Doli nga shtypi libri për Nderin e Kishës, e të Kombit “Don Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”

0
2163

Shkruan: Lekë MRIJAJ

(Libri “Don Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”, është i pergaditur për botim para pak ditësh, nga një këshill redaktorial e recensent profesional gjuhësor adekuat e dizajner të mrekullueshem dhe tejët të talentuar. Libri është botuar në shtypshkronjën “Volaj, rruga: Filip Shiroka, 36 në Shkodër. Është një libër voluminoz që përmban gjithsejt 450 faqe me foto; 20 cm. njëkohësisht është i ndarë në katër pjesë të veçanta ku posedon vlera letrare dhe është i kapshëm për të gjitha shtresat e lexuesve. Sponsor i botimit të këtij libri është: “SHOQATA ‘TROJET E ARBRIT”, me ISBN 978-9928-4447-0-7).

Gjerdanit të librave të biblotekave tona dioçeziane e kombëtare kushtuar misionit të meshtarit të kishës katolike dhe aktivitetit të atdhetarit të shqiptarizmit don Anton Kçirës, ditë më parë iu shtua edhe një botim i ri me vlerë të veçantë. Vlerë dedikuar misionit e veprimtarisë dhe punës së tij gjatë 50 vjetëve të meshtarisë, dhënë kishës katolike e kauzës kombëtare. Ky libër monografik është hartuar pas një pune intenzive të dy veprimtarëve të mirënjohur shqiptar z. Tomë Mrijaj e z. Klajd Kapinova. Me botimin e këtij libri, bashkautorët synuan të hedhin dritë mbi figurën e don Antonit, figurë fetare e atdhetare e kauzës kombëtare që tashmë e sa dekada është shumë i njohur nga populli dhe lexuesi i ynë i sotëm. Në këtë mënyrë z. Mrijaj e z. Kapinova hodhën edhe një hap drejt prezentimit dhe zgjerimit të studimeve më të hollësishme rreth kësaj figure madhore shqiptare.

Pikërisht përmes shkrimeve të tyre dhe të tjerëve ata mbuluan një gamë të gjerë fushash, që nga meshtaria, historia, politika, e humanizmi i don Antonit, deri tek gjuha e kultura mbarëshqiptare. Libri në fjalë gjithashtu zbardhë në tersi trashëgiminë fetare shpirtërore e atdhetare të don Antonit dhe është një udhërrëfyes për studime të mëtutjeshme nga brezat në vijim. z. Mrijaj e z. Kapinova, këtij dokumentacioni të tyre e permbledhës ia kanë dhënë një shkëlqim, duke e vendosur në librin”Don Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë” dhe duke e bërë pjesë të botimeve me vlera historike të pa kontestueshme për kohën. Pikërisht bashkautorët kanë qenë të përpiktë dhe ambicioz në grumbullimin e të gjitha dokumenteve faktografike që përmbledhin angazhimin, aktivitetin 50 vjeçar të don Antonit, ku me përkushtim dhe vetmohim të plotë u përkujdesen në preznetim të veprimtarisë së tij misionarike e atdhetare.

Këto dokumentacione e fakte kanë një tregues të qartë, s’e don Anton Kçira, si prelat e atdhetar është gjendur gjithmonë pranë kishës dhe popullit të tij pa dallim dhe se ai gjithnjë i doli në ndihmë kombit, ku dhe kur është kërkuar. Duke bërë rrëfimet e nga jeta dhe veprimtaria e don Antonit dhe duke vazhduar me rrëfimet e mëtejshme bashkautorët e këtij libri pershkruan veprimtarin meshtarake e atdhetare, tashmë 50 vjeçare e don Anton Kçirës, veprimtari e cila është e begatë, e nduarduarshme dhe e thellë në meshtari, teologji, katekizëm e atdhetarizëm. Shkeqesija e Tij Don Anton Kçira me veprimet e tija madhore lirisht edhe mund të quhet: “Nder i Kishës, dhe Nder i kombit” sepse gjithmonë qëndroi i palëkundur karshi stuhive të egra e politikave çubriloviqiane, millosheviqiane serbofile dhe atyre aziatike mesjetare. Veprimtaria misionarike kishtare profetike e kombëtare e don Antonit, është e gjerë, e thellë në thellësi dhe në kohë. Në çdo vënd e fushë ku veproi ai, tregoi se vertetë ishte gjeniu me një diapazon të pakrahasueshëm, prandaj edhe mundi t’u dilte mbanë sa e sa ndërskambëzave nga më të vështirat.

Me qëllim që lexuesi të krijojë një përfytyrim më të saktë për këtë libër të ri, shkurtimisht, vet lexuesin po e njoftoj permes kësaj eseje e reportazhi permbledhës me përmbajtjen e tij, sipas pjesëve, që i ka vet libri. Që në fillim në ketë libër studimor “Don Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”, perfshihën dy fjalë hyrëse nga të dy bashkëautorët z. Mrijaj e z. Kapinova të cilët kanë vëndosur fraza hyrëse: E shkuara mund të vritet, po kurrë nuk vdes. Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, indiani i thjeshtë Mahatma Gandhi, thotë: “Në fillim të injorojnë, pastaj të fyejnë, pastaj të luftojnë dhe pastaj fiton”.

Pikërisht bashkautorët e pershkruajnë personazhin kryesor të librit të dytë: Don Anton Kçirën në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë të cilët siq thonë ata, ky libër është një vijim i pa – ndarë i librit të parë monografik: “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut” (Shkodër, 2002), botuar 15 vjet më parë. Njëkohësisht në këtë libër bashkautorët trajton më gjuhën e fakteve të reja dhe dokumenteve origjinale dhe rrugën e vështirë në të cilën ka kaluar patrioti i palodhur e i përkushtuar don Antoni, mes popullit dhe për popullin shqiptar, në vendlindje dhe diasporën e SHBA-së pikërisht behët permbledhja e vitit të tij jubilar të meshtarit e veprimtarit ku mbushën plotësisht 50 vjet nga meshtaria, jeta dhe veprimtaria e meshtarit shqiptaro-amerikan don Anton Kçirës.

Klerik e atdhetar i pajisur me të gjitha virtytet më të mira të atdhedashurisë, i pamposhtur dhe se për asnjëherë nuk e ka pranuar nënshtrimin dhe servilizmin, por gjithnjë ka qenë me zemër të luanit pikërisht mu në krahun e së drejtës, pavarësisht se kjo lloj padrejtësie u bë direkt në kurriz të tij. Ai ka provuar dhe kaluar me stoicizëm mbi shpinën e tij padrejtësitë, në rrugën e gjatë nga Kosova në SHBA, me më shumë mundime, denigrime, përbaltje, injorime, fyerje, ku keqdashësit titistë enveristë kanë përdorur edhe teknologjinë bashkëkohore si video poshtëruese, me montime absurde të krijuara nga përfaqësuesit nihilistë të së keqes. Andaj fare në fund të fjalës hyrëse të bashkëautorëve thuhët se për lexuesin është mirë, sepse gjatë vitit të ardhshëm do të mbahet një simpozium historik kushtuar figurës së shquar të atdhetarit të palodhur don Anton Kçirës, ku shumë intelektualë nga bota shqiptare po përgatitën me kumtesat e tyre, të cilat menjëherë do të botohen në një libër të veçantë për të Përndritëshim don Anton Kçirën.

Pjesa e parë perfshin: Historin e kishës së re në Detroit dhe don Anton Kçirën, pikërisht përmendet fjala e tij përshëndetëse në darkën e shtruar me rastin e daljes në pension i cili me një pershendetje për miqtë kongresmen amerikanë Gery Peters, Kryetar i Bashkisë Barnett, Kryetarin Jeff, Kryetarin Richard dhe menaxheri Reke dhe personalitetet të tjera të ardhur nga New York-u, Washington-i, Ohio, Malësia, Shqipëria dhe Kosova, andaj vet don Antoni potencon duke thënë: Dashuria dhe respekti, ka qenë i pakursyer nga dashamirësit e kishës së shën Palit deri në ditët e sotme s’bashku me ju, malësorët trima bujarë e patriotë, me të gjithë ata që luftuan e punuan për çështjen kombëtare, me të gjithë shqiptarët dashamirës të famullisë sonë, kaluam s’bashku ngjarje dhe situata, që nuk do të harrohen ne kujtesën time, por as në kujtesën tuaj dhe të gjithë atyre që punuan e punojnë për të bërë sadopak për çështjen kombëtare.

Pastaj në vazhdim don Antoni permendi rritjën e famullisë, famulli që numëronte 50 familje dhe sot arritëm të kemi mbi 1800 familje, duke filluar me Kishën në zonën e quajtur Warren 12 mile (njësi matëse e rrugëve më e madhe se kilometri në SHBA) deri këtu ku jemi sot duke vazhduar me luftën për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, dhe vazhduam me kërkesat për demostratat e pandalshme deri në çlirimin e Kosovës në çrast në kishën e shën Palit u mblodhën afro 1 milion dollarë nën drejtimin e Shoqatës Vendlindja Thërret. Don Anton Kçira gjatë fjalimit të tij në kuadër të 44 vjetorit të meshtarisë e pensionimit të tij bëri thirrje që ta duajm dhe të e respektojm më shumë njeri-tjetrin, si vëllezër të një gjaku pa dallim feje e krahinë, le të kuptojmë, se duke dashur njeri-tjetrin, do të na duan dhe respektojnë më shumë të tjerët dhe se një komb rritet dhe zhvillohet vetëm atëherë kur mbizotëron paqa, dashuria, ligji, drejtësia, mëshira, për të varfërit e besimi në Zotin. Pikërisht në vazhdim e sipër në këtë pjesë ai i bëri me dije të pranismit se kishën e shën Palit është e paguar para një viti.

Borxh nuk i kemi askujt. Shuma e dollarëve, që ekziston në llogarinë e Bankës për kishën e shën Palit është $278,900, kurse 94,000 dollarë kesh (cash), që janë siguruar nga të ardhurat e restorantit të kishës, ia kemi dorëzuar në dorë meshtarit don Fran Kola, unë së bashku me menaxherin e sallës Fran Pjeri Ivezaj. Tutje vazhdohët edhe letra nga don Anton Kçira famullitar në kishën katolike të shën Palit në Detroit, Michigan, e Sami Repishti & Tonin Mirakaj: Fjalë që lëndojnë – fjalë që damtojn nga Bep Kuqani, Refleksione rreth deklaratës së Qendrës Islame Shqiptare të Michiganit e opinionet e tjera nga Beqir Sina-Kisha e shën Palit në Rochester Hills, vepra fetare më e madhe ose katedralja e shqiptarë vetë Amerikës dhe ajo e fundit për pjesën e parë të këtij libri nga ish-kryetari i komunës së Klinës prof. Prekë Gjetaj – Don Anton Kçira – figurë e ndritur e kombi tonë.

Pjesa e dytë perfshin: Letërkëmbime të ndryshme e mesazhe të tjera të shkruara nga ana e don Anton Kçirës, drejtuar Shkëlqësisë së Tij mons. Nikë Prelës dhe Letra drejtuar z. Ekrem Bardhës. Njëkohësisht përshëndetja e mirëseardhjes së arqipeshkëvit metropolitan të Shkodrës Shkëlqësisë së Tij msgr. Frano Illia në kishën e shën Palit. Letra drejtuar Shkëlqësisë së Tij msgr. Mark Sopi ipeshkëv i Kosovës. Letër nga ana e dr. don Lush Gjergji, nga Shoqata Humanitare Bamirëse Nënë Tereza e Kosovës. Tomë Mrijaj: Eminence Cardinal Adam Maida Cardinal of the Metropolis of the Archdiocese of Detroit. Mesazhe dhe opinione për don Anton Kçirën apostull i fesë dhe shqiptarizmës së përhershme nga Tomë Mrijaj. Shumë i ndrituri don Anton Kçira nga prof. dr. Mentor Quku. Ekrem Bardha, Të mos keqkuptojmë fjalët e don Anton Kçirës! Harry Bajraktari: Letër përshëndetësenë 70-vjetorin e lindjes së don Anton Kçirës meshtarit të shquar shqiptar të kishës katolike shën Pali në Detroit. Ilmi Veliu: Njeriu i madh don Anton Kçira. Hasan Hasani: I nderuar zotni, don Anton Kçira. Hasan Hasani: Përulje para shenjtërisë së don Anton Kçirës. Gjekë Gjonlekaj: Shumë I Perndershmi don Anton Kçira! Haxhi Muhaxheri: Veprova si musliman e lutesha si katolik! dhe Rrëfime të tjera nga Lugu i Baranit. Dhe fjalimi i don Anton Kçirës i mbajtur me rastin e daljes në pension tek don Prek Ndrevashaj Detroit, MI, 9.13.1998.

Pjesa e tretë e këtij libri perfshin refleksione të ndryshme nga Gjekë Gjonlekaj: Imzot Noli dhe don Anton Kçira sollën Gjergj Kastriotin –Skënderbeun në Amerikë. Agim Shehu: Si e kam njohur don Anton Kçirën?. Astrit Lulushi: Don Anton Kçira del në pension: E kujt është kjo kishë dhe nga cili vend janë këta heronj!?. Faruk Myrtaj: Opinion: Le të rilexojmë, dy fraza prej kësaj përcjellje të shkelqyer të Astrit Lulushit. Tomë Mrijaj: Don Anton Kçira: As vdekja nuk do të më ndajë nga ju. Klajd Kapinova: Me ose paqëllim, gabove rëndë z. President Bujar Nishani! Kastriot Myftaraj: Në Kosovë ka 200 mijë muslimanë shqiptarë me disponim për xhihad, të evidentuar. Prof. dr. Riza Sadiku: Reagim kundër njollosjes së personalitetit të don Anton Kçirës. Prend Buzhala: Don Anton Kçira dhe filistinët tanë. Lekë Mrijaj: Don Anton Kçira, meshtar i fesë, humanizmit, lirisë dhe i Pavarësisë së Kosovës (Në 50-vjetorin e meshtarisë). Bardh Nengurraj: Burrit të Dukagjinit don Anton Kçirës (Poemë kushtuar imzot don Anton Kçirës). Krist Gjinaj: Pse sulmohet don Anton Kçira!? (Përgjigje shqiptarëve që ende nuk arrijnë të kuptojnë: Pse sulmohet don Anton Kçira!?). Klajd Kapinova: Don Anton Kçira 30 vjet me malësorët e Malësisë së Madhe në Detroit ShBA-së. Mr.sc. Nue Oroshi: Rrapi shekullor dhe pacërkat e proletarizmit vehabist. Prof. dr. Mentor Quku: Shqiptarët historikisht i kanë përballuar me sukses planet sulmet e manovrat e forcave të errëta. Leonora Laçi: E harruat don Anton Kçirën z. President?!

Pjesa e fundit dhe e katërt perfshin: Shtypin e huaj dhe kombëtar për don Antonin dhe kishën e shën Palit, në Detroit. Don Jeton Thaqi: Intervistë me don Anton Kçirën, meshtar në kishën e shën Palit në Detroit Në shërbim dhe veprim nën “hijën” e Gjergj Kastriotit në Detroit. Intervistë me don Anton Kçirën meshtar i kishës së shën Palit në Detroit, Michigan nga Dalip Greca. Bisedë me veprimtarin e shquar kosovar, priftin katolik don Anton Kçira, famullitar i kishës katolike të shën Palit në Michigan të SHBA-së e zhvilluar nga Ana Tirana, Kosovarët s’kanë bërë sa duhet për Kosovën. Intervistë me don Marjan Ukë Uka, ish-famullitar i Gllogjanit dhe intervistë nga Patër Ndue Kajtazi. Illyria, Don Anton Kçira vizitoi redaksinë e gazetës Illyria në Manhattan, New York. Don Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut Dalip Greca. Illyria, Me don Anton Kçirën në Qendrën Kulturore Nënë Tereza. Promovimi i librit: “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut”, të bashkautorëve Tomë Mrijaj e Klajd Kapinova. Dalip Greca, Don Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut, një monografi që ndriçon historinë kombëtare. Ismet Berisha: Fjalimi përshëndetës në emër të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në promovimin e monografisë kushtuar don Anton Kçirës. Tomë Mrijaj: Pse nuk e ligjëronin historinë e letërsisë shqiptare siç e shpjegonte don Anton Kçira?!

Klajd Kapinova: Meshtarët janë zemra e ngrohtë e njerëzimit. Rexhep Kumbarçja: Eulogji mbi vorrin e tij (Vdiq Pashk Kçira). Klajd Kapianova: Don Anton Kçira një guximtar i rrallë, që nuk e dorëzoi koha e stuhia, Intervistë me poetin Mhill Velaj ish – banorë i fshatit Gllogjan, sot në Stamfort CT. Klajd Kapinova: Rrezet kuq e zi simbol të kombit dhe kryqi është flamuri i krishtërimit, Intervistë me don Anton Kçirën famullitar në kishës e shën Palit e shën Pjetrit në Rochester Hills, dhënë televizioneve Antena Nord, TV Rozafa, Shkodra TV1. Klajd Kapinova: Intervistë me meshtarin don Alfred Kalaj, ndihmëspastor në kishën st. Patrick të qytetit Liqenet e Bardha Detroit. Klajd Kapinova, Opinione për kishën e re të shën Palit e shën Pjetrit në Rochester Hills Detroit, më 1 Shtator 2002. Skënder Buçpapa: Shtëpia jonë: Kisha e re katolike në Michigan ngjarje e madhe kombëtare. Vehbi Bajrami: Kisha katolike, urëlidhja e popullit shqiptar me qytetërimin perëndimor dhe familjen e madhe të popujve.

Beqir Sina: Kisha katolike shqiptare shën Pali e shën Pjetri në Michigan u ngrit me ndihmën e Zotit dhe popullit shqiptar!. Klajd Kapinova: Me lot e urata pendese ribekohet kisha e shën Palit e shën Pjetrit. Mikel Gojani: Pasqyrimi i një figure që ka mbajtur gjallë besimin në Zotin dhe ndjenjën kombëtare. Franz Llesh Grishaj: St. Paul’s Albanian Catholic Church Celebrates the 40th Anniversary of Fr. Anton Kçira’s Priestly Ministry Fr. Anton Kçira: The Embodiment of the Corporal Works of Mercy. Franz Llesh Grishaj St. Paul’s Albanian Catholic Church Inaugural Dinner Sunday, 1 September 2002. Lekë Mrijaj: Në Gjakovë u perkujtua dita e shën Pali dhe shën Pjetrit dhe u festua 50-vjetori i meshtarisë së don Anton Kçirës. Pjetër Domgjoni: 50 vjet në shërbim të Zotit dhe kombit. Mikel Gojani: Don Anton Kçira – pasues i denjë i traditës së etërve të fesë dhe të kombit. Leonora Laçi: 25 vjet dhe është vetëm fillimi.

Nderë e mirënjohje bashkëautorve të librit:
“Don Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”,
z. Tomë Mrijaj e z. Klajd Kapinova.

Andaj permes kësaj përmbledhje, mirënjohje të veçantë dhe konsideratë ecën për studiuesit shqiptar z. Mrijaj e z. Kapinova, të cilët si bashkautor të mrekullueshëm dhe të spikatur të këtij studimi, nxorën në dritë librin për njeriun e palodhur e me zemër të hekurt dhe të madhe të kishës katolike e shqiptarizmit meshtarin, teologun e katekisitin don Anton Kçirën, personalitet karizmatik i cili ka dhënë kontribut të çmueshëm në humanizëm e logjistikën e UÇK-së në ndertim të kauzës kombëtare e të shumë kishave në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi ( zonat shqiptare ) e Amerikë. Njëkohësisht falenderimi ecën edhe opinionistët e analistët të tjerë dhe komentuesit e mrekullueshëm të cilët me analizat e tyre berën të mundur kompletimin e këtij libri dedikuar Nderit të kishës, dhe Nderit të kombit don Anton Kçirës.

Dhe në fund të këtij reportazhi e permbledheje dua të shpresoj nga bashkëautorët z. Mrijaj e z. Kapinova që t’mos të ndalen vetëm me këtë monografi por të vazhdojnë edhe me tutje të nxjerrin nga harresa gjëra të tjera me vlera gjithëperfshirëse për don Anton Kçirën dhe për personalitete tjera të kishës dhe kombit pa dallim. Gëzuar, suksese, shëndet dhe mbarësi. Zoti ju bekoftë në të gjitha sferat ju dhe njeriun karizmatik të fesë dhe të kombit shumë të çmuarin don Anton Kçirën!!!