Disa kujtime gjatë aktivitetit dhjetë vjeçar me profesor Mentor Quku

0
802
Mentor Quku

Nue Oroshi

Lajmi se më 31 maj u nda nga jeta atdhetari, nacionalisti shqiptar, studiuesi titanik i Mjedës, ish kryetari i Ballit Kombtar për Shkodër dhe se fundit tash e dhjetë vite kordinator për Shqipëri, Çamëri dhe Mal të Zi i Shoqatës së Intelektualëve gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit”, Mentor Quku më goditi rëndë. Më goditi rëndë sa që rrallë herë në ndonjë shkrim përkujtimor më ka ndodhur që të bëj luftë të fortë me ndjenjat, për mbledhjen e mendimeve kujtimeve për përsonalitetin që kam shkruar. Por për këtë burrë të madh të kombitë shqiptar Mentor Qukun, i cili ishte një intelektualë Erudit, një gjeni e rrallë, që kishte kombi shqiptar, ka çka të thuhet e ka çka të flitët e shkruhet edhe në momentët e dhimbjes dhe pikllimit.

Por shumë shpejtë na ike dhe na le të vetmuar ne o Mentor Quku. Me studiuesin dhe atdhetarin Mentor Quku me ndajnë një sëri kujtimesh të mira dhe të gjata tani e dhjetë vjet më radhë. Prej mbajtjës së sesionit të parë shkencorë tash e dhjetë vjetë më parë e deri më tani kemi bashkpunuarë shumë ngushtë dhe Mentor Quku ka qenë kordinator i Shoqatës së Intelektualëve mbarë shqiptarë “Trojet e Arbrit”. Ai ishte shumë i përkushtuar në punën që e kryente.

Prej momentit të njoftimit për mbajtjën e sesionit shkencor baca Mentor ishte gjithmonë i angazhuar dhe bënte kordinimin e dhjetra ligjerusve, si dhe njëkosishtë organizonte edhe udhëtimet me komplet ligjerusit. Ai ishte i përkushtuar edhe në udheheqjën e seancave shkencore ku çdo herë kur e kishim vështirë pasi që kishim shumë ligjerues mbrenda një sesioni shkencor dhe sesioni duhet kryer mbrenda një dite atëherë kryetari i nderuar i Shoqatës “Trojet e Arbrit” prof. dr. Muhamet Shatri thoshte urdhero i nderuar Mentor udhëhiqe sesionin shkencor se ju përveç që jeni ligjerues në venët tuaja atdhetare rrjedh edhe gjak oficeri sepse Mentor Quku ishte në lidhje familjare me kolenel Faik Qukun një ushtarak i rrallë dhe një profesionist i mirë. Asesi nuk i harroj ato ditë kur nga Shkodra i prisja ne Prizren, Prishtinë, Ferizaj, Kukës, Istog, Shkup apo qytete të tjera studiuesit dhe atdhetarët Mentor Quku, Willy Kamsi, fotografin e mirnjohurë Anxhelin Nënshati, Fatbardha Mulleti Saraqi dhe shumë e shumë studiues të tjerë.

Gjithmonë ju printe Mentor Quku, ai përveç që ishte një tip studijuesi kishte edhe një sharm të bukur të shakave Shkodrane që e jepnin hijeshi kuvendeve tona.Në një rastë më patë thënë: “Ka momente që kam qenë i dëshpruarë dhe gjithmonë kam menduar se çka do të ndodhë me Nacionalizmën Shqiptare, por me të dalë në skenë Shoqata e Intelektualëve mbarë Shqiptarë “Trojet e Arbrit” atëherë e kam ndier vetën shumë të lumtur sepse çdo veprimtari atdhetare e Nacionalizmës Shqiptare është duke u shkruar me forcën e argumentit shkencor.” Profesor Mentor Quku edhe pse isha më i ri se ai shumë vite kishte një respekt të jashtzakonshëm për mua dhe gjithmonë me jepte kurajo të fortë se puna duhet të vazhdohet me përkushtim dhe pa u lodhur.

Në një momentë më tha” ndëgjo këtë që po e bëjmë ne sot në botimin e këtyre veprave Enciklopedike shume pak njerëz ja dinë sot vlerën, por pas dhjetë vjetësh këto vepra kanë me qenë shumë të kërkuara ndersa kur të kalojnë njëzet vjet ky projekt shkencorë do ta marrë vetën edhe në aspektin politikë dhe patjetër do të ndodhë bashkimi kombtarë. Profesorë Mentor Quku ka arritë të baj kordiniminë e njëmbëdhjetë sesioneve Shkencore që kemi mbajtur në mbarë Trojet e Arbrit, ku kemi botuar gjithsejtë njëmbëdhjetë vepra Enciklopedike të projektit E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike. Deri sa në paraditën e kësaj dite kisha një gjysmë ditë të gëzuar sepse miku im Avni Bilalli nga Kosova ma solli Librin e Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike 11 e cila ishte një enciklopedi e gjallë, pjesën e dytë të ditës vërtet jam shumë thellë i lënduar në shpirtë e zemër për lajmin që më dha miku im Selman Etemi se Mentor Quku ka ndërruarë jetë.

Po sot derisa bisedonim me kordinatorin tonë për Amerikë studiusin dhe atdhetarin Tomë Mrijaj për organizimin e sesionit të XII shkencor, gjatë biseduam për Mentor Qukun, a do të përmisohet dhe sërish të jetë në gjendje që t’iu bashkohet karvanit të burrave të kombitë për bërjen e Shqipërisë Etnike. Si në balada të lashta Mentor Quku e zgjodhi edhe amshimin. Ai në amshim shkoj në fund Maj dhe u varros pikërishtë në fillim Qershori, në muajin kur u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në muajin ku ra dëshmorë udhëheqësi ushtarak dhe politikë kundër forcave komuniste kapidan dr. Mark Gjon Marku, në muajin ku tash e dhjetë vjetë më parë u themelua edhe Shoqata e Intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit”.

Shumë shpejtë na ike dhe na le ne të vetmuarë o Mentor Quku. Por ti mbete në mesin tonë sepse gjatë jetës e ringjalle Mjedën e madh, ku dhatë, një shembull për intelktualët tjerë se si duhet punuar me përkushtim, atdhedashuri e mirësi. Tek Mentor Quku ishin të lidhura studimi, atdhetarizmi, dhe intelektualizmi, ku te tri këto gjëra që posedonte intelektuali gjeni Mentor Quku si një trini e shenjtë i rrinë lartë në qiell në botën e amshimit.