Dramaturgu shqiptar Gjergj Jozef Kola nderohet nga Kancelari austriak Sebastian Kurz

0
617

Vazhdon të nderohet kultura shqiptare në Botë, por jo në Atdhe.

Dramaturgu austro-shqiptar Gjergj Jozef Kola nderohet nga Kryeministri austriak Sebastian Kurz per dramen e tij “Mrekullia e heshtun e Nane Terezes”. Me sa duket Austria vazhdon me perkrahe artin dhe letersine shqipe, tradite kjo qindravjecare.

Ne motivacionin per kete drame thuhet: Diplome i jepet Autorit per dramen ”Mrekullia e heshtun e Nane Terezes”, si dhe mesazhin e fuqishem e te jashtzakonshem qe jep kjo drame per Europen.

Autori kete drame ja ka nise edhe presidendit te Shqipnise si dhe ministres se kultures Kumbaro ne projektet e kesaj ministrije, porse as pergjigje nuk ka marre, te pakten per miresjellje.

Drama asht botue ne tri gjuhe, shqip, anglisht dhe gjermanisht e mund te merret te webfaqja e autorit. Ajo asht vue ne skene ne New York dhe ne Vjene porse jo ne atdheun e autorit, ne Shqipni. Teatri i qytetit te vendlindjes se autorit Shkoder, ku ai ka luejte si femije dhe i ri per disa vite, jo vetem qe nuk ja ka vue ne skene porse drejtuesja e tij nepermjet medias sociale ka shfrye mllefin e saj ndaj Nane Terezes dhe Autorit.

Me sa duket njoftja ndaj te bukures ne institucionet shqiptare dhe ato europiane ndryshojne rranjesisht.

Autori ka botue derimetash 22 Drama, ku trajtohen figurat ma te spikatuna te kombit shqiptar, heroj si Gjergj kastrioti – Skanderbeg, shejte si Nane Tereza, politikane si Rama, Berisha apo Topalli, shkrimtare si Martin Camaj, Arshi Pipa apo Ismail Kadare, martire te demokracise si Rini Monajka, Frano Illia- Arqipeshkevi i Shkodres dhe mbare Shqipnise, Mark Dushi Famullitar i Elbasanit dhe i Vlores, Zef Bici famullitar i Tiranes, (keto dy te fundit te pushkatuem nga diktatura komuniste) e dhjetra karaktere te tjere.

Të gjitha këto mund të lexohen në uebfaqen e autorit:
http://gjejokola.com/