuk i ke faje askujt dhe nuk ia ke prishur askujt të ardhmen. Prandaj, mbaje kohën lartë e jo përpjetë, por me djetpeshimin tënd.

Pa u menduar nuk ka mund. Edhe të ngritesh për të dalë pa u menduar, ecë pa mend, përplasesh me dikend, përplasesh diku, sepse je pa mend e pa kokë. As nuk e din se a e ke parë dikend apo të ka parë dikush, sepse nuk je fare i koncentruar. Pra, edhe para se të lëvizesh prej vendit, do të thotë mendohesh. Të menduarit është plotësisht në harmoni me veprimin; dikton truri e vepron trupi: bën diçka, merr diçka, shkon diku, vjen dikah, ndërmerr diçka.

Të menduarit shqip është edhe në harmoni të ecjes shqip, si te çdo shqiptar. Ecë shqiptari, sikurse të gjithë të tjerët, mbarë njerëzimi, por i tregon vetitë e mira, të bukura, artin e vet, krijimin e vet. Edhe unë jam krijues.

Duhet të mendojmë e të shkojmë drejtë të ardhmes së sigurtë, vetëm me fjalët shqipe: me shkrimin tonë në gjuhën shqipe, sepse nuk do të na thërrasin shqiptarë; me vetitë tona më të mira të paprekura e të paprishura; me lojërat tona të shumta e të shumëllojshme. Alegorikisht, të ecim shqip, do të thotë të mendojmë më parë shqip e të ecim përpara, të prirë nga ndjenjat e mira; nga fjala e vërtetë e menduar dhe e thënë prap në gjuhën shqipe.

Nuk do të turpërohemi asnjëherë nga të qenit tonë shqiptar!…
Zatën, ky është shkrim im, i shkruar me fluska gjaku…

7. NË VEND TË PËRMBYLLJES

Dramat tona nuk kanë askund kufi, por kufiri caktohet midis njëra e tjetrës, për sa nevojitet të themi. Nuk ka numër për të cekur kufinjtë realë. Nga njëra në tjetrën ato vazhdojnë në forma të ndryshme, sa zgjatë jeta dhe quhet “jetë e përkohshme”. Sikur janë në vazhdimësi, me dhembjet e tyre të mëdha.

Nuk i kam përzgjedhur më dramatiket, por ato që mund të japin dramat e fillimit, të cilat, nga faktorë të ndryshëm dhe imponimi, i kemi “harruar”.

Po e përsëris: këto drama, ndër të gjitha dramat e tjera, të cilat do ti gjeni në këto shkrime, janë nxjerrur nga koka e jonë e na detyrojnë të flasim ate që e duan ata dhe që janë në kundërshtim me qenien tonë.

E pavërteta ka shumë leqe, e vërteta nuk ka leqe, ecë drejtë e deri në fillim.
Ajo që vlenë ta përmendim me këtë rast është se ajo që duan të thonë për ne armiqtë tanë më të rrezikshëm e më të mëdhenj, të cilët i dinë mirëfilli të gjitha lakadredhat e fjalëve deri në fillim, na i mbjellin në kokat tona, sikur me magji kolektive, me dhunë e terror, me forcë e zaptim, aq sa i themi, kundër vetes.

A ka mundësi që të zgjohemi nga magjitë kolektive të shkatërimit të vetvetes? Përgjegja e vetme është kjo: po, kemi mundësi të zgjohemi dhe flaka në trup është e vemtja zgjidhje. Pse? Sepse ato që janë lidhur nyje, si nyja e Gordoit, që nuk mund t`ia gjësh fillimin, flaka e djegë të tëren. Njeriu, kur provohet me zjarr e kupton çfarë ka shkruar Zoti i Madh në mendjen e tij e kthehet në fillim.

Pra digjen ato të shkruara nga të tjerët në trurin tënd të jetës e zgjohen ato që t`i ka dhënë Zoti i Madh para ardhjes sate në jetë. Shkurt, gjaku i ka ato të “hartuara” nëpër gjene, në qenien tënde, në të gjithë trupin e trurin tuaj. Ato nuk mund ti ndërrojë askush. Mund t`a ndërrosh fenë, por nuk ndërrohen genet, madje as me dhunë nuk ndërrohen gjenet.

Me dhunë mund ta japin një fé, por dhuna është dhunë, qoftë me mashtrime të mëdha e perfide. Pse ta marrim një fé tjetër, qoftë të krishterë ortodokse apo islamike sunite e sheite, kur e kemi tjetër nga vetja e jonë; nga gjeneza e jonë?

Gjuhët mund të ndërrohen, por një gjë nuk mund ta thonë të gjitha gjuhët, e gjuha shqipe i ka elemetet e përkryera, të cilat nuk i thotë askush. P.sh. th, dh, zh, ç e q, gj, sh, rr, etj. nuk mund t`i shqiptojnë me lehtësi. Menjëherë e zë në shqiptim, sado e vështirë që të jetë, sepse nuk është iliro-shqiptar.

Si mund të pajtohemi në mes të ditës të sillemi vërdallë, pa e ditur çka themi për vetveten, të pranojmë me imponim fenë tjetër, e themi zgjuar pip në këmbë se “feja është më madhja” dhe gënjejmë veten e të tjerët se “na ka falur Zoti të gjithëve në këtë fé”, pa e ditur numrin e njerzëve të botës, të cilët nuk janë në këtë fé apo fare nuk janë nëpër fetë dhe mund të jetojnë? Feja është çështje e besimit dhe besimi është gjithsesi i verbët, por nuk i ndërron gjenet…

Jo, nuk është e mundshme që të jetojmë në gjumë, kuturu, të shkojmë pas feve, të përrallisim në gjuhën të cilës nuk ia dimë fillimet e kuptimet, që nuk kuptohet, e të lëvizim duart me kërbaç, ani pse i dhënë nga armiqtë tanë!…
Jo, jo! Kjo nuk është e fundit, të cilat vazhdojnë, deri në fund!

Ti shikojmë dramat e tjera dhe pap do të përpëlitemi.
Jashtë këtyre dramave, ka edhe drama të tjera…