DOSSIER: Misteret e vdekjes së Skënderbeut sipas legjendave të popullit

1
878
Lek Dukagjini vajton për Skënderbeun, 1468

E Diela e Skënderbeut. Nga Brizida Gjikondi

Përgjatë viteve 1967-1968 me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në shtypin shqiptar, historianët, akademikët dhe figura të spikatura të kohës botuan, punimet, ekspertizat, arkivat, përkthimet dhe mbledhjen e informacioneve dhe traditave në lidhje me figurën e Skënderbeut. Më poshtë po botojmë një pjesë të ketyre punimeve, disa si produkte personale te personalitetev te kohës disa si gojëdhëna dhe tregime të mbledhura ndër shqiptarë dhe zona të ndryshme të vëndit.

Vdekja e Skënderbeut- Sipas Legjendave të Popullit.

Skënderbeu simbas legjendave popullore, me “tefterët” e tij u ka lënë porosi shqiptarve se si të veprojnë e të luftojnë pas vdekjes së tij. Punën e këtyre ‘tefterve” e kam konstatuar para 32 vjetësh (Dhosi Liperi) në Mat: Më kanë folur disa pleq të cilët e quanin fatkeqësi të madhe humbjen e tyre.

– “Të qëndroni të bashkuar si dengu i shufrave” është porosia e fundit e Skënderbeut , për bashkëatdhetarët e tij.

Populli shqiptar e qau dhe vajtoi Prijësin e tij dhe mbajti zi për të. Gjatë pesë shekujve, gjer në ditët ditët e sotme ( shkurt 1967), këtë zi ai e manifeston me veshjen e tij karakteristike për burra e për gra.

Legjendat e mëposhtëme janë mbledhur në Mat para tridhjet vjetëve. Po i japim të shkruara ashtu si i kanë folur pleqtë që i kanë kallëzuar.

Dhosi Liperi. Shkurt 1967

Tefteret.

Skënderbegju ka pas lanë tefterët e vet në sanuk ke shtëpia e memeut (Memeollit) në Shlle, se ka kjanë Llalla i Skanderbegjut.

Ali Zejneli, Mat 1934.

Armët, Tokës, Amanet.

Skanderbegju shpatën prej alltani, fren’ e kalit, shalën e kalit prej alltani e rrobët prej alltani, yëft të xhitha, i ka lanë në Çafë të Buellit me njëa shpellë çi merr terma-terma mënej teposhtë-teposhtë, apet m’atë tarma-tarma, njer m’atë shpellën e mrame. Po s’un vej kush me i marrë, se Skanderbegju ka baë tollsun, tollsun çi domethanë duva e fortë; se ja ka ba amanet tokës. I tha Skanderbegju tokës: “Të kam dhanë amanet kët xha, me ia dhanë xhinsit tem” Es’un marr dot kush.

Ali Zejneli, Mat, Shtator 1934.


Loading…


Këshilla e Mrame

Kur ishte semunë Skanderbegu, si e kemi me të nigjume, i thirri gjith ata parësin e ti e ata “Dum me na lanë nji fjalë” i thanë, Ç’fjalë po na len ? Ai u thotë, shtini duert në brez të shoqi shoqit, çi të mani njani tjetrin e mos tu çajnë bota. Ene ka çitë Skanderbegu nji robe e ka çue me marrë nji deng shufra. Ai vojti i pru shufrat e Skanderbegut ja dha ati çi kishte për nën vedi, çi kishte qanë ma i pari i gjygjit ti, për me e thye dengun me shufra. Ai s’un e theu. i thotë Skanderbegu : Epja tjetrit. Ene tjetri s’un i theu. Ti marrin të gjithë pa le munt t’i thyejnë. Ene i muerën e asnji s’un i theu. Mrapa qiti nji shufër të vetme ja dha ati të parit të parisë. Ai e muer e theu. Ene u dha të gjithë ka nji e ata i thyen. U ka thanë manej Skanderbegu “ në mujçi me çinrue tok si dengu i shufrave, s’ju ka për t’ju thye njeri; në u bafshi nji-ka-nji, do tju thyejnë si këto shufrat që thyet ju ka-nji ka-nji.

Destan Gjoni. Martanesh 1930

Zija

Xhithë xhinja u mblodhën në Fushë të Kruës e banë nexhilit të math, çë ç’të bajmë ne për punë të Skanderbegjut. “ Do t’i nrojmë rrobet ç’i kemi pasë të bardha e t’i bajmë të zeza, për zi të Skanderbegjut” kanë thanë. E qysh m’atë kohë njer në këtë sitë soët na kanë metë xhoket e zeza për burrat ene stravecet e zeza për gjratë. Veçse stravecet Matja i hoç e i ka majtë vetëm Merdita. Na thekët e zeza i kemi në xhoket për zi të Skanderbegjut.

Ali Zejneli. Mat, Shtator 1934.

Komentet janë mbyllur.