Disa fjalë për romanin e Nexhat Halimit “Silueta e vetmisë së gurit”

0
104
Nexhat Halimi - Silueta e vetmisë

Shkruan Qerkin Ibishi

Erdhi në opinion romani i Nexhat Halimit “Silueta e vetmisë së gurit” me një stil të veçantë që përshkruan jetën me ngjarje të minatorëve, malësorëve të Shalës e ngjarje që kapin një horizont jete të njerëzve të rëndomtë, që me djersën e tyre ngrisin jetë e të bëma, me frymën e tyre të rëndomtë përjetuan e tejkaluan vështirësitë jetësore. Vë në pah çastet e përjetimet, takimet e ndarjet, shkrime për jetën e vdekjen, për rropatjet e secilit për atë gjë, të cilën nuk e ka gjakshkrimi, veç gjithnjë e ëndërron.

Shkruan për njeriun që një pjesë të shpirtit të vet e ka në natyrë, e gjen te lulet, të cilat i mbledh dhe zbret në qytet t i shes, për njeriun që në peizazhin e ngrirë të luleve të kristalta, në nëntokën e art me djersë e siguron bukën për vete dhe familjen, për malësorin e varfër që shet gjelin, apo një dëngë drunj për të blerë abetare, laps e fletore, për fëmijën që ka nis jetën në horizontin e dijes, për, për katrahurën e varret që krijojnë kolonët dhe trimërinë e malësorëve që ballafaqohen me ta mbrojt pronën shekullore të tyre, për thellësitë e shpirtit të malësorëve që gjysmëjetën e kalojnë në minierë dhe të tjerëve që nuk janë në punë, por rropaten me dallgët e jetë për të mposht varfërinë dhe për të mbajt krenarinë e tyre prej malësori që jetojnë në ambiente të bukura e peizazhe të mahnitshme që ua ka falë natyra.

Veçmas dallohen për lexuesin dhe kritikën shkrimet për Isa Boletinin, për Kullën e tij dhe luftërat e përhershme për lirinë e popullit shqiptar dhe copëzat e thëna nga goja e tij në sipërfaqet e kujtesës së mbamendjes sonë si dhe insertet nga jeta tragjike e poetit të shquar, Rrahman Dedaj, njërit ndër poetët e pashmangshëm të antologjisë së lirikës shqipe.

Kjo vepër përmban copëza kujtimesh të gazetarit që shkruante reportazhe e skica për lulet e kristalta, hyrje në gojën e përbindëshit, gjelin në frëngji, për asnjë gjurmë të mos fshihej prej ballit, për zogun që nuk shihet, peizazhin e ngrirë, për një Avdi e një Sadri, për dy varre nën dy pemë, plakun dhe gjelin që e shet për abetare, laps e fletore, thellësitë e shpirtit, minierën nën det, por puthjen në orën 24.
Romani i poetit dhe shkrimtarit të njohur, gazetarit që tërë jetën ua kushtoi shkrimeve në të përditshmen Rilindja është mjaftë tërheqës për lexuesin që ka rastin ta ketë në duar.