DOLI TRIMI REZILI QË KA MPOSHTUR ENVER HOXHEN DHE RAMIZ ALINË

0
397
Sali Leka

Tregim nga libri: “BISEDOJ ME GUXIMTARËT, DEMASKOJ SHTRËMBALARËT”

SALI LEKA

Përpara se të filloj tregimin faktik me ngjarje të vërteta.
Me fraza, fjali satirike, stigmatike, ilminike.
Do të rreshtoj 64 vargje poetike të dobishme jetike.
Viti 2020, viti i çudirave, por jo i mrekullirave.
O sa dëshiroj të ishte viti i të mirave.
Viti i të vërtetave shembullore.
E vërteta forca vitale si mali me shkrepa.
E drejta e mira janë teuratike Hyjnore.
Por 8 muaj Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht.
Janë shkruar aq shumë gënjeshtra të shtrembëra.
Që duhet 8 vite me i numëruar të tëra.
Nuk numërohen me gisht, as me grusht.
Por shkruhen me dorë e tregohen me gojë.
Demaskohen me fraza ritmike e damkosen me bojë.
Unë do të demaskoj gënjeshtrën më të madhe.
U përhap në Tiranë në muajin Korrik.
U botua, u reklamua në shtypin periodik.
Doli trimi, rezili që ka mposhtur Enverin e Ramiz Alinë.
I ka frikësuar e mundur, ka shpëtuar Shqipërinë.
Në fakt Enver Hoxha ishte vampir krokodili.
Nuk u mposhte nga trimi, as nga rezili.
Sa mirë do të ishte sikur Enveri, t’u mposhte, t’u frikësonte.
Kur jetonte dhe partinë komuniste e komandonte.
Por nuk e frikësojë, nuk e mposhti askush.
Përkundrazi Ai i shtypte, i sundonte.
Sa jetojë si Faraon Keopsi i gozhdonte në kaush.
Kufirin e Atdheut e thuri me gjëmba e tela.
Ata që mundoheshin me u largu i vriste si gazhela.
Por tani në Tiranë ka dalë trimi mbi trima.
Ka shumëfishuar nëpër kioska e vitrina.
Ka reklamuar nëpër gazeta e televizione.
Trillime, mashtrime, fallsifikime e shtrembërime.
Ashtu si ushtari Zhvejk dhe ysmeqari Braush.
Vetveten e lavdëron sikur parakalon me divizione.
Ky trim i shekullit XXI Qemal Lame bubullima.
Ish arkivist i angazhuar në hetuesinë komuniste.
Krekoset e pispilloset me ulurima e mjegullima.
Lavdërohet e trimërohet si Herkuli e Akili.
Në kohën e diktaturës marksiste, proletare staliniste.
“Kam frikësuar e mposhtur Enverin e Ramizin revolucionar.
Urdhërin suprem të Enver Hoxhës e Ramiz Alisë.
Për të burgosur Ismail Kadaren e letërsisë.
Unë Qemal Lame shefi kompetent i hetuesisë.
E prapësova, nuk e zbatuava si fitimtar.
Ismail Kadaren nuk e arrestova.
Enveri e Ramizin i tulata i frikësova”.
Kështu lavdërohet Lame rezili.
Lame trimi garipi, bandilli.
Tani që nuk jetojnë Enveri e Ramizi.
Por faktet e vërteta janë ndryshe.
Kur Enveri jetonte e sundonte.
Lame ishte merhum e tutkun servili.
Urrente nuk i donte skifter e dallëndyshe.
I vëzhgonte, i spiunonte tek driza e murrizi.
Nuk shikonte diell, as tokë, as ylber.
Ulëriste me shokë e miq si beterr.
Nuk dua sherbet me sheqer, as supë orizi.
Por dua ta kenë mbi kokë shokun Enver.
Fjalët ia shkruante Ismail Kadare.
Se Lamja vetë s’ka ditur asgjë fare.
As nuk din si është literatura artistike letrare.
As etika, kultura brilante, poetike, eposike, jetike.
Me nuanca e fraza ritmike metaforike lirike.

Me u lavdëruar dhe me u krenuar njeriu me punët e mia që bën në jetën e tij nuk është mëkat, as krim, por është mrekulli, blerim e shkëlqim me iradin e ilmin.

Kurse me u lavdëruar, pa bërë asgjë të mirë, është tymnajë, gjurulldi, rrëmujë, katrahurë. Aq më keq kur lavdërimet e kota shkruhen nëpër gazeta, botohen publikohen në libra, rubrika dhe emisione nëpër televizione, duke bërë tregti, matrapazllik e maskarallik, ashtu si kanë bërë me lavdërimet e rëndomta të jargosura të Qemal Lames, ish kryehetuesi i regjimit mizorist antidemokratik, despotik monstruozist.

Q. Lame 12 vite kryehetues 1981-1992, janë burgosur, përndjekur, masakruar intelektualë, specialistë, shkrimtarë të kulturuar, me kontribut të çmuar me djem dhe burra fisnikë të admiruar, demokratë teuratikë të nderuar dhe antikomunistë të betuar.

Q. Lame nuk shkruan asnjë emër nga 750 intelektualët dhe 175 shkrimtarët e burgosur, të përndjekur egërsisht dhe tmerrësisht nga ingranazhet makabre të diktaturës komuniste, marksiste enveriste-ramiziste. E theksoj diktatura dhe regjimi mizorist në Shqipëri në vitet 1981-1992 ishte më i egri sesa në Rusi, Poloni, Hungari, Rumani, Bullgari dhe në Kubën komuniste të Fidel Kastros, por Lame kuqaloshi ka mbushur dyqind faqe libri dhe gazete me sajime, gënjeshtra, trillime, sesi e ka përndjekur sigurimi komunist dhe hetuesit Ferit Sula, Thoma Tutulani shkrimtarin Ismail Kadare në vitet 1982-1983.

Tani jemi në vitin 2020. Ku ishte Lame trimoshi 36 vite dhe nuk ka bërë as gek as mek si e kanë përndjekur 24 muaj Ismail Kadaren? Pastaj përsekutimin dhe arrestimin e Kadares e ndaloi Lame zgërdheci, gënjeshtaruci i shekullit XXI, shtrembaluci i shekullit XX.

E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë Ismail Kadare dy vite 1982-1983, ka bërë kavalishencë speciale, komode, lluksoze dhe nuk është përndjekur, as nga drejtori i sigurimit Zylyftar Ramizi, as nga drejetori i policisë Dilaver Bengasi, as nga ministri i brendshem Hekuran Isai, as nga zv.ministri Rexhep Kolli, as nga hetuesi Ferit Sula, as nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, ashtu si shpif, gënjen, sajon, trillon Qemal Lame, duke lavdëruar vetveten si shpëtimtari i Ismail Kadares dhe fitimtar mbi Enver Hoxhen dhe Ramiz Alinë.

Tirana kishte gazeta edhe në vitin 1982, 1983, 1984.
Lame shtrembalari duhet të shkruante në gazetën “Bashkimi” dhe “Drita”. Edhe në revisten “Nëntori”, revista letrare artistike komuniste marksiste. Lame trimi i trimave në vitin 1983 duhet të publikonte edhe në televizion “Unë kryehetuesi Qemal Lame shkrimtarin Ismail Kadare nuk e burgosa, nuk e arrestova. Enver Hoxha, Ramiz Alia, Hekuran Isai urdhëruan: “Qemal burgose Ismail Kadaren, shkrimtari antikomunist, shkrimtari antirevolucionar, por nuk e burgosa shkrimtarin e madh: Urdhërin e Enverit e të Ramizit nuk i zbatoj, i shkel, i shtyp. Jam Qemal Lame trim mbi trima”.

Në fakt Q. Lame në vitin 1984, nuk ishte trim, as dinte me shkruar në gazetë, as me botuar libra si shkrimtar. Trimi Q. Lame është bërë tani në vitin 2020, por shkrimtar nuk ka për t’u bërë kurrë Lame zuzari, rezili, që bëhet trim mbi Enverin dhe Ramizin, tani që nuk jetojnë, nuk sundojnë.

Por duhet ta dijë e ta mësojë Lame mediokri dhe ata si Lame se jeton e do të jetojë e vërteta. Enver Hoxha dhe Ramiz Alia nuk kanë urdhëruar Lamen për të burgosur Ismail Kadaren asnjëherë. Të vërteta janë këto fjalë që po tregoj: Në vitin 1982, Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kanë garantuar shoqëruesin personal Sulo Gradecin dhe oficerin e sigurimit Vladimir Meci, për t’u trajtuar Ismail Kadare falas e gratis në hotel Drini dhe Vjosa në Tiranë. Edhe në hotel turizmi në Korçë, Berat, Vlorë, Sarandë, për kontributin e madh të Ismail Kadares në zbulimin dhe diskriminimin e grupit armiqësor, modernist revizionist, me në krye Fadil Paçramin dhe Todi Lubonja, grupi dekadent mikroborgjez kundër artit të realizmit socialist, proletar, marksist.

Me grupin dekadent modernist, borgjezo revizionist të Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës, isha unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka por më akuzuan edhe me grupin armiqësor të poliagjentit Mehmet Shehu, kryeministri i vrarë natën e 18 Dhjetorit të vitit 1981.

Në vitet 1982, 1983, 1984 të burgosur ishin shkrimtarët Fadil Paçrami, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Minush Jero, Pirro Kuqi, Hasan Petrela, Frederik Sokoli, Ylber Merdani, Eqrem Biba, Ibrahim Uruçi, Sali Leka, Zydi Morina, Fatbardha Spahiu dhe Todi Lubonja. Drejtori i televizionit shtetëror, dashamirësi i shkrimtarëve artistëve dhe këngëtarëve.

Këngëtarja Alida Hisku u akuzua, u arrestua se kishte shkruar dhe kënduar këngë për Mehmet Shehun.
Shkrimtari Kujtim Spahivogli vdiq në internim me 18 Gusht 1983.
Shkrimtarja Musine Kokalari vdiq me 13 Gusht 1983.

Masakrat mizore tragjike makabre të Enver Hoxhes dhe Ramiz Alisë me klikën e tyre narciste monstruoziste janë të shumta, nuk numërohen, por duhet të demaskohen.

Del pyetja, a janë demaskuar? Përgjigja: Aspak jo! Asnjë masakër vampiriste enveriste-ramiziste nuk e kanë demaskuar, në gazeta, as televizione. Asnjë masakër përsekutimi dhe përndjekje të sigurimit komunist, nuk e kanë demaskuar.

Nuk demaskohet Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe sigurimi i byrosë politike komuniste, me gënjeshtarët, proçkat dhe broçkullat e Qemal Lames, as me fjalët e pista që boton nëpër gazeta, i reklamon nëpër televizione, por demaskohet me fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta.
Dhe fjalët konkrete janë: Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kanë përndjekur, burgosur dhe përsekutuar 175 shkrimtarë, poetë dhe dramaturgë, por Ismail Kadaren e kanë favorizuar, paguar, përkrahur, ndihmuar dhe shpërblyer me fonde monetare kolasale.

Kurse Lame pisanjaku mbush faqet e librit me fjalë të ndyra, të qelbura dhe i përsërit 240 herë.
Lame zgërdhecku ka shkruar “Enver Hoxha më tha: Qemal burgose Ismail qelbësirën, mbylle në halen e gomerëve”.
Por e vërteta është: Këto fjalë të ndyra nuk i ka folur Enver Hoxha, por i ka sajuar dhe myfkuar Lame shpifaraku, bubrreci, zvarraniku, rrakitiku.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
Shënim ekskluziv me fragmente prozaike:

Fjala e urtë e popullit thotë:
“Jepi të lumtë gjepi, sa të shpoi sqepi.
Askush nuk ta thyn, janë të tërë bytyn.
Të shtrydh si rrush, të ndrydh në kaush.
Duan me fol, por stepen e meken si zhul e zhol.
Duan me këndua, rrofsh o Braush, mos qofsh o larush.
Por nuk ua mban, bëhen pishman”.

Tiranë, Shtator 2020